Ismail Kadare: SHPJEGIM PËR LIBRAT BESIANËS SË VOGËL
Meqë ti do diçka të grisësh patjetër
Në bibliotekën time,
Po të shpjegoj ç’ka këtu
Këto libra janë shkruar gjatë shumë e shumë vjetësh,
Rresht pas rreshti janë mbushur me a, i, u.
*
Ja për shembull ky këtu është xhaxha Homeri.
Për gjithë ne shkrimtarët ky është babazot
Ku i ka sytë, jo, s’ia ka ngrënë macja,
Por, me sa duket, ajo ç’ka parë në botë.
Ky mbi kalë është xhaxha Don Kishoti, vërtet i marrë,
Po më vonë jam i sigurt se për të ti do të qash.
Please follow and like us: