Mimoza Bici: Viti i Ri
Vit i Ri,
parada e ngjyrave mahnitëse
nuk mundet kurrë të ndez atë dritëz që ndez shpirti mbyllur vetmisë.
Dal në rrugë
Të gjithë janë vetja ime.
Fëmija i sapolindur në karrocën zbukuruar krishtlindje,
vashëza mbërthyer lumturisë krahëve djaloshar,
gruaja që sapo rrëmbeu puthjen e bashkëshortit tek mbajnë fëmijën e tyre për dore,
nënokja me shkop në dorë,
mahnitur pranë bredhit më ziliqar
ku dhe vet natyra mbyll perden e mbrëmjes,
lypsarja tek fshin xhama makinash,
apo vajza e droguar tek mbahet gardhit rrethues.
Pranë saj një
fshesaxhije duke mbërthyer sytë tek fshesa të mos kap ndonjë send me vlerë.
Nuk po futem rrugëve pa dritë
ku errësirës dhunohem nga dashuria,
vritem përfitimeve lojrash seksuale apo përdorur
sekreteve njerëz me influenc si gruaja planprishëse
për t’u varrosur diku…
Mos të them se vishem dhe me kostum firmato ulur podiume
më së shumti për një foto në rrjete sociale,
apo si zëri më revolucionar vazhdim i lojrave opium nisur qindra vite më parë,
duke mbetur gogël…
Vazhdoj të ec mes dritave shumëngjyrëshe
Dashuria dhe urrejtja rrotullohen formave të mia
sa pis aq dhe klas.
Rrotullohen rreth këtij bredhi magjik
për t’u ngjitur sa më lart.
Po shoh sesi po ulërasin format e mia
kush të kap yllin e artë.
Të gjithë vrasin në mënyrat e tyre
duke shuar bredhit të artë nga një poç.
Vetëm një mund të arrij majën.
Kush?!
Nuk po shoh vashëzën e dashuruar,
poçet e saj janë thyer të parat.
As nënokja e shkretë.
Ajo është krrusur përtok duke mbuluar me trup fëmijën e çiftit të dashuruar.
Mbi bredh kanë mbetur takat e gruas me kostum klas
dhe një unazë e florinjtë mbetur fshesës.
Kaq kish nga imazhi fshesaxhijes me gjak nate.
Vajzën e droguar e tërhoqi dikush për të mbuluar diku një krim
të paktën akoma merr frymë.
Mbi yllin e artë
qëndron fshirësja e xhamave.
duke mbajtur në krahë
bebin e sapolindur
ngjizur errësirës
me hijen më të pushtetshme,
rrëmbyer
një natë marsi në rezortën me pesë yje diku në jug.
Kjo grua kish sa varfëri aq pasuri gjakut të saj,
e mbëthyer krahë fuqie si ylli artë lojës së përbindëshave, për ta djegur më pas në një grope pa emër.
Ndaj mos guxo të hysh në beteja me gra të tilla
ku përfundimisht
fikin dritat e Vitit të Ri…
Largohem këtij bredhi qesharak
ku çdo poç ndriçimi
pëlcet rrymës së fortë duelesh jete.
Ik vetja ime,
Dil diku ku nuk ka frymë.
Dashuria është një lojë joshëse ku lumturisht burgoset.
Ik vetja ime
pranë një bredhi diku larg plot jete e yje.
Po shoh sesi
fluturoj skëterrë me një makinë
drejt një moteli për të bërë edhe një herë seks, rrugës drejt aeroportit blu, të mos humbas avionin e fundit të orës dymbëdhjetë.
Ik vetja ime ik…
Do kesh mall për të gjitha historitë.
Ndaj ndizen të gjitha ngjyrat
bredhit të vetmisë
e ti mbetesh yll i pandriçuar,
kësaj bote fikur dashurisë.
Dhjetor 2024.