POETI LULZIM TAFA MBAN LIGJËRATË ME STUDENTËT E FAKULTETIT TË ARKITEKTURËS

Në kuadër të lëndës “Formësimi i Hapësirës Urbane” studentët e nivelit Master të Fakultetit të Arkitekturës, me profesor Bujar Demjaha, mirëpritën poetin e njohur Lulzim Tafa në një ligjëratë të veçantë, ku u ndërthurën në mënyrë unike letërsia dhe arkitektura. Me temën “Poezia si pikënisje në dizajnimin e Parkut të Qytetit “Ali Podrimja” në Prishtinë”, poeti Lulzim Tafa njëherazi edhe mik i poetit të madh Ali Podrimja, ndau me studentët histori dhe reflektime të veçanta mbi jetën dhe veprën e tij.
Tafa, i cili u paraqit mjaft frymëzues përpara studentëve, tregoi shumë ngjarje interesante nga jeta dhe krijmtaria letrare e poetit kombëtar Ali Podrimja.
Përmes këtyre këndvështrimeve, takimi i studentëve dhe poetit Lulzim Tafa shërbeu si një hap tutje drejt pasurimit të imagjinatës dhe kreativitetit të tyre, duke kuptuar gjithashtu se si ndikon poezia në përceptimin e hapësirës dhe krijimin e peisazheve urbane.
