Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Të murosur

Kur më erdhi lajmi se vdiqa,

mora një karrige

të ulja shpirtin buzë detit.

Si ta shkruaja lajmërimin

për njerëzit që nuk dija me kë fytyrë t’u flisja?

Gjithë ajo pasuri dhe s’arrita ta ndërroja një gram.

Çudi sa u ngushtua tavolina!

Nuk mund t’i ftojmê të gjithë.

Patëm mosmarrëveshje me karakterin, por ia dolëm pas një dehjeje.

Ushunjëzat na lëpinin karriget.

Ne, të parët, të zemëruar, nuk shiteshim lirë e as nuk bliheshim shtrenjtë.

Fundi na bashkoi në një konventë psikologësh.

Please follow and like us: