Zana Tako: Njeriu, dashuria, tradhtia…
Njeriu e ka tradhtuar dashurinë, por dashuria nuk e ka tradhtuar kurrë njeriun.
Njeriu nuk e njeh vlerën e dashurisë, por dashuria ia ka shtuar vlerën njeriut.
Njeriu nuk e kërkon më dashurinë, por dashuria nuk e ka braktisur kurrë njeriun.
Njeriu e ka përbuzur dashurinë, por dashuria nuk e ka përbuzur kurrë njeriun.
Njeriu i ka humbur virtytet e dashurisë, por dashuria nuk i mohon vlerat e saj.
Të mohosh dashurinë ke mohuar ekzistencën e jetës në krijim!
Dhjetor 2024.
Please follow and like us: