Albspirit

Media/News/Publishing

Profesori Agron Bytyçi, surrealisti i artit në Kosovë

Dash Frashëri

Piktori nga Kosova të befason me krijimtarinë e tij. Një “Salvador Dali” i ri, por krejt i dallueshëm.

Me një stil dhe kompozime krejt unike, një surrealist i lindur.

Piktori nga Kosova, Profesor i Asocuar Agron Bytyçi të befason me krijimtarinë e tij, idetë piktorike dhe trajtimi kompozocional.


Piktori Agron Bytyçi, vizatimi nga Agim Gërguri.

Një “Salvador Dali” i ri, por krejt i dallueshëm.

Pedagogu i Fakultetit të Arteve të Bukura të Kosovës e koncepton artin brenda lirisë krijuese dhe të imponon ta “dashurosh” krijimin e tij.

“Unë mendoj se akoma nuk kam arritur ta pikturoj atë ëndrrën time që e pash dikur në fëmirijë. Gjithë këto piktura që kam bërë deri tani dhe po vozhdoj ti bëjë janë copëza përmes të cilave po e kërkoj vetën time të humbur pak sa në betejat e ashpëra të kohrave të liga.

Gjithashtu po kërkoj kompozicionin tim, për ti dhënë kolor ëndrrës time e cila atëherë ishte pa kolor. Rrugëtimi, dhe përpjekja vazhdon”, tha Bytyçi në një komunikim online me DashArt.al.

50-vjeçari është diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë në 1996, në klasën e Professor Rexhep Ferri. Ai ka një Master në Art nga viti 2000.

Agron Bytyçi është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ dhe Aplikativ të Kosovës.

https://www.dashart.al/2024/03/24/agron-bytyci-surrealisti-i-artit-kosovar/

Please follow and like us: