Albspirit

Media/News/Publishing

Disa gjëra të “çuditshme” rreth Youtube e Facebook!


(senad guraziu – ars poetica, dhjetor 24)

(…do duhej t’ishte e mundur dhe t’i “citoja audio-vizuelisht” videot, dokumentarët, madje dhe filmat e Hollivudit – ashtu pata kujtuar, në Fb e pamundur : )

…siduket Facebook (Fb) “abuzon” me video-postimet tona, për fat të mirë jo dhe Youtube (ndoshta as Vimeo, por s’di për atje, s’e kam përdorur) – bie fjala, çfarëdo video që ta postoj në Fb (qoftë dhe 100% bërë nga unë) Fb e “shurdhon”, e izolon etj. (psh. Sky Division – “Point of no Return”, 2024 – e pata postuar dhe në Fb) këta të Fb e “shurdhojnë” me justifikimin se gjoja NUK i paskan të drejtat për muzikat në NL dhe në 45 vende tjera të botës, fakti se dhe unë mund t’jem AUTORI i ndonjë muzike (helbete… eventualisht, ku i dihet, jo vetëm Madonnat as jo vetëm Jacksonat na ditkan me muzikat : ) fakti se dhe unë mund t’jem AUTORI i ndonjë video-grafike (s’jam Spilberg as Cameron… aq i madh s’jam si regjisor, por sot gjithkush e ka 1 kamerë, madje dhe vetë iPhone është kamerë), fakti se është postim i imi, dhe faqja në Fb do duhej t’ishte e imja (jo cenzurë, as “jurisdiksion” i Fb)… shefat e Fb NUK brengosen për këso të drejtash tona si përdorues (pa le që do duhej t’ishte e mundur dhe t’i “citoja audio-vizuelisht” videot, dokumentarët, madje dhe filmat e Hollivudit (nëse më teket) filma që s’janë bërë nga unë, njësoj siç njeriu ka të drejtën t’i citojë librat, romanet, poezitë, vjershat, t’i përdor pikturat për sqarime të ndryshme rreth artit, t’i përdor skulpturat, veprat e artit, psh. për qëllime edukative) – ndërsa në Youtube e njëjta video brenda javës me qindra “views”… e çuditshme, disa gjëra siç ia bën Fb thjesht s’i kuptoj – anise, afërmendsh s’mund t’ma ndalojnë të shkruaj, të ankohem, ta shpreh habinë, çudinë, mospajtimin, indinjatën etj etj : (

[ ngjitur dhe çudia 1-javore me Youtube, le t’jetë si plotësim 100% i çudisë – meqë para 1 jave ju pata informuar rreth suksesit (nisur si screenshot, pata bërë shaka me video-kanalin e Youtube), betohem që para 1 jave Sky Division s’i kishte as 10 “subscribers” (anise hapur pothuaj para 2 vitesh) tani i paska mbi 180 ndjekës, ku është 10 e ku 180 – betohem se para 1 jave njëra nga videot s’i kishte as 2000 views… tani afro 80. 000, ku është 2000 e ku 80. 000, betohem që s’kam bërë gjë… përveç se ju pata informuar me grafikat qesharake : )

Please follow and like us: