Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: Apoteozë brezash

U thinja, baba.

Është po ajo bardhësi flokësh si të tuat.

E njëjta baluke, valë deti e shtruar..

Veçse e imja, herë herë, dallgë në stuhi,

Grindet dhe çmendet.

Trembet dhe shembet.

Ngrihet sërish prej erërash me emra në botë epruvetash

që ngjizin pa breza.

*

Ç’kohëra mbi kohëra..

(E bardhë në të zezë,

e zezë në gri).

*

U thinjëm, baba.

Si gjyshërit e vjetër

etër mbi etër,

dhe unë, dhe ti.

Please follow and like us: