Profesori Agron Bytyçi, surrealisti i artit në Kosovë
Dash Frashëri
Piktori nga Kosova të befason me krijimtarinë e tij. Një “Salvador Dali” i ri, por krejt i dallueshëm.
Me një stil dhe kompozime krejt unike, një surrealist i lindur.
Piktori nga Kosova, Profesor i Asocuar Agron Bytyçi të befason me krijimtarinë e tij, idetë piktorike dhe trajtimi kompozocional.
Piktori Agron Bytyçi, vizatimi nga Agim Gërguri.
Një “Salvador Dali” i ri, por krejt i dallueshëm.
Pedagogu i Fakultetit të Arteve të Bukura të Kosovës e koncepton artin brenda lirisë krijuese dhe të imponon ta “dashurosh” krijimin e tij.
“Unë mendoj se akoma nuk kam arritur ta pikturoj atë ëndrrën time që e pash dikur në fëmirijë. Gjithë këto piktura që kam bërë deri tani dhe po vozhdoj ti bëjë janë copëza përmes të cilave po e kërkoj vetën time të humbur pak sa në betejat e ashpëra të kohrave të liga.
Gjithashtu po kërkoj kompozicionin tim, për ti dhënë kolor ëndrrës time e cila atëherë ishte pa kolor. Rrugëtimi, dhe përpjekja vazhdon”, tha Bytyçi në një komunikim online me DashArt.al.
50-vjeçari është diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë në 1996, në klasën e Professor Rexhep Ferri. Ai ka një Master në Art nga viti 2000.
Agron Bytyçi është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ dhe Aplikativ të Kosovës.











