Jaho Margjeka: Sot
Sot varrosa një njeri
Me emër e mbiemër të vërtetë,
Qava me ofshama në ikjen e tij,
Me zë të lartë deri tek retë.
*
Sot varrosa një njeri
Ditën për diell, jo në përrallë,
Mik a mikeshë, pak rëndësi,
Hyri nën dhè krejt i gjallë.
*
Sot hyri në dhè i gjallë një njeri
Qau shpirti im për shpirtin e tij,
Hyri nën dhè krejt, krejt i gjallë,
Ah, sa do doja, të qe veçse përrallë.
18 dhjetor 2018.
Please follow and like us: