Senad Guraziu: Brenda Shaughnessy – Postfeminizmi
Brenda Shaughnessy – Postfeminizmi (Poezi e përkthyer, SG)
…poezi mjaft komplekse, vetëm “amerikanizmi postfeminist”, apo dhe ose postfeminizmi amerikançe, mundet kaq koklavitur, po ashtu sfidë në vete dhe përkthimi, dmth. për ta “ofruar” sa më afër shqipes : )
POSTFEMINIZMI
Brenda Shaughnessy [ 1970, ShBA ]
Ka dy lloje njerëzish, ushtarë dhe gra, siç pati
thënë Virginia Woolf. Të dyja palët thjesht për dekor.
E thënë kjo në mënyrë aq të sjellshme.
Aspekti teknik: virgjëresha dhe ujqër *.
Tani kemi mundësinë e zgjedhjes. Dy vajza të vogla
hyjnë në bar, njëra porosit një “shirley temple”*.
Tutori* i Shirley Temple vjen dhe i thotë s’do pendohesh.
Një bukuroshe e vërtetë, por dhe mjaft e shtrenjtë.
Unë vetë, më pak frikë kam nga grabitqarët
sesa të bredh rrotull në trupin e nënës.
Është mjaft ultësisht, më shumë sesa lakuriq.
Le ta nivelizojmë të gjithën: ti i jepesh pikëllimit
në dhomën tënde gri. Nepsi im i pangopur në vetmi.
Të brendshmet transparente, dritë-metalike,
të lirshme. Dhe cigaret e rralla majë-zeza
në një kuti artizanale. Kush nga ne e thurë botën
e gjallimit me delir-joshjen e armatosur: lufta jote
kundër gangsterëve, apo çorapet e mia të trupit.
Asketik ose sarkofilik*. Meshkujt do shqyejnë
cipën e shikimit tënd edhe nëse ikën
që para mëngjesit. Derrat i ngasin
sirenat* nga pakot. Ah, mish, tekno-mish*,
ka dy lloje njerëzish. Të nxehtë, përzier me dritë,
dehur me ofendim. Ti dhe unë.
– – –
* “virgjëresha dhe ujqër” – figuracion ironik me teknicitetin rreth emrit të poetes Virginia Woolf (“virgin – virgjër”, “woolf = ujk”).
* shirley temple – koktej joalkoolik me xhenxhefil dhe lëng shege, zbukuruar me ndonjë qershi; pije për fëmijë, veçanërisht shërbehet për vajzat.
* tutori – “makroi”, tutori i prostitutave (Shirley Temple, në këtë rast mbase pseudo-emri i ndonjë prostitute).
* sarkofilik – mishngrënës; pëlqimi i mishit si ushqim.
* sirenave – fig. sirenat e detit; “kukullat e kënaqësisë”, femrat prej silikoni, lodrat e meshkujve gjoja për t’mos u ndjerë “vetëm” gjatë fantazisë së tyre seksuale
* tekno-mish – (technoflesh, lojfjalësh me termin “technoflash”), mbase këtu në kontekst lidhur me tekno-urbanizmin; prostitutat nën dritat e neonit, trupi i femrës dhe bukuria sintetike (gjokset prej silikoni) si “ofertë” në tregun seksual
– – –
© B. Shaughnessy – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica
dhe 2 foto
[ Ergys Temali – Skënderbeu, Krujë, 2021 – Getty images, ose Unsplash… kam harruar ]
[ Fadil Berisha – K’cimi i Tropojës, 2024 (Modeli: Emine Çunmulaj) ]
(të tjerët mund ta kenë ditur, unë vetë s’e dija… fotoja qenka shkrepur nga askush tjetër por nga fotografi shqiptaro-amerikan Fadil Berisha)