Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Qyteti prej guri

Në rrugicat e lagjes me gurët e lashtë;

Të mbushur përplot turistë kureshtarë;

Me aparate në duar që shkrepin gjithandej;

Një e moshuar duke pirë kafe pak më tej. 

*

Mbi pullazet ngjyrë hiri, një shtërg pushon;

Lartësisë së kalasë nuk ia ka frikën;

Dy veprat e kolosit, kjo pamje m’i kujton

Ikjen e shtërgut edhe Kronikën. 

Please follow and like us: