Ministri Popoviq: Jo anëtarësimit në BE nëse Kosova është çmimi
Nenad Popovic, ministri pa portofol i Serbisë, përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, tha se do të ishte e papranueshme që Serbia të heqë dorë nga Kosova si kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian (BE).
“Serbia duhet të forcojë bashkëpunimin e saj me BRICS si organizatë, si dhe me secilin prej vendeve anëtare individualisht. Këto janë, pa dyshim, vende mike që e kuptojnë politikën tonë për të mbetur sovran dhe të pavarur dhe që në të njëjtën kohë po zhvillohen me shpejtësi dhe po krijojnë një qendër të veçantë fuqie në arenën ndërkombëtare”, tha Popovic në një intervistë për të përditshmen Vecernje Novosti.
Sipas ministrit, “mes një procesi eurointegrues i cili është shumë i ndërlikuar dhe ka një datë të pacaktuar, Serbia nuk duhet t’i mohojë vetes mundësinë e ndërtimit të partneriteteve ndërkombëtare që mund t’i ndihmojnë interesat e saj kombëtare”, raporton Beta.