Albspirit

Media/News/Publishing

Disa rregulla etiko-sociale që mund t’ju ndihmojnë

Përktheu nga anglishtja në shqip: Alketa Dhana

  1. Mos i telefono askujt më shumë se dy herë në vazhdimësi. Nëse ata nuk i përgjigjen thirrjes suaj, merr si të qenë se ata kanë diçka tjetër më të rëndësishme se sa t’iu përgjigjen juve.
  2. Ktheje paranë që ke marrë borxh përpara se borxh-dhënësi të kujtohet apo ta kërkojë atë. Kjo tregon integritetin dhe karakterin tuaj. E njëjta qëndron edhe kur merr borxh çadra, pena apo kontenier ushqimi.
  3. Kurrë mos porosit pjatën më të shtrenjtë në menu kur dikush tjetër të paguan drekën ose darkën.
  4.  Mos bëj pyetje idiote si: “o akoma nuk je martuar”, “pse a s’ke fëmijë”, “pse nuk ke blerë akoma shtëpi” ose “pse nuk blen një makinë”. Për hir të Zotit, nuk është biznesi juaj.
  5. Gjithmonë hape derën për personin që ke pas. Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, i ri apo i moshuar. Ti do dukesh i vogël nëse nuk e trajton mirë dikë tjetër në publik.
  6. Në qoftë se merr një taksi me një shok dhe ai/ajo paguan tani, bëhu gati të paguash herën tjetër.
  7. Respekto nuancat e ndryshme të opinioneve. Mos harro se numri 6 nga ana jote do duket 9 për dikë që ke përballë. Për më tepër, një opinion i dytë është i mirë për një alternativë.
  8. Mos i ndërprit njerëzit që bisedojnë. Lejoi ata ta shfryjnë jashtë gjithë ç’kanë. Sepse siç thonë “dëgjoji të gjithë dhe filtroji të gjitha”.
  9. Në qoftë se ngacmon dikë dhe atij nuk i pëlqen, ndalo dhe mos e përsërit më. Kjo e inkurajon dikë të bëj më shumë dhe tregon sa i vlerësueshëm je ti.
  10.  Thuaj falemnderit kur dikush të ndihmon.
  11.  Vlerëso publikisht, kritiko privatisht.
  12.  Nuk ka kurrë asnjë arsye të komentosh për peshën e tjetrit. Vetëm thuaj “dukesh fantastik”. Nëse ata duan të flasin për të humbur peshë, do flasin vetë.
  13.  Kur dikush të tregon një foto në telefon, mos kërko majtas-djathas. Nuk e di se çfarë vjen pas tyre.
  14.  Nëse një koleg ju thotë se kam takim me doktorin, mos pyet përse është. Thuaj “shpresoj të jesh mirë”. Mos i vë ata në pozitë të vështirë që i detyron ata të tregojnë sëmundjen e tyre. Nëse ata dëshirojnë që ju ta dini, do t’ua tregojnë vetë pa qenë nevoja për zhbirimin tuaj.
  15. Trajtoje pastruesen më të njëjtin respekt si shefin CEO. Asnjeri nuk impresionohet se sa me vrazhdësi do trajtoni dikë poshtë jush, por njerëzit do vënë re nëse i trajton të gjithë me respekt.
  16. Në se dikush flet direkt me ju, të kqyrësh telefonin është mungesë respekti.
  17.  Mos jep kurrë këshilla nëse nuk të pyesin.
  18.  Kur takohesh me dikë pas një kohe të gjatë, vetëm nëse ai dëshiron të flasi për të tilla çështje, mos e pyet për moshën dhe rrogën.
  19.  Shiko hallet e tua dhe qëndro larg telasheve, derisa mund të përfshihesh vetë drejtpërdrejt.
  20.  Kut takon dhe flet me dikë në rrugë, hiqi syzet e djellit. Është një shenjë respekti. Për më tepër, kontakti pamor është po aq i rëndësishëm sa edhe bashkëbisedimi.
  21. Mos fol për pasuritë e tua mes njerëzve të varfër. Në të njëjtën mënyrë, mos fol për fëmijët e tu në mes të atyre që s’kanë fëmijë.
  22. Pasi lexon një mesazh të mirë, përpiqu të thuash “falemnderit për mesazhin”.
  23. Vlerësimi mbetet e vetmja mënyrë të fitosh atë që nuk e ke fituar deri tani.
  24.  Ajo që më bie mua sot, do të bjerë ty nesër.
Please follow and like us: