Poezia e Vera Pavlovnës vjen në shqip nga Rudolf Marku
Grimca xhami, poezi nga Vera Pavlovna
Postuar nga autorja me 15 prill 2017.
Një mik më dërgon poezitë e një poeteshe ruse. Di vetëm se quhet Vera Petrovna dhe se ka lindur në vitin 1963, në Moskë.
Poezitë e saj janë nga ato që vetë autorja i quan poezi të shkurta. Zgjodha gjashtë prej tyre për t’i ndarë me miqt e mi të Facebook. M’u dukën të shkruara në mënyrën më spontane, më të sinqertë dhe më të natyrshme (si e kundërt me poezitë pretencioze). Kjo është dhe arsyeja pse më lindi dëshira t’i përkthej dhe t’i ndaj me ju.
Në Facebook lexoj herë pas here poezi të kësaj natyre, poezi të shkurta. Të shkruara nga miku im i rinisë, Ilir Resnja, a nga Reshida Çoba a Thomaidha Tanuçi, poezi që padrejtësisht nuk përfillen dhe aq prej kritikve tanë vetëm e vetëm se janë poezi të shkurta. Edhe pse, psh poezitë e Reshida Çobës janë njohur dhe në botime cilësore në ShBA dhe në vende të tjera të botës. Bën perjashtim këtu poeti i mirënjohur Fatbardh Rustemi- për parathenien e librit të zonjës Çoba dhe shkrimet recensioniste të botuar në gazeta rreth poezisë së saj, por natyrisht Fatbardh Rustemin do ta konsideroja një poet dashamirës dhe tepër gjeneroz ndaj krijimtarisë së të tjerëve dhe jo thjesht – kritik!
Duket se ende, për fat të keq, në psikën e kritikëve tanë ekziston kulti i kallaballëkut si cilësi!
.
1. Thyeje në zemrën tënde
Tani po eci në gërmadha
Zbathur.
*
E theva zemren tënde
Tani shkel këmbëzbathur
Në grimca xhamash.
*
2. Në Dimër – kafshë
në Pranverë – një bimë
në erë – një insekt
në Vjeshtë – zog.
Gjithë pjesën tjetër të kohës, unë jam një grua.
*
Një bishë në Dimër,
Një bimë në Pranverë
Një insekt në Verë
Një zog në Vjeshtë
Në pjesën e kohës që tepron jam grua.
+
3. Duke bërë një ndarje
pas dashurisë:
– Shiko –
gjithë tavanin
në yje!
– Dhe në një,
ndoshta,
ka jetë…
*
Hedhur shkujdesur mbi shtrat
Pasi bëmë dashuri
‘Kqyr
Tavani
Qënka mbushur me yje”.
‘’Dhe ndoshta
Në njërin prej yjeve
Mund të ketë jetë’’.
*
4. Duke ecur në litar të ngushtë.
Për ekuilibër –
dy fëmijë në krahë.
*
Eci në litarin e tendosur
Për balancë
Mbaj një fëmijë në secilin krah.
*
5. Dhe Zoti e pa,
Kjo është e mirë.
Dhe pashë Adamin,
se kjo është e mrekullueshme.
Dhe pashë Evën,
çfarë është kjo
kënaqshme.
*
Dhe Zoti pa
Se ishte mirë
Dhe Adami pa
Që ishe si s’ka më mirë
Dhe Eva pa
Që ishte çka.
*
6. Muza frymëzon kur vjen.
Një grua frymëzon kur largohet.
Dashnorja frymëzon kur nuk vjen.
A doni që t’i bëj të gjitha këto njëherësh?
*
Muza frymëzon kur ajo vjen,
Gruaja frymëzon kur ajo ikën
E dashura, kur ajo nuk vjen
A do që unë t’i bëj të gjitha këto njëherësh?
27 dhjetor 2024.