Albspirit

Media/News/Publishing

Problemi çam mbështetet fuqishëm nga diaspora në Itali

 Petrit Aliaj

Në provincën e Breshias, Itali, mes një numri të madh të emigrantëve shqiptarë, u mbajt Konferenca “Diaspora 2024”, një konferencë tradicionale që organizohet çdo fund viti nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali me qendër në Fermo, ku edhe është e themeluar  më datë 26.04 2025.

Në këtë Konferencë, që i dedikohej kryesisht problemeve të identitetit, si dhe problemeve të tjera të diasporës në tërësi, ishin ftuar të gjitha shoqatat, nga provinca të ndryshme, që janë aktive në Itali, si dhe Fondacioni Çamëria” Hasan Tahsini”.

Gjithashtu ishin të ftuar autoritetet vendore në Breshia, përfaqësues të trupit diplomatik shqiptar në Itali (Ambasada shqiptare, ambasada e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, përfshirë respektivisht edhe konsujt e përgjithshëm, të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe të Drejtorisë për Diasporën në Shqipëri.

Në Konferencë u trajtuan dy tema mjaft të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar: “Çamëria, lufta për drejtësi e dinjitet”, referuar nga Alket Veliu, themelues i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. Si dhe tema tjetër: “Ku jemi ne shqiptarët”, referuar nga Jani Koçillari, profesor i arkeologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Në Tiranë akoma e shikojnë çështjen çame si një çështje të çamëve, edhe pse çështja çame është një çështje kombëtare, e çdo shqiptari, tha  Alket Veliu: “Duhet të kuptojmë qartë që çështja çame është një çështje shtetërore. Shteti shqiptar e ka detyrim kushtetues që të mbrojë interesat e çdo shqiptari kudo që jeton. Eshtë preambula e kushtetutës sonë. Dilentatizmi i diplomacisë shqiptare kurrë nuk krijoi një vazhdimesi në çështjet e diskutuara më herët. Grekët kanë gjetur mekanizmat e duhur si të bëjnë shqiptarët të heshtin për çështje kaq kardinale.

Shteti shqiptar vazhdon të jete  memec për çështjen çame, kurrë nuk e ka trajtuar çështjen çame në asnjë institucion ndërkombëtar ku aderon. Çështja çame kurre nuk ka qenë pjesë e axhendës së bisedimeve Shqipëri – Greqi, duke mos patur një axhendë të vetën bisedimesh, por duke iu nënshtruar axhendës greke. Janë pikërisht këta të fundit që diktojnë cfare duhet të bisedojmë mes nesh dhe çfarë jo. Madje është shkuar deri aty sa, me kërkesë të palës greke, është hequr dhe emri Çamëri nga tekstet shkollore, një skandal për të cilin nuk foli askush në Tiranë.

Ne shqiptarët e Çamërisë, që me krijimin e Këshillit Antifashist Çam në vitin 1945, por edhe me krijimin e Shoqatës Patriotike Çamëria në 1991, kemi qenë të qartë dhe të pandryshueshëm në kërkesat tona, duke kërkuar rikthim në shtëpitë tona dhe dënim të autorëve për krimet e kryera. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por respektim të të drejtave të njeriut në bazë të çdo ligji ndërkombëtar. Ne nuk i kemi harruar rrënjët tona, kulturën tonë dhe identitetin tonë, pavarësisht përpjekjeve për t’i fshirë ato”, tha mes të tjerash zoti Veliu.

Edhe Presidenti i Këshilli Drejtues të Federatës, zoti Granit Muçaj, ishte mjaft i interesuar për problemin çam. Ai tha se diaspora shqiptare në Itali do të zhvillojë disa aktivitete sensibilizuese për këtë problem kombëtar, madje së shpejti Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali do të dalë edhe me një Deklaratë në mbështetje të kësaj kauze kombëtare.

Presidenti Granit Muçaj, në përshëndetjen e tij, tha gjithashtu se që nga krijimi i Federatës FNAI (Federazione Nacionale dell Albanesi in Italia) janë zhvilluar një seri mbrëmjesh festive cdo fund viti. Por më pas këto mbrëmje u kthyen në dreka festive të shoqëruara me Konferenca, të cilat ia kemi dedikuar problematikave që kemi si diasporë. Që nga viti 2018 deri më 2021, Konferencat i kemi quajtur “Konferenca Shtypi” dhe pas këtij viti i kemi pagëzuar me emrin Konferenca: Diaspora 2021….. 2024 e në vazhdim.

Zoti Muçaj, me kontribute të njohur në diasporën shqiptare në itali, President i Federatës prej dy vitesh, Themelues i shoqatës “Skënderbeu” në Fermo, ideator i emërtimit të Sheshit “Skënderbe” dhe vendosjes së bustit, ideator i emërtimit “Nënë Tereza” të një parku në qytetin e Fermos, u ndal konkretisht në problemet që kalojnë emigrantët në Itali.

“Për problemin e konvertimit të patentave, për të drejtën e përllogaritjes së bashku të pensioneve që kanë emigrantët në Shqipëri dhe Itali, sikurse edhe anasjelltas, për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri, është fakt se u kemi dërguar letra dhe rekomande, me postë elektronike kryeministrit Rama, Ministrisë së Jashtme, si dhe të tre ish kryeministarve italianë në këto vitet e fundit, tha zoti Muçaj.

Janë bërë takime online me përfaqësues të sindikatave në Itali, ku janë përfshirë ekspertët tanë  në fushën e emigarcionit, sikurse edhe të ftuar nga shoqata të tjera që nuk janë pjesë e federatës. Kemi trajtuar problemin e futjes së gjuhës shqipe në institucionet italiane si një gjuhë e zgjedhur(aty ku ka më shumë se 10 fëmijë në një shkollë). Në vazhdim kemi trajtuar edhe mohimin e së drejtës për të votuar e për t’u zgjedhur së bashku me një grupim të të rinjve të titulluar “UNË DUA TË VOTOJ  2025“. “Ky është një problem shumë i madh, i cili është sabotuar (sipas meje) nga të gjitha qeveritë që kanë drejtuar Shqipërinë, që pas ndërrimit të sistemit, për shkak të puthadorëve që janë të lidhur me fqinjët tanë Veri -Jug , pa përjashtuar edhe shtetin Italian, i cili nuk ka interes të merret me ne kur ka një indiferencë totale nga Tirana, tha autori  kësaj kronike, Petrit Aliaj, president nderi i FNAI-t. “Saktësisht ka një ligj në itali për gjuhët e pakicave kombëtare, ligji 482 /1999, i ratifikuar më pas nga Parlameni Italian, me kërkesën e komunave arbëreshe.

Ligji u jep të drejtë arbëreshëve që t’i hapin shkollat e tyre, por nuk parashikon investime shtetërore në to, si pasojë  ka ndodhur një politikë asimilimi në heshtje e arbëreshëve, si pasojë e mungesës së investimeve në ato zona, ku shumica e të rinjlve arbëreshë e braktisin vendlindjen e tyre dhe shpërngulen në veri.Gjuha arbëreshe nuk i duhet askujt më, ashtu siç nuk do të na duhet apo nuk do të na  vullnetarisht nga shoqata dhe mësuesit vullnetarë të pa mbështetur financiarisht’.

Konferenca u përshëndet nga: Petrit Kozeli,  “Ambasador i Kombit”, ”Kalorës i Urdhrit për Meritë i Republikës Italiane”,  “Komentator i Urdhërit të Shën Silvestrit Papë”. Muharrem Saliu, atdhetar i njohur dhe afarist i sukseshëm, kandidat i Parlamentit Europian. Dr.Valbona Xibri, regjisore skenografe, president e Qëndrës Kulturore ODA në Bereshia, drejtuese e “Ballkan Teatër”. Fehmi Bekteshi nga Mitrovica, jurist, bashkëpunëtor i Federatës FNAI dhe drejtor i shkollës së gjiuhës shqipe AlbNor (Norvegji). Agron Shehaj, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ambasadore e Rep. së Kosovës në Romë, Nita Shala.

Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipipërisë në Milano, Anila Pojani. Arben Iliazi, shkrimtar. Ing. Erida Çela bashkëthemeluese dhe Sekretare e Përgjithëshme e Federatës, mësuese e gjuhës shqipe.

Konferenca u moderua nga kryesuesja e grupit të punës Rajmonda Mara (mësuese e gjuhës shqipe), si dhe Jonilda Dervishaj, mësuese e gjuhës shqipe, sekretare e shoqatës “ Besëlidhja” në Rovereto –provinca Trento . Logjistika Erion Sheqeri, Dedin Paçi, Griseld Hoxha Fotograf. Dr. Nimfa Pema, Sefer Kikija, Ndue Shabaku. Ndërsa pjesëmarrës nga shoqata të ndryshme ishin: Nga “Skanderbeg” Fermo, Gëzim Zira. Nga “AquaTermeSort” Padova,  Erida Çela. “Besëlidhja” Trento, Dashamir Kertusha. “Teuta” Trento, Leonora Zefi. “Shqiponja” Begamo, Petrit Hysko, “Zëri i Mërgimtarit”, Novara, piktori Faik Skopeci. “Vatra “, Ravena dhe Dritan Ferhati. Grupi i “Valleve Shqiponjat”, Zvicër,  me drejtuese Drita Gega. Qendra Kulturore ODA, Valbona Xibri.

Këngëtarja Dorarta Asllani, “Alba “ Breshja, Miranda Buci, “Krenaria Shqiptare” Pordenone. Sede Operative e Federatës në Breshja . Grupi Humorist nga Milano: Aleks Tom Vulaj, Genc Gaci, Mimoza Kurtulaj. Ermir Shahini mësues dhe krijues nga Durrësi. Koreografi dhe drejtuesi i grupit të valleve, Nexhmi Mati.

Gjatë konferencës u dhuruan libra nga Fonacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, si dhe nga albanologia prof. Lucia Nadin dhe Gazeta “Rrënjët”.

Please follow and like us: