Pajtim Sejdinaj: Amza
Ese
Ai ka hyrë në legjendë. Po si hyri në legjendë?!… Është një enigmë, mister që koha e gllabëri në labirinthin e vet duke e kthyer atë në të pavdekshëm.
Koha vrapon si një kalë hergjele. Si një kalë i arratisur që rend nëpër livadhet e sekondave, minutave, ditëve, javëve, muajve, viteve dhe shekujve. Duke ngarkuar në “hejbet” e saj mbresa, dilema, alibi, hamandësi, mall, dashuritë, vuajtet, dhimbjet, enigmat, misteret. Duke i “ngurtësuar” ato në legjendë për t’i trasmetuar në gojëdhëna brez pas brezi, ku brezat pijnë ujë në burimin e kureshtjes, rrëfimit, çudisë.
Burimi që rrjedhin në lumin e madh të jetës.
Treva ku kishte lindur dhe rritur e konsideronte si simbol i modelit të nxënsit të shkëlqyer. Tregojnë se ai ishte “Xhind”i lindur. I kudondodhur. Kish marrë emërtimin “Xhind i lindur”. Këtë emër i’a kishin vendosur plakat e lagjes sepse ai ishte i pa përtuar dhe u ngjante atyre fluturave që fluturonin nëpër lulet shumë ngjyrshe të lëndinave. Dilema, enigma, miseri i vdekjes së tij e kishte “ngrirë dhimbjen” si një shkëmb në zemrën dhe shpirtin e atyre që e kishin njohur dhe atyre që e kishin të rrëfyer historinë e tij. Ai vazhdon të jetojë bashkë me ta sa të jetë bota. Të vërteta dhe të pavërteta, të thëna dhe të pathëna për vdekjen e tij s’morën kurrë përgjigje. Ato mbetën memece para kësaj bote reale dhe ireale që s’është gjë tjetër vetëm një bashkësi e pafundme legjendash. Legjenda e vdekjes së dhimbshme të tij vazhdon të qarkullojë dhe sot ku ai i simbolizohet si “Xhind i lindur”, i pa vdekshëm dhe gjendej kudo i ndodhur në të gjithë atë trevë që ai e gjesdisi me shpirt e zemër.
Gjurmët e nxënësve, mësuesve që nga “Mësonjëtorja e parë shqipe” deri në shkollat e sotme shqipe në vite kanë krijuar një “mal legjendash” ku çdo nxënës dhe mësues është një legjendë më vete në themelet e arsimit shqiptar. Ata mbeten në kujtesën e brezave të njerëzve si pasqyra në jetën e përditshme të tyre.
Për t’i përjetuar në sytë dhe mendjen e brezave, nxënësit e shkollës dhe stafi i mësuesve mori një nismë për të ngritur “Muzeun e shkollës”.
Duke gërmuar në amzat e shkollës, drejtorit të shkollës i ra në sy një fletë amze e veçantë.
Një emër nxënësi ku mbas notave në vite ishte shënuar fjala ‘i shkëlqyer’, mbi një “Flamur të vogël kombëtar”. Fjala ish ngjizur mbi fletën e amzës me disa penjë mëndafshi, një trëndafil i bardhë që ruante akoma freskinë e dikurshme, një foto e ish-nxënësit dhe një portret i tij i vizatuar me laps të hollë plumbi që e ruante portretin sikur të ishte vizatuar sot në moment. Kjo fletë amze dallonte nga fletët e tjera të saj. Drejtori e lexoi fletën e amzëa. Kishte shumë vite që ishte shkruar. Ajo vazhdonte të ndrinte si një Yll në amzën e shkollës. Trëndafili i bardhë dhe portreti vazhdonin të ishin të bukur si atëhere.
– Është ai “Xhindi i lindur”! – i tha mësuesi më i vjetër i shkollës Drejtorit.
– Po ky ka një emër! – i tha drejtori mësuesit.
Mësuesi hoqi në zemër. Dhe vazhdoi: – Është një emër i rëndësishëm në jetën time! Ai njihet në trevën tonë nga të gjithë si nxënës “Xhind i lindur”- tha mësuesi përmes lotëve.
Drejtor e vështroj me vëmendje.
Heshtje.
Pastaj mësuesi theu heshtjen. – Ai ka një histori rrëngjethëse, tragjike për të cilin janë ngritur shumë dilema, hamendësi! Shpirti i tij vazhdon në udhëtojë në labirinthin e kohës të errësirës, të misterit, të enigmës, të heshtjes. Edhe sot akoma s’ka gjetur qetësi! – tha mësuesi duke fshirë lotët me shami.
– Si! – tha drejtori duke vështruar herë amzën dhe herë mësuesin.
Drejtori e kuptoj përjetimin e kolegut megjithëse ishte në një moshë shumë më të vogël nga ai. (Mësuesi ishte në prag të pensionit). Drejtori e ftoi mësuesin të shkonin të pinin një kafe. U ulën në lokal. Ai vuri re se kolegut akoma po i rridhnin lotët
Porositën kafen.
– E shikoj që je shumë i prekur dhe i vrarë shpirtërisht! – i tha Drejtori. Mësuesi i moshuar nxorri shaminë, fshiu lotët dhe nis të tregojë:
– E kisha bashkëmoshatar! Ishim në një klasë. Ishte i qeshur, i dashur, i matur, i kthjellët në mendime, i qetë, i urtë me të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Mësonte shumë. Ishte kureshtar për çdo gjë. Mësuesit debatonin me të sikur ai të ishte kolegu i tyre. Në biseda fliste si një plak i moçëm dhe si një fëmijë i pjekur para kohe. Mbas mbarimit të shkollës 7- vjeçare unë vazhdova për mësuesi, ndërsa ai për mjekësi në Tiranë. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punoi si ndihmës mjek në trevën që u lind dhe u rrit. Punoi si ndihmës mjek në spitalin e zonës. Në të gjithë trevën e Mallakastrës së Sipërme nuk kish familje pa shkelur këmba e tij. I dashur, i qeshur, buzagaz me të gjithë ku u jepte besim dhe shpresë për vazhdimin e jetës edhe pse ata ishin në një gjendje të rëndë shëndetësore. – Jeta është e bukur dhe duhet jetuar me çdo sakrificë! – u thoshte pacientëve. Ai u bë shpëtimtar i qindra jetë njerëzish në zonë. Pas dy vite punë si ndihmës mjek shkoi në Tiranë për të vazhduar shkollën e lartë për Mjekësi. Në pushimet e beharit dhe sa herë vinte me leje gjendej mes njerëzve të thjeshtë. I kudondodhur dhe prandaj plakat ia vendosën emrin “Xhind”. Shkollën e lartë e mbaroi shkëlqyeshëm në Qershorin e vitit 1972, por në Korrikun e atij viti ndodhi gjëma e madhe jo vetëm për familjen e tij por për të gjithë shokët, miqtë dhe banorët e zonës së Fratarit si dhe për të gjthë ata që e kishin njohur. Ai u mbyt në det në Durrës kur shkoi me pushime mbas diplomimit si doktor i mjeksisë.
U mbush me frymë dhe vazhdoi i përlotur: – Ajo mbahet si vdekja më e kobshme në trevë. E kam të regjistruar në kujtesë atë ditë të tëmerrshme. Dhe ngjarjet më dalin si frekuenca filmike sa herë e kujtoj. Kortezhi që e shoqëronte ishte 2-3 km gjatësi. Ai u varros në vendlindjen e tij të dashur, në lagjen Zaimaj në orën 8 të mbrëmjes. Një zamallhai e madhe ku s’ish parë në anët tona. Dy oficerë të Sigurimit i qëndronin tek koka. Ndoshta bënin detyrën!. Apo ndoshta regjistronin “Heshtjen”?! Që aty nisën alibitë dhe dyshimet e para. Por asnjë s’e kishte guxim të fliste. Njerëzit heshtin. Jetonim në “Epokën e Heshtjes”. Ata u larguan duke marrë me vete në shpirt e zemër dhimbjen e mortit të madh!
Nxori paketën, ndezi një cigare dhe nisi të tregojë: – Dyshimet, dilemat, hamëndësitë filluan të tirreshin si ai gjalmi në boshtin e furkës së gjëmave dhe gojëdhënave në një lëmësh të madh që asnjëri s’ia gjente dot fillin. Koha ikte me vrap si një kalë hergjele. Ato gojëdhënat ktheheshin në legjenda dhe thellonin misterin, enigmën e gjëmës së zezë. Zërat e heshtur flisnin se trupi s’ishte i “Xhindit të lindur”. 15 ditë nga vdekja e doktorit një bashkëfshatar tha “se e pashë doktorin në Tiranë dhe i fola. Ai s’m’u përgjigj. Por (pa kaluar asnjë orë nga çasti që pashë doktorin) erdhi një makinë policie, më mori e më çoi në Degën e Brendshme e më keq-trajtuan. Më thanë ta mbyllja gojnë”!
Këtë banori ua tha prindërve. Fjala mori dhenë, por s’guxoi asnjë të fliste Gjithçka kaloi në heshtje, fetonim në “Epokën e Heshtjes”.
Në vitin 1975 një ish bashkëfshatari ynë u qorrua në të dy sytë. Shteti e çoi në Budapest të Hungarisë për mjekim sa isha pa u shëruar më vinte një zotëri dhe më pyeste për familjen e doktorit. Kur u shërova dhe më erdhi drita e syve s’e pashë më. Edhe kjo gojëdhënë mori trajtën e një alibie. Pëllumbat heshtën. Gjarpërinjtë helmonin të vërtetën. Vazhdonte koha e “Heshtjes”.
Mbas viteve ‘90 në një pikë karburanti ku punonte dajua i doktorit erdhën tre burra me makinë duke i hedhur benzinë makinës i thanë: – Doktori i parë i zonës së Fratarit është gjallë dhe po të doni mund ta sjellim! Shokimi i dajos ishte kaq i madh sa e humbi logjikën për t’i pyetur më tej, por e mbyti ngashërimi. “Heshtja” ishte zgjuar nga gjumi, djepi i saj ishte përmbysur. Por çakenjtë vazhdonin ta ushqenin “Foshnjen e Heshtjes”!
Mbas viteve ‘90 një agjent i Sigurimit të asaj kohe i thotë një të afërmi të familjes: – Unë kisha dhe kam dyshimet e mia për vdekjen e doktorit, por isha i detyruar të heshtja! Ma qepën gojën me fillin e lëmshit të ngatërruar të “Heshtjes”. Gjarpërinjtë rrinin gati të më helmonin po të thosha një të vërtetë. Atë që pësoi Laookonti me Kalin në Trojë, mund ta kisha pësuar unë! – i tha ish agjenti i Sigurimit të afërmit të familjes së doktorit. Këto alibi, dilema, hamëndësi b bënë lëmshin më lëmsh seç ishte. Të gjitha këto mbetën hipoteza dhe asnjëherë s’u vërtetuan. “Heshtja” vazhdon t’u buzëqesh “çakenjve”! Gjarpërinjtë ende s’kanë ngordhur”! – përfundoi rrëfimin mësuesi i moshuar.
Drejtori pagoi kafet. U ngritën dhe shkuan në drejtori për të vazhduar punën me amzat për të plotësuar “Muzeun” e shkollës. Drejtori hapi amzën në faqen e nxënësit “Xhind i lindur”. Po e vështronte me kujdes. Mësuesi i moshuar e kuptoi dilemën e drejtorit dhe vazhdoi rrëfimin: – Këtë faqe të amzës e kemi plotësuar ne shokët e tij!
– Si? – pyeti erejtori.
– Po! Po! – tha mësuesi.
– Atë vitë të ri shkollor, të vitit mësimor 1972-1973 ne shokët e doktorit u mblodhën dhe hartuan këtë projekt që ti shikon në amzë. Për të ngushulliar veten dhe për t’a bërë shokun tonë të pavdekshëm. Ky projekt theu “Heshtjen” por s’i vrau dot gjarprinjtë. Unë jam i lumtur ku fotografia portret dhe trëndafili na buzëqesh dhe do të vazhdojë të buzëqesh në breza nxënësve të kësaj shkollë dhe shkollave të trevës së Mallakastrës dhe Shqipërisë. Nxënësit ekselentë në vite ndrijnë si yje në truallin e At-mëmëdheut. Ne ishim shokët dhe shoqet e tij që e kishin patur shok nga klasa e parë deri sa mbaroi klasën e 7-të se atëhere ishte sistemi 7- vjeçar. Ish-drejtori i shkollës na i pranoi projektin dhe ne vendosëm në fletën e amzës mjete didaktike që ti shikon. “Heshtja” në atë kohë u thye, por gjarpërinjtë vazhdonin të rrinin mbi kokat tona.
Drejtori s’ foli. S’gjente dot fjalë për t’u shprehur.
Mësuesi vazhdoi: -Propozoi që kjo flet amze të vendoset në një kornizë dhe të qëndrojë në “Muzeun e shkollës” si model për të gjithë brezat e ardhshëm!
Drejtorit e pranoi propozimin e mësuesi të moshuar. Mblodhi stafin e mësuesve dhe propozimin e bëri realitet: Fleta e amzës u vendos në “Muzeun e shkollës”, në një kornizë ku u shkrua me gërma kapitale “SIMBOL I NXËNËSIT EKSELENT” për të gjithë brezat e ardhshëm.
Pak vite më vonë Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut Fier do t’i propozonte Këshillit të Komunës Fratar ku Qëndra Shëndetësore Fratar të merrte emrin QENDRA SHËNDETËSORE “FLATUN FERZAJ”, FRATAR me motivacionin: “Për kontributin e dhënë si ndihmës mjek në trevën e Mallakastrës së Sipërme dhe si model i nxënësit EKSELENT”! Duke e bërë atë të pavdekshëm!
– Ju ishit vetë në promovimin e kësaj ngjarje dhe e patë me sytë tuaj pjesëmarrjen, respektin dhe dashurinë që kishin banorët e zonës dhe të rrethinave të tjera për këtë njeri! – i tha mësuesi drejtorit.
– Shkolla jonë u paraqit më një program dhe kolazh artistik në kujtim të mjekut të parë të zonës Fratar.
Përjetimet dhe kujtimet atë ditë i sollën shokët dhe shoqet e doktorit, të afrmit e familjes dhe njerëz të institucioneve shtetërore.
Ky akt fisnik i Këshillit të Komunës Fratar përcolli mesazhin për brezat: “Njeriu i mirë s’vdes kurrë”!
Xhind: Qënie mitologjike inferiore e barasvleshme me alienët.