Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Vdekatare

Dashuria u ngrit si balonë në qiell

Një zog i harruar e mori prej dore

në kafazin që i bleva për shtëpi

e struku në fije të syrit

dhe priti borën me aromat e gjoksit

fshehur në arnime stinësh.

*

Poshtë kafazit një zemër e pamoshë

në ajër mbledh  psherëtima

lidhur mban dëshirat  me një fill të hollë

veshur  me rroba ëndrrash që nuk i pa

Kur mjegulla e lagësht, mbrëmjes i falet

I dëgjoj hapat e kthimit.

*

E shenjtë është vetmia…

Zemra zgjodhi të jetë fytyra e saj!

vdekatare, të jetë dashuria…

Please follow and like us: