Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: N’meni të mia

Vitet ikin, thinjat dallue mi ballë

Fund dhjetor, ftohtë e acar.

Psherëti jerem emrin tan

Melodi n’vesh t’shurdhur shiu troket

Unë, mëkatare numroj pikat e tij

Sonte Hana shymet s’po m’ban shoqni.

*

Vorbull malli i frustun rrugëve të qytetit

Kërkues lëmoshe dorë thatë n’gjoksin tim

Ma nuk të kam ty e rri n’mëni

Sa e vdekshme bota është pa ty

Tue t’dasht t’humba mëkati im

S’e lan as loti e as kjo dashni…

*

N’meni të mia hasmërue kujtimet

T’pata s’dita me të rujt

Të humba si pema gjethet në vjesht

Vyshket shpirti për atë që t’ka desht…

*

Ulur në stolin e parkut

Mendime sorollatur

As tek vija e pusit s’po të shoh

Hajde, zgjatma dorë e më ngroh

Se po vdes nga i ftohti në k’të fund dhjetor.

Dhjetor 2024.

Please follow and like us: