Albspirit

Media/News/Publishing

Skulptori Qazim Arifi, në katalogun e famshëm “CAM”

Qazim Arifi konsiderohet si “poeti i skulpturës”, nga kritiku me famë ndërkombëtare Vittorio Sgarbi.

Skulptori i mirënjohur shqiptar, Qazim Arifi , është përfshirë në katalogun e famshëm “CAM” – Catalogo del Arte Moderna Contemporanea, të publikuar më 30 Nëntor 2024.

Ky është numri 60 i këtij katalogu të rëndësishëm për artet pamore në Itali, i cili daton 60 vjet më parë, në vitin 1964.

Përmetari Arifi prezantohet me 5 vepra të tij: Papa Benedikti XVI, këngëtarin e madh Luçiano Pavarotin, ish-sipërmarrësin Muhamet Malo, poetin Xhevahir Spahiu dhe ish-futbollistin e Kombëtares së Italisë, Paolo Rosi.

Vlerësimet e kritikëve janë maksimale për veprat e Arifit, të konsideruara “qartësisht midis klasikes dhe modernes”.

“Një zgjedhje fituese që e çon mjeshtrin midis protagonistëve të skenës artistike ndërkombëtare bashkëkohore”, shkruhet në jetëshkrimin shoqërues të publikuar në katalog.

Qazim Arifi konsiderohet si “poeti i skulpturës”, nga kritiku me famë ndërkombëtare Vittorio Sgarbi.

Veprat e tij janë publikuar rregullisht në dhjetëra katalogë dhe albume të rëndësishme kushtuar artit.

Please follow and like us: