Albspirit

Media/News/Publishing

Dritëro Agolli: Bretkosa dhe Rabecka

Po rrinte Rabecka në degën e shelgut,

Dëgjonte Bretkosën tek mburrej mes pellgut:

*

– Vërtet jam e lumtur, po shkoj në vakansë,

Të flas gjuhën frënge, të prehem në Francë,

*

Veç ti jashtë shtetit mjerisht nuk ke dalë,

Në shelg s’ke mësuar frëngjisht asnjë fjalë.

*

Dhe mburrej Bretkosa frëngjisht: “A la Fransë,

Me gjuhën e Francës do flas në vakansë”!

*

Rabecka e qetë nga dega e shelgut

Ia priste Bretkosës që mburrej mes pellgut:

*

– “Ti shkon jashtë shtetit dhe vete në Francë,

Francezka në Francë të ha në pjatancë”!

1988.

Please follow and like us: