Bledar Koçi: NË UDHË VJESHTE FRYU NJË DIMËR…
Me mërzi u veshën stinët,
Hesht një gonxhe e më s’flet,
Në udhë vjeshte ku fryn dimër.
*
Ndalu pak, lutet një varg,
Kthehu pas, thotë penë e vjetër
Por poeti ikën larg
Ku me mall e presin etër.
*
Arben Duka, të ndrit shpirti,
Mbi një qiell kaltërsie,
Lumja Nënë që ty të rriti,
Djepit – lis, prej Lunxhërie.
*
Mëmëdheut je i gjallë,
Nëpër breza mot e jetë,
Fjalën tënde mban visar,
Si të fundit amanet.
Please follow and like us: