A jemi për mëshirë ne artistët e disaporës apo jeni ju për mëshirë që nuk ju bie ndërmend për ta atëhere kur largohen të dëshpëruar nga ju e nga kjo jetë?
Frederik Ndoci
A jemi për mëshirë ne artistët e disaporës apo jeni ju për mëshirë që nuk ju bie ndërmend për ta atëhere kur largohen të dëshpëruar nga ju e nga kjo jetë?
Doli hana prapa mali dhe i bëri dritë fshatit… Kadare.
Shqiptarët janë pushkatarë të zot. Në çdo skuadër pushkatimi në kor, në mënyre staliniste, vërsulen ta pushkatojnë, ta ulin, ta shtypin ta urrejnë të parët, mundësisht me video tik-tok dhe pastaj ndërrojnë maskën dhe të luajnë si heroin e punes socialiste në diktaturë, kur u vijnë për ndihmë.
Atëhere kur pikërisht tjetrit që zvarritet i kanë mbetur disa ditë jetë.
Më thoni a është përshkrim i saktë i tërë këtyre ditëve me një sëmundje psikologjike që u përpoqën ta fetishizojnë që nga Eltoni, heroi i ditë-natës, për ma shumë se përqindja e madhe që mendojnë ndryshe? A është ë vështirë të kuptohet kur je i qetë ose kur ke kaluar edhe ti vetë pothuajse të njëjtat peripeci e halle? Respektoj zgjedhjet e jetës private të kujtdo por si konservator dhe Trump-dashës respektoj familjen, shoqërinë, Zotin dhe fetë.
Nuk më jep emocion aq ekstrem edhe telenovela ose reality show si gjysmës së një populli që mendon ndryshe nga unë dhe që doemos na dhibbset nji nanë kush do qoftë që përpëlitet në atë gjendje.
Çdo njeri që jeton në New York e di me dekadë këtë histori.
Por duhej aktori i duhur për të kuptuar se ai ësht princi fatlum që kishte gjetur këpucën e Hirushes tashti dhe jo 10 vjet përpara, por me këpucën e kristaltë në dorë që e shkreta Parashqevi me zemër të thyer nga egërsia e ligjeve të kapitalizmit, nga egërsia dhe pashpirtshmëria e konsumizmit të njeriut ose nga vetë pashpirtshmëria e fëmijës së saj që u desht disa miliona mesazhe e thirrje telefonike nga më të ndryshmet me nivel e me disnivel të merrej vesh deklarata brutale e tij, e vetë Lukas se nuk donte kurrë të shkonte e ta takonte. (?!?)
Spektakël i vërtetë rastësie apo skenar spektakli për arësye të ndryshme, për të provuar humanizmin stalinist që jepej me urdhër dhe shembuj.
Kapitalizmi bën që edhe fëmijën tand (i cili sapo shkel në atë tokë nuk asht i yti, sepse ty si prind nuk të del koha që të shpenzosh kohë me të absolutisht. Ma shumë shpenzojnë kohë mësuesit e tij ne 24 ore se ti si prind).
Fëmija në SHBA sapo fillon të kuptojë se jeton e ku jeton, Amerika u thotë në shkolla, kopshte se ju nuk duhet të jeni të sigurtë që ata që i thua nana e baba janë prindërit e tu natyralë, ndoshta në maternitet të kanë ndërruar byzylykun ose ndoshta babai i vërtet asht dikush tjetër! Kuptoje -vazhdon mësuesi amerikan,- kur prindi të vërsulet e kupton qartë nga mënyra se si, se nuk të do se nuk asht prindi yt i vërtet dhe nuk je i tiji?
Prandaj telefono 911 dhe ne vijmë për disa sekonda aty ku do që të jesh dhe i japim prindit tand nji leksion!
Pra fëmija sa të marri vesh se ka kaluar fazën perceptive, ti si prind për të kthehesh në armik.
U deshën vetëm 36 orë dhe Eltoni (që ishte koshient për gjendjen e saj shumë ma përpara ose vërtet nuk e ka njohur kurrë dhe që e dinte jo vetëm ai, por dhe shumë të tjerë banorë e vizitorë të Manhatan se asaj i ishte mbyllur tubi i perceptimit të jetës me kohë).
Aresyet i di ajo, familja e saj dhe i madhi zot.
Versionet e pa studiuara mirë të Eltonit, po t’i riktheheni videove dhe intervistave të tij ndryshonin nga dita në ditë, nga meme në meme dhe ai të citonte fillimisht se e gjeta Parashqevinë, ku ai justifikon kurimin e pamjes së jashtme sepse do të tregojë se liria e zgjedhjes ka më shumë fitime se sa mënxyra e martesës së artistes, se ishte thjeshtë një ditë e zakonshme për të, me veshjen e zakonshme, me unaza 40 mijë dollarëshe të zakonshme dhe me buzëqeshje të zakonshme dhe me gjunjëzim të zakonshëm: Eureka!
Një ditë më pas dëgjuam papritur se ajo është në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe me depresion, po qan dhe nuk do të flasë me asnjë njeri!
Më pas ai mundëson drekën, këngën më zerin e saj të ëmbël dhe me buzëqeshjen karakteristike dhe bën Parashqevinë të harrojë shprehjet e saj të dikurshme për shqiptarët e Shqipërinë që mund t’i cilësojmë si goditjet e para psikologjike që ajo shfaqi atëhere kur çuditi një popull të tërë të mbushur me halle integrimi të egër që po ndodhte në Shqipëri, ajo e kish më të lehtë të komunikonte në anglisht sepse kishte harruar të fliste shqip.
Ndoshta asht ma mirë të mos i kujtojmë këto, por kush i kujton dhe guxon t’i shkruaj mjerë ai ose ajo se shqiptarët nuk mund të pranojnë se ishin të parët që e ofenduan dhe e përcollën përsëri jashtë Shqipërie në mes vitet ‘90.
Janë pikërisht këta shqiptarë xhelozë që ofenduan cdo artist që la Shqipërinë dhe cdo artist që kishte pak sukses duke poshtëruar “lan halet e Amerikës” ose asht b.q. ose “lavire…”.
Po a nuk janë 80% të shqiptarëve jashtë në migrim që përdorin të njëjtën postulat shprehjeje “as nuk dua të dëgjoj të flitet shqip” etjera.
Ajo ka rreth 24 vjet që nuk e ka marrë mikrofonin ma në dorë, nuk ka kënduar.
Divorci, jeta me welfare, përballimi i saj me seksionin 8. (Amerikanët e dinë).
Gjyqet në Amerikë mes popujve të tjerë dhe hebrejve janë gjithmonë në favor të racës unike hebre.
Po ka ka gjyq në botë që i jep babait fëmijën në kujdes dhe ia heq nënës pa arësye të forta bile shumë të forta bindëse?
Lukas për të ishte gjithçka. E ndodhur mes këtyre trysnive ajo u dorëzua dhe nuk donte të këndonte më. Pra ishte jo prodhuese të ardhurash.
Edhe pse e kemi ofruar ajo na ka sfiduar aso kohe indirekt sepse është e gatshme për bashkëpunim por vetëm nëse paguhet 15 mijë dollarë në natë.
I meritonte sipas kërkesave ose gjendjes, por edhe sipas logjikës së gjithsecilit, por në atë kohë divat artistë të etnive, psh Gëzim Nika për veriorët ishte idhull dhe pretendonte 10 herë më pak, po ashtu Merita Halili, diva e Dibrës dhe e Kosovës, pretendonte po ashtu, unë po ashtu e të tjerë të trevave të Kosovës, Maqedonisë.
Nuk na thoshte kurrë se nuk kam qejf të vij me shqiptarë, por nëse më duan vërtet shqiptarët të më paguajnë.
Shpesh më kritikonte edhe mua, mos e ul piacën.
E unë për të justifikuar pasojën i thoshja se e kompesoj me netët e koncerteve me të huaj.
Dy-tre bosa e kanë paguar sa kërkonte, por kurrë ma nuk ia kan ofruar me atë pagesë dhe as thirrur më në telefon. Sepse lajmi i shumës së pagesës dilte dhe kështu poshtëronte disi secilin nga ne.
Fillimisht të gjithë, përfshi edhe Vivin, kemi pranuar të shkojmë me një rrogë bazike qesharake dhe ndanim doravitjet që ishin të bollshme rreth 2-3 mijë dollarë në natë, ishin dollarë që hullnin njerëzit e fansat ose dhe drogdillersat, hajnat ATM të bankave, banesave e xhepave. Para jo krejt e pastër, por babëzitja jonë ishte tej mase.
Pundhënësi filloi më pas të na vinte edhe kushte, sepse asokohe artistët amatorë e shtuan armatën e artistëve, por ulën vlerën e profesionistëve.
Ata vërshuan në New York si rinia sot që po vërshon për punë të “ndershme” në Angli, në Spanjë, në Belgjikë, në Hollandë, në Gjermani e kudo.
Nuk ka njeri sado sadist të jetë që nuk drithërohet për nji moment para këtyre videove, 140 ore e dhimbshme, një ngjarje që ndikoi shumë në jetët tona, që në mënyrë skeptike na jep arësye që as nuk mund t’i kapërdijmë se na vrasin, bile nuk duam as t’i arsyetojmë.
Mjafton raporti “nanë-fëmijë” të mbyt arsyen, logjikën dhe anashkalon edhe idenë se mund të jetë vërtetë një rastësi që atë e nxorri media amerikane apo dikush zgjodhi idenë që të thoshte se media amerikane ajo që e nxorri, kështu të pushtonte mediat si big brother virtual life me dhimbje të justifikueshme për viktimën e të pajustifikueshme për gazetarët, mediat, për meskinët, militantat.
U hap një pus nafte dhe të gjithë me gota, kanaçe, tenxhere, kusi, vozga, fuçi plastike filluan të mbushin enët e rrjetet.
Ne nga dhimbja duhet absolutisht të dukemi humanë edhe pse që nga viti 1990 kaluam bashkë vitet më të drithshme të fillimeve të kalvarit tonë.
A nuk janë makabre skenat në Palestinë kur një ushtar mbi karrocerinë e një makine ushtarake hull qese me bukë e me ujë dhe njerëzit si shpend fluturojnë për t’i kapur në ajër… ashtu ishte edhe tablloja e artistëve që shkelnin mbi dollarë tek këndonim “Shqipëria ime…”.
Eh malli zbrazte xhepat e njerëzve në sallë, bile fillonte edhe konkurrenca në mes bosave sa hulle sonte e aq hulla edhe unë.
Ne para se të flinim numëronim paratë e pista nga këmbët që e shkelnin dhe nga mënyra se si nuk i dhimbseshin atyre që na dukeshin boset e rinj të New Yorkut.
Askush nga artistët nuk u shkoi më pas t’i vizitojë në burgje bank thifs or drog dillers që filluan të mungonin, pavarësisht se e dinim më mirë se FBI se nga e kishin origjinën dollarët që hulleshin dhe na po i fitonim.
Por karma është biç dhë askush nuk ban hajër me para të pista thonë?!
Unë që në vitin e parë kuptova rregullat e parave dhe punës dhe fillova të deklaroj dollarët dhe të paguaj taksat USA në fund vit për cdo vit gjer sa dola në pension.
Sepse koha kalon shpejt.
Sa nga artistët e bënë këtë?
Vetëm 5-6 % artistë që nuk kishin punë tjetër, por vetëm këndonin ose i binin insteumenteve, ndërsa shumë nga artistët që zunë punë si super nëpër pallate zunë edhe apartament shpesh në bodrum, ata paguan automatikisht çekun e bosit të pallatit dhe aspak dollarë cash sepse nuk u duhej të deklaroheshin.
Sepse federali e kapitalizmi nuk pyet, por të ka caktu një kuotë minimale dhe makimale për jetesë, të tjerat i duhen atij dmth federalit.
Edhe unë iu luta asokohe tek shihja benefite kur ke një çek fiks me qindra herë njerëzve që kishin në dorë diçka për të më gjetur një vend pune në pastrime ose super etjera, por shyqyr askush nuk më ndihmoi.
Kthehem në kohë dhe në vitet 2022 në muajin Maj në Shqipëri më thërrasin në telefon një redaktore tek tv Syri ku më kërkojnë për një intervistë.
Gjatë intervistës iu pergjigja pyetjeve të ndryshme për kalvarin personal nëpër botë, sukseset e dështimet e ku ndër të tjera them se kena pas shumë sukses me një bashkëpunim në Manhatan me të madhen Parashqevi.
Ajo (konduktorja) më pyeti edhe për marrëdhaniet me Vivin ma përpara 1990.
E unë me sinqeritet u them se ka qenë ma e mira ndër artistë që iu pre fama në mes dhe pak e përkëdhelur si artiste ose shqip ma e përkrahur nga nomenklatura si provinciale se sa ne.
Ajo (Parashqevia) kish karrierë që nga fillim vitet 1980 pra pak më parë se unë në muzikën e lehtë.
Fansat e saj ishin të shumtë, por disa ishin edhe pjese ë strukturave shtetërore të kohës dhe ato për të treguar se na ec fjala si të fuqishëm me një telefon ajo zgjidhte halle, shqetësime dhe cfarë te donte.
Ne nuk e kishim aq shumë atë privilegj, por sigurisht edhe na e kena pas.
Për të gjithë artistët unë si Frederik nuk kam patur kurrë antagonizëm, më kanë vlerësu, më kanë dashtë mendoj me sinqeritet artistët e tjerë në përgjithësi me pak përjashtime ashtu si i kam dasht e respektu.
Për të gjithë artistët asokohe flitej e lakoheshe me thashetheme jo si sot që përdoret paparaci.
Këta gazetarët e tv Syri që ësht pronë e opozitës doemos që këto ditë pas videos që kaploi dhenë do përdornin marifetin e manipulimit në një video para 1000 ditësh që thashë më sipër dhe me pak punë morën një frazë me humor që më karakterizon, imitova një ish zyrtar se si mund te kish marrë asokohe për të kryer një nder.
Mirëpo specialistët paguhen edhe për manipulime e kur vjen puna në gjyq duhet me shku, me u gjyku pronari i tv.
Nuk mendojnë njerëzit e mediave se po ikën koha që mund të shpifësh ose mund të manipulosh, është një deputet nga opozita që po e vuan mjeshtërinë e manipulimit, me shkak pa shkak është gjykuar dhe po vuan.
Unë mendoj se mediat me që shpesh i shkëpusin i reduktojnë videot për të marrë sa ma shumë klikime. Në rastin e videos intervistën time para 1000 ditësh për Parashqevinë nuk ka aspak lidhje me këtë bombën që pamë kolegen tonë tek vuante dhe po fillonte të çelej nga bussinesman ynë, bjondina pink.
Kjo media, tv Syri përfitoi nga rasti i popullimit të videos me Parashqevinë dhe gjetën mënyrën për të fituar para më shumë se te gjitha mediat e tjera duke nxjerrë shkurtimin artistik të intervistës sime 3 orëshe në nji sentencë 19-20 sekondash.
Njerëzit të mbushur me emocion për gjendjen e artistes, nuk dinin kujt t’i gjuanin, kë të dënonin, kë të dërmonin e me të dëgjuar e lexuar titullin e sentencës së videos së manipuluar që doli më pas se “Çfarë thotë Frederiku për Parashqevinë” më gjuajtën me të drejt për cfarë përmbante videoja e punuar enkas me qëllim, u vërsulën sidomos njerëz të vulgut, njerëz të niveleve të ndryshme ku nuk humbisnin kohë të logjikonin dhe as t’i ktheheshin e të humbnin kohë të rishikonin intervistën e plotë.
Vulgata ishte e justifikueshme sepse populli tashmë i diplomuar nga audienca big brother, ta jep përgjigjen me fjalët më ekstreme që përmban fjalori.
Por nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë që vërshojnë, të parët janë militantët që mendojnë se me vulgatë në adresën teme, mund të rrëzojnë qeverinë, mund t’i heqin titullin non grata ose pse jo edhe mund ta nxjerrin Liken nga qelia!
Nuk kanë faj se ata panë artisten e tyre të zemrës, diva e artit shqiptar të viteve 1980-90 në atë gjendje dhe harruan artistët e tjerë që pak a shumë kanë vuajtur pothuajse të njëjtin kalvar.
A nuk vdiq Anita Bitri me nënë e vajzë përnjëherësh dhe isha unë që propozova idenë për koncert fondmbledhës dhe kështu ne mundësuem trupat e tyre të prehen në atdhe.
A nuk patëm divorce me familje pothuajse të gjithë artistët?
A nuk u tërhoqëm zvarrë të gjithë artistët edhe nëpër kazino e lojëra fati?
A nuk u tjetërsuem ne si artistë të skenës në dyshemenë e kafeneve dhe klubeve duke kënduar me këmb kryq në dysheme?
A nuk gënjyem të tjerët dhe vehten se jemi mirë dhe jemi bërë milionerë? Po citoj emra artistësh profesionistë si Parashqevia, Gëzim Nika, Anita Bitri (e ndjerë) Merita Halili, Eli Fara, Aurela Gaçe, Ermira Babaliu, Elton Deda, Vjollca Luka, Bujar Qamili, Gëzim Çela Pëllumb Elmazi e tenori Kastriot (i ndjerë) e qindra amatorë nga të gjitha trevat e shqiptarisë.
Kurrë nuk kam thënë në intervistën para 1000 ditësh (për ata që nuk denjojnë të shohin intervistën) ose folur për çështje që kurrë nuk i kam parë. Unë nuk i kam mbajtur pishën askujt e për aq më tepër që jena familje me artista e për aq më shumë që Rita e ka pas shumë shumë shoqe.
Për thashethemet që fliteshin asokohe nuk më interesonin në fund ishin thashetheme, pastaj pse të bëhesha bartës i tyre kot së koti, asokohe unë isha në ngjitje të malit tim e ajo ishte diku atje në maja…
Na ishim artistë në përgjithësi, por shumë ndryshe nga njeni-tjetri. Artist të kompletuem edhe në artet e tjera asht term pak ma i gjanë.
Asnjiherë nuk e kam patur problem aftësinë e saj dhe kujtdo tjetër dhe nuk më ka krijuar asnjë pengesë direkte aftësia ose pa aftësia e kujtdo në ngjitjen time.
Unë në videon e pamodifikuar kam imituar njerëzit e asaj kohe, zyrtarë që me një telefonatë mund të shkatërronin edhe jetë njerëzish të thjeshtë apo edhe jetë artistësh e çfarë t’u kërkohej nga rrethanat apo nga rasti.
Ajo ka qenë shoqe e ngushtë e motrës sime Rita dhe ka fjetur shpesh edhe në shtëpinë tonë. Pavarësisht se vajtja në Amerikë i ndryshonte gjërat në perceptim dhe në thelb, ajo prapë mbet diva për tanë shqiptarët atje dhe këtu.
Më kujtohet se sëbashku na thirrën për të krijue një ambjent artistik të veçantë në Piazza Grande Manhatan shumë shumë të këndshëm familjar. Kur u takova me Parashqevinë pas disa viteve në New York posedoja 5 CD të realizuara nga kompani të ndryshme në Europë e Californi, SHBA në gjuhë të huaj. Unë s’kisha paguar asnji cent për to, por producentë kishin investuar dhe kërkonin investimin e vet.
Edhe ajo asokohe kishte mjaft këngë të bukura të punuara në shqip me orkestër dhe cdo natë pritej perfekt mirë. Paguhej 40% më shumë se unë në natë dhe ishte logjike për mua për shumë arsye sepse ata që doravitnin nuk ishin absolutisht gra por burra.
Ndërsa ne meshkujt artistë doraviteshin nëse këndonim kangë folklorike, patriotike, lufte ose trimërie.
Nëse këndoje këngë dashurie ose popullore qytetare ishte shumë e veshtirë të prisje doravitje.
Megjithatë ne ndjeheshim përfektë mirë edhe shpirtërisht.
Shpesh ajo kishte pakënaqësi të ndryshme dhe e ngrente zërin edhe ndaj nesh dhe miqve që ishim skuadra, kuptohej që ishte e vështirë për të të debutonte në ambjente spektatorësh me kulturë të caktuar dhe jo akademike.
E vetmja divergjencë mes nesh ishte sepse unë nuk pranova të bëj një program fiks me këngë, por nga që repertori ishte i pafund që zotëroja, isha pak ma spontan në bazë të sasisë së spektatorëve që ishin të pranishëm. Prezantimin e kisha me tri kangë patriotike putpuri dhe me pas pyesja sallën: Kush asht nga Tirana sonte? Dhe ngriheshin në kambë ata që ishin nga Tirana. Pastaj pyesja: Kush asht nga Prishtina, e kështu me rradhë për të gjithë qytetet dy tre minuta, pastaj i afrohesha sasisë 1 dhe këndoja 3-4 këngë putpuri me to pastaj me rradhë dhe në fund 3-4 këngët e mia evergreen. Suksesi në atë mënyre ishte gjetje personale që nuk mendoj se poshtëronte artisten e cila përnatë këndonte të njëjtat këngë që kishte e programuar.
Mirëpo ishte pak rrezik sepse spektatori pothuajse i njëjtë 3-4 herë në javë ta mësonte repertorin 100% dhe e këndonte tok me artisten.
Mua nuk më pëlqejnë pijet alkolike.
Ata që më njohin mirë e dinë se në përgjithësi nuk përdor alkool asnjiherë.
E sidomos kur punoj absolutisht jo.
Mirëpo ambjentet edhe pse krijohen me plan synim të jenë shumë klass, spektatori ngaqë përdoret vena, alkooli, malli për atdheun e të tjera emocione kalojnë në familjarizim të sallës dhe ulet niveli edhe i sjelljes me respekt i spektatorit ndaj artistit. Ata të detyrojnë të këndosh edhe në prehër të tij dhe çfarë don ai. Ai të jep edhe titullin e kangës shpesh herë gabim se përdor një rresht kange e të thotë nuk asht kjo… imagjino cfarë situatash që të dërmojnë shpirtin.
Ndoshta këtu nga që kuptohej që jeta po na konsumohej si artist restoranti, Parashqevisë iu ngacmue andrra e saj për të shkuar më tej, për të arritur diçka ma naltë se mundësitë dhe aftësitë e saj, sidomos në Western World of Music. Lidhja e saj me Bobin (Robertin) edhe pse ishte kontrate kohore siç ndodh shpesh në martesat amerikane, u ba arësye shumë e fortë për të guxuar. Doemos ai premtoi se kishte lidhjet e duhura në industrinë e muzikës.
Ajo pa na e thënë befasisht na u largua për të ardhur më pas në promovimin e një CD indipendente me pagesë nga vetë sponsorë dhe vetë ata, me 6 këngë të krijuara nga vetë ajo dhe i shoqi, na tha se kishte nënshkruar një kontratë me Sony distribution të CD dhe shpirtërisht na erdhi mirë, por me nivelin e këngëve që dëgjuam nuk ishte për t’u patur zili ose xhelozi, sepse ishin shumë të zakonshme si kangë dhe po të ndigjoheshin nga kritikë arti dhe profesionistë si puna e Agim Krajkës nuk mund të mos reagonte për të thënë të vërtetën i cili e pat diskutuar pak vite përpara këtë fakt jo si diçka e jashtëzakonshme, si krijimtari e re, por për mu ishin të pranueshme për cfarë pretendonte Parashqevia, bile ndoshta pak me naltë se krijimet para viteve 1990 në Shqipërinë e artit të censuruem, krijime kryesisht që mbanin vulën e të shoqit dhe me një nivel jo shumë profesionist dhe aspak si krijime 100% Soni që kuron çdo sekond në CD.
Cd -ja asht aty dhe po flas me sinqeritet.
Jemi ne vitet kur ra paraja e doravitun nga shqiptarët e sidomos në SHBA dollari është gjithçka: Zoti, gjithësia, familja, dashuria, fëmija etj.
Zbarkimi ynë në Amerikë na gjet të pa përgatitur psikologjikisht për këto fenomene sociale, se edhe këtu në Shqipëri akoma njerëzit nuk e kanë marr vehten dhe nuk janë orientuar me kohët kapitaliste që kanë ardh dhe mendojnë si 50 vite përpara.
Pse nuk na jep punë shteti, pse nuk na jep ma shumë lekë në pensione kryeministri. Harrojnë se ne në kapitalizëm ishim të dobët para kësaj psikologjie që u ndeshëm që në orët e para.
Jo vetëm si artistë, por të gjithë pa përjashtim.
Pastaj nuk mendoj se njerëzit kanë fuqi të mbinatyrshme.
Sidomos njerëzit që nuk janë mësuar të sfidohen edhe nga njerëzit vetë. Por në një sens ose një tjetër ata i ka llastuar koha në një moment.
Flas për vehte e jo për të tjerët.
Punonim bashkë dhe ajo Parashqevia shpesh përdorte termin “karma është bitch”.
Unë si Rik vetëm kam ndihmu pa përjashtim të gjithë artistët në diasporë duke i punësuar dhe paguar, janë gjallë dhe e dëshmojnë. Pavarësisht mentalitetit dhe formimit personal të gjithsecilit ku bravura flet vetë. Asnjë nga artistët atje pa përjashtim nuk më ka dhënë punë. Pastaj disa njerëz i përjetojnë në mënyra të ndryshme sfidat, ngjarjet, mendimet ndryshe, kapacitetet ndryshe, aftësitë ndryshe dhe sa janë mësuar të përshtaten me burgun, me kontinente të tjera, me kulturat të tjera, me artin tjetër, me zota të tjerë etj.
Zotit i qofshim falë për të mirat e këqiat që hasim në jetë. Nëse e harrojmë Zotin dhe mendojmë se fajin për hallet tona na i ka njeriu e sidomos Frederiku, mendoj se asht cektësi mendimi. Fajin e ka nji video që pa u peshue mori dhenë dhe mediat për të përfituar klikime pavarësisht dhimbjes së viktimes ose gjendjes së saj mendore u lëshuan edhe mbi të tjerë. Ajo ka kenë artiste shumë e mirë, por na si partnerë kena vrejt disa fenomene me kohë që pa dashur ajo shfaqte herë pas here dhe më pas kërkonte ndjesë. Ajo u largua vetë nga ne dhe jo ne ishim shkaktarë të largimit të saj nga ne. Ka dhjetë vjet që rri në rrugë dhe pret djalin që t’i kthehet ku ai as nuk don me u kthye ma sepse nuk e dimë se çfarë ka përjetuar ky fëmijë amerikan në Amerikë. Tani gjendja e saj shëndetësore nuk asht aq mirë dhe nuk e kupton se një LGBT, mjaft Vip për mediat albaneze e për grupin e tyre e mori dhe nxorri videon dhe tani pranon dhe thotë se ajo nuk asht mirë psiqikisht.
Thellohu pak ma shumë ose mos zbraz disnivel me konkluzione pasojë duke harru shkakun. Zoti mendoj e di se shka ban, ose në se nuk beson asht Karma. Ishin vite të ngarkuara me ngjarje psh kur vdiq Anita Bitri, kur Merita Halili këndonte në OKB.
Kur erdh mes nesh edhe e madhja Aurela Gaçe. Kur unë perfundova CD e dytë pas “Frederik Ndoci and friends” në Californi, mbaroj edhe CD Canterina që do më bënte të njohur në tërë botën si “international recording star artist”. Grammy Awards 15 herë, IMA vendin e tretë.
Vendin e parë në këngën epike amerikane etj.
Nuk flas ma për vete sidomos për suksesin personal, i cili vazhdon edhe sot pasi minimumi 2 koncerte janë në javë, kuptohet nëpër pube, nëpër gëzime familjare, nëpër salla hotelesh etj. Por edhe ndër skena të ndryshme, edhe në sheshe e qendra qytetesh.
Të jemi të sinqertë që nuk ka se si të jetë ndryshe me asnji artist, sidomos për ata artistë që kanë ecur një jetë me këmbët e tyre dhe kanë krijuar një imazh të madh nga praktika dhe përvoja. Ndryshe nga artistë të rinj të cilët promovohen nga mediat e kohës dhe arrijnë paralel me ty që ke një jetë dhe shpesh të shohin nga lart si moda vecchia. Por ka vend për të gjithë, më besoni, sepse populli nuk është i gjithi i një niveli, pastaj artisti nuk duhet asesi të mendojë se duhet t’u pelqejë të gjithëve ose e fundit duhet të kuptojë ciklin e up date-imit të tij si artist me kohën dhe t’i kuptojë rrymat që shkojnë e vijnë dhe që të asfaltojnë shumë shpejt nëse nuk tregohesh i zgjuar.
Këto ditë ishin (ndoshta mu dukën edhe mua) më shumë për të vjellur vrer kundër meje (dhe kishin të drejtë absolute nga që tv Syri nxorri atë manipulim video të shkurtuar dhe montuar disa sekondshe dhe e vuri në krah të fotos së Parashqevisë) edhe unë do nxitohesha nëse i referohesha atyre sekondave që shfaqte videoja.
Përfituan fillimisht fëmijët, adoloshentët, armiqtë e shumë edhe miqtë, gjithë niveli i militantëve të cilët nuk kursyen krejt dijet e fjalorit që posedojnë. Tashmë për ta artisti që pak a shumë ka pothuajse një kalvar të njëjtë për nga vuajtjet shpirtërore, por jo nga vuajtjet ekonomike.
Nuk u dorëzova kurrë as presionit kapitalist e as pijeve e drogave që bëhen shpesh udhetarë justifikimi që erdhën si domosdoshmëri për shkaqet që më ndodhën.
E kam rinis jetën nga fillimi disa herë. Nuk e lashë kurr mikrofonin e netët duke debutuar. Edhe pse nuk më mungoi suksesi artistik, sidomos në muzikën botërore ku ata që nuk e dinë po i rishkruaj:
Kam 7 CD të regjistruara nëpër botë: Itali, Spanjë, Amerikë.
Me CD e fundit “Canterina” -15 herë i nominuar për çmimin ma të madh të muzikës botërore në 2006-2007 Grammy Awards.
-Cmimi në IMA (indipendent muzik award) në seksionin latin, vendin e tretë finalist.
-Në kangën epike amerikane cmimi i parë -Kritikët e muzikës botënore kanë shkruar pafund nëpër revistat Billboard.
-Kangët e kësaj CD dëgjohen në 250 mijë radio anë e mban SHBA. CD është në tregjet e tanë kontinenteve.
-Me ndihmën e komunitetit dashamirës në Tampa Bay Clearwater u mundësu të krijohej “Academy of art and Culture Frederik Ndoci”.
Etjera.
Një kalvar 23 vjeçar për t’u pajisur me letrat amerikane.
Një kalvar i gjatë për bashkim familjar.
Atëhere kur filloi mendja të flejë e qetë në Clearwater, ku edhe gjatë pandemisë puna vazhdonte filluam si unë dhe Alisa të analizojmë se fëmijët ishin shumë të pakënaqur në shkolla. Niveli i tyre ishte absolutisht shumë për t’u admiruar. Amerika ka nevojë jo për gjenius, por për puntorë e ushtarë. Nxënësit shqiptarë në SHBA janë nivel tjetër cilësor, shumë ma të avancuar se racat e tjera dhe sidomos ma shumë se amerikanët.
Na e heqin kapelen me respekt në këtë drejtim.
Nikolo më thoshte se nuk kam qejf të shkoj në shkollë sepse nuk mësojmë asgja.
E kështu kur pashë pakënaqësinë e fëmijëve, (arësyeja e vetme e mërgimit) ndryshimet legjendare pozitive në Shqipëri, vendosëm njëzëri rikthimin.
Dhe sot jemi qytetarë amerikano shqiptarë të lumtur që jetojmë këtu. Arësyet pse nuk kthehen të gjithë këtu nuk e di, por shumica e kanë frikë ristartin, kanë frikë se ruajnë imazhet e para 1990-ës për Shqipërinë, disa të indoktrinuar me mllef edhe të pa motivuar politik perifrazojnë negacion si rutinë non stop. Ikja e rinisë jo për të kënduar, por për të gjetur ndonjë mundësi të shpejt me u kthye muajve të verës me makinë me targa të verdha angleze (!!!)
I kuptoj ciklet psikologjike të njerëzve që të qajnë hallin e që gëzohen në vetvehte. Njerëzve militantë që nëse nuk je me to edhe në se je Elon Musk të gjymtojnë me ofendime. Edhe pse si artistë shpesh jemi ma target se njerëzit e tjerë nuk më bën ma përshtypje. Unë erdha të jetoj me ju këtu dhe i mora parasysh të gjitha. Pas njëqind vjetësh asnjë nga ne nuk do jetë ma i gjallë. Shtëpitë, sakrificat tona nuk do t’i gëzojnë më as nipërit tanë. Shpesh më vjen ky mendim jo për nihilizem, por për nje pastrim shpirtëror:
Pse jemi kaq të egër?!
pse jemi kaq cinikë!?
pse jemi kaq të babëzitur!?
pse jemi kaq gënjeshtarë?!
pse jemi kaq politikanë pa studiuar kurrë politikë?!
Pse kemi kaq gazetarë?!
pse jemi kaq shkurt dhe mendojmë kaq shkurt në këtë jetë?!
Por kurrë nuk pyesim: Ne artistët nuk jemi gjynah për fansat që na duan, por jemi për t’u mëshiruar për ata që s’na duan e na ofendojnë.
Popujt e varfër prodhojnë artistë me thasë.
Pse kemi prodhuar e vazhdojmë në mënyrë gjeometrike t’i shumojmë me media kaq shumë artistë si komb?!
S’më bie ndër mend emri i një analisti gjermano-lindor që shkruante:
“Njerëzit që përjetuan diktatura në pseudo-republika demokratike socialiste pa përjashtim janë të përlyer në vese, në krime, në vjedhje, në dëshmitarë për spiunime, në dhunë, në shpifje, në pushkatime, në revolta, në sabotime, në djegie, në urrejtje dhe në hipokrizi kolektive. Ata janë të vetmit që shajnë në kor, lavdërojnë në kor, urrejnë në kor, vrasin në kor, të varin në kor”.
Ndërsa non grata i ra shkurt kësaj filozofie me një postulatë të mençur: “Të gjithë ne që dolëm nga diktatura jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtes”, por kjo shprehje e zgjuar nuk më bëri kurrë të jem ushtar i tij…
19 Dhjetor 2024.