Diana dhe Përparim Kalo, rikthim në Luzat të Tepelenës
Selaudin Guma
Ka shumë histori dashurie për vendlindjen, për rrënjët ku i ke patur nga të parët e tu, por kur ajo vjen nga njerëz që nuk kanë lindur apo jetuar aty është disi e veçantë dhe duhet përshëndetur nga të gjithë ne, kudo që jemi.
Një shembull i bukur për t’u vlerësuar është dhe çifti Diana dhe Përparim Kalo, të cilët kanë vendosur që të banojnë familjarisht në Luzat të Tepelenës.
Përparimi ka lindur më 12 Dhjetor 1957 në Kuçovë, shkollën 8-vjeçare e kreu në Shkodër, pasi babai i tij Novruzi ishte ushtarak i lartë në korpusin e veriut dhe që u nda nga jeta nga një atak në zemër në moshën 43 vjeç.
Pas kësaj ngjarjeje familja e tij më nënë Medien dhe dy motrat, Esmeraldën dhe Majlindën u transferua në Tiranë.
Në kryeqytet kishte gjyshen, pesë xhaxhallarë dhe dy halla. Pas arsimit të mesëm në shkollën “Skënderbej”, Përparimi kreu akademinë ushtarake, që e përfundoi me rezultate të shkelqyera. Po ashtu me rezultate të shkëlqyera kreu edhe fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës.
Krahas studimeve universitare, ai kishte një pasion të madh për gjuhët e huaja duke zotëruar me shkrim dhe me gojë anglisht, italisht, frëngjisht dhe italisht.
Përvoja profesionale e Përparim Kalos ndahet në disa periudha;
- Në vitet 1980—1990 është angazhuar në mësimdhënie dhe shërbime Ïigjore në shkollën ushtarake të ZallHerrit, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
- Në vitet 199I—1993 është Inspektor për Noterinë dhe Zyrat e Hipotekës, si dhe koordinator për marrëdhëniet me jashtë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
- Në vitet 1994—1994: Shërbime ligjore në fushën e sigurimeve, INSIG.
- Në vitet 1994—2020: Shërbime ligjore, Zyra e avokatísë Kalo& Associates.
Ndër titujt profesionalë të Përparim Kalos, përmendim: Në 1994: Aavokat, në 2009: Mjeshtër në të drejtën tregtare amerikane dhe globale Boston-SHBA, në 2007 vlerësohet me titull nderi “Për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe pasurimin e praktikave në fushën e së drejtës tregtare në Shqipëri”, në 2010: “Avokat i Besuar” dhënë nga Ministria Austriake për Evropën dhe Punë të Jashtme, në 2005: Anëtar i Komisionit të Letrave ne Vlerë, Kuvendi i Shqipërisë, në 2017 është Konsull Nderi i Daıniımarkës, detyrë që tashmë e kryen bashkëshortja e tij, Diana.
Përparimi me Dianën shpesh herë vinin në vendlindjen e stërgjyshit, Ali Kalo Luzatit, i njohur për veprimtarinë e tij patriotike duke qenë edhe kryetar i Vatrës në Masaçuset, SHBA. Po ashtu edhe gjyshi i tij Remzi Kalo ka qenë në SHBA dhe u kthye në atdhe në 1924. Remziu në peridhën e Monarkisë punoi si mësues në shkollën fillore ku krahas gjuhës shqipe u mësonte nxënësve edhe gjuhën angleze.
Në 1948 ata u shpërngulën në Tiranë, por lidhjet me Luzatin nuk i shkëputën asnjëherë. Kjo traditë u ndoq edhe nga pjestarët të tjerë të familjes Kalo, sidomos nga doktori i njohur Isuf Kalo, i cili bëri ç’ishtë e mundur për ndihmuar shumë familje nga ky fshat dhe nga rrethet e Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës.
Diana dhe Përparimi blenë një truall në një kodër në Luzat, me pamje të mrekullueshme nga të gjitha anët. Nëna e Përparimit, megjithëse 95 vjeç, u gëzua shumë dhe po kështu fëmijët dhe familjarët e tjerë.
Shtëpia shumë shpejt u kthye në një qendër pelegrinazhi ku vijnë intelektualë e diplomatë vendas dhe të huaj, koloni piktorësh dhe artistësh dhe fshatit i është rikthyer gjallëria jo vetëm për pamjen e veçantë që ofron, për dy monumente natyrore, një lis shumëvjeçar dhe Buza e Bredhit, me kurorë të gjelbër që dimrit mbulohet nga dëbora.
Po aty ai ka ndërtuar dhe kompletuar edhe muzeumin ‘Vatra Luzat”. Në hyrje një stemë dreri të përshëndet pasi habitat i maleve të fshatit ka shumë pyje të të gjitha llojeve të drurëve kontinentalë, me lugina të gjelbëruara dhe me ujë të ftohtë si kristali, që buron nga malet e zbret poshtë duke gurgulluar nëpër gurët e bardhë e të rrumbullaktë prej mermeri. Në kurorën e bredhit rritet dreri, kjo kafshë e bukur, e shenjtë dhe krenare. Muzeu shpalos historinë e Luzatit, natyrën, por mbi të gjitha patriotizmin e tij, besën e dhënë, papërkulshmërinë e atyre djemve dhe vajzave që rrokën armët për atdheun dhe u rreshtuan në anën e fitimtarëve.
Shumë prej djemve luzatas dhanë jetën në Jug e në Veri dhe ata janë përjetësuar jo vetëm te memoriali i mermertë në hyrje të fshatit, por edhe në librat e shumtë që janë shkruar për ta. Në muzeum një kënd të veçantë zë veprimtaria e doktorit të njohur Isuf Kalo, që la një trashëgimi të gjerë, me shkrime, emisione televizive, libra dhe broshura të nivelit të lartë letrar dhe shkencor.