Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Ilegalja

Në rrugicën që s’kishte emër,

Në atë sokak, që nuk dukej i marrë,

Loja e fëmijëve nuk ndalej asnjëherë

Me zëra që gumëzhinin përherë. 

*

Në fund të atij sokaku, ndodhet një shtëpi,

Dhe oda e bisedave të gjata burrërore,

Një student e lexoi Fishtën e ndaluar,

Për ta shkruar më vonë Fatin e Flijuar. 

*

I privuar nga blerimi i Gilbushit,

Një dekadë errësirë me pranga,

Si terri i natës nëpër male,

Sa bukur sot bën dritë rruga “Ilegale”. 

Please follow and like us: