Albspirit

Media/News/Publishing

“K’cimi i Tropojës” frymëzon piktorin Gazmend Freitag

Vallja e famshme shqiptare e Tropojës u pranua si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO. Modele Emine Çunmulaj



Piktori i mirënjohur shqiptar, me atelie në Linz të Austrisë, Gazmend Freitag, vjen sërish befasues me krijimin e fundit të tij.


Piktori Gazmend Freitag në studio. FOTOSTUDIO AVA LINZ

“K’cimi i Tropojës”, vallja e famshme shqiptare e Tropojës, e pranuar së fundi si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO, e ka frymëzuar piktorin nga Kosova, i cili krijon prej disa dekakash në Perëndim.

Valltare në kompozimin e Freitag është topmodelja e pasareleva ndërkombëtare Emina Çunmulaj, e fotografuar nga fotografi me reputacion botëror, Fadil Berisha.

Piktori Freitag e ka trajtuar me shumë dashuri kompozimin, ku tej kostumit kombëtar të veshur nga valltarja, i ka dhënë vlera të bukura piktorike.

Kompozimi i tij ka të tërhequr vëmendjen jo vetëm të masmedias shqiptare dhe kosovare, por dhe të asaj ndërkombëtare.

Gazmend Freitag rregullisht ka hapur ekspozita personale me cikle interesante, duke konfirmuar veten si një piktor me identitetin e tij artisik.

Please follow and like us: