Senad Guraziu: Vitaliteti i Berishës – Duracell dhe vibracionet e zemrës
(senad guraziu – ars poetica, dhjetor 24 – pak humor)
(…imagjinoji me qindra miliona femra nga 3-4 kontinente, imagjinoji shifrat e dështimeve… sepse bateritë ligshtoheshin : )
…dikush me inicialet e vogla “sn” e kishte llogaritur vitalitetin e Berishës (të Kryetarit të PD-s, partisë së Shqipërisë):
“…me një llogari që kemi mundur të bëjmë, Berisha, 80-vjeç, me një super energji, ka përshkuar 5.3 kilometra në këmbë për një periudhë kohore prej 1 orë e 15 minuta. Një distancë goxha e madhe (madje dhe për të rinjtë) edhe për ata persona që janë në të 20-at e tyre…” (sn)
…jo se ngela nga habia, por mua më “preku” aty ku s’duhet, drejt e në zemër, u ndjeva tepër keq, meqë u bë e qartë se mund t’kem hyrë në “hak” të Berishës, shih tashmë çfarë vitaliteti, dmth. Berisha e paska dëshmuar “mosbindjen” e vet energjike, paska ecur e paska shëtitur, paska folur e paska bërtitur, paska qeshur e duartrokitur, i pandalshëm, i pashterrshëm, diç ngjashëm si ato bateritë “Duracell” me energjinë e pashterrshme, që s’dinë të ndalur, s’dinë të zbrazur, pothuaj kurrë s’duhet “recharging”…
…jo se përdoren për “vibracionet” e zemrës, aq të rëndësishme dhe s’janë, as jo se janë ai Litiumi që e njohim, për bateritë e celularëve të së sotmes, energjia super-vitale e “smartphone”, lum e lum litium – sikur ia themi, më i miri që të kemi, mirëpo psh. femrat e mbarë Evropës 500-milionëshe, të Amerikës 300-milionëshe, të Australisë kontinentale, të asaj Kanadasë së madhe… flasin me superlativa për bateritë “Duracell” sepse vërtet ua kanë lehtësuar jetën…
…sipas tyre patën vuajtur shumë të ngratat me teknikat e moçme të baterive, me dekada me ato të vjetrat, vintage… dekadente, thuase pati ngelur shkenca në vend, pati stagnuar, asnjë përmirësim teknologjik, “vibratori” ndalej tamam atëherë kur nuk duhej, eeee ç’patën hequr të ngratat, sa e sa ekstazat patën dështuar, sa e sa orgazmat kurrë s’qenë realizuar, imagjinoji me qindra miliona femra nga 3-4 kontinente, imagjinoji shifrat e dështimeve orgazmike, sepse teknologji e prapangelur, bateritë ligshtoheshin dhe vibratori kalamendej zvrrrzzrrrzzrrrz z z z fikej, shuhej…
…dhe ja tani ngela, u pendova jo vetëm me mendjen por sikur dhe me gjithë “thellësinë e zemrës”… sapo lexova për vitalitetin e Berishës 80-vjeçar sikur shtanga, kur i pashë shifrat si fakte të vitalitetit të tij u ndjeva tmerrësisht keq, sakaq m’u kujtuan faktet shkencore të baterive “Duracell”, sepse pikërisht unë pata “kërkuar” që Berisha ta ndiqte shembullin e Presidentit Biden, që të “largohej” nga politika, u pendova sa s’ka më, u pikëllova dhe koka u kalavar si t’na ishte ndonjë kungull kot, por s’ka si zhbëhet, e kam publikuar, s’ka si shlyhet, e bërë dhe e kryer…