Senad Guraziu: Demokracia vdes në errësirë* – por dhe gazetaria
Demokracia vdes në errësirë* – por dhe gazetaria, zhurnalizmi!
(- ars poetica, dhjetor 2024 – koment, reagim)
…shqiptari me një tym e komandon mbarë nëntokën dhe mbitokën e trafikut të kokainës, me një cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga errësira e qelisë si një kryeplak i apaçëve e udhëheqë perandorinë e drogës… është e mundur, jo e pamundur, s’ka impossible, me kusht që t’jesh shqiptar : )
* democracy dies in darkness – moto, slogan i Washington Post
***
…Trumpi do duhej t’i fuqizojë tarifat për Kokainën – kishte shkruar dikush si parodi tek komentet e artikullit të Washintron Post, një dikush tjetër kishte shkruar “bujë e potere, gjithë ajo bujë pompoze, luftë drogës, vdekje drogës, por ja që droga e fitoi pra luftën, tani legalizoje, administroje, kontrolloje”, kishte aty rreth 140 komente në kohën kur iu qasa shkrimit, sipas shkrimit të “Washington Post”, Samantha Schmidt paska “raportuar” nga Ekuadori, kolegu Arturo Torres paska “raportuar” nga Kolombia, ndërsa Anthony Faiola paska udhëtuar në Shqipëri për ta dokumentuar rritjen e trafikimit me drogën kohëve të fundit gjatë bumit me kokainën jugo-verio-amerikane…
…është e vërtetë se dy Amerika-kontinentet, Jugu dhe Veriu, kurrë s’kanë qenë më prodhuese, më të begata, më “pjellore” sa i përket narko-industrisë, është marramendëse sa shumë drogash qarkullojnë andej… akoma pa dalur në oqean, akoma pa u nisur drejt destinacioneve globale, drejt Evropës, Azisë, Australisë… e vërtetë se janë kapur 22 tonelata nga autoritetet ushtarake-policore të Ekuadorit në Janar 2024, me të cilën video të “narko-bodrumit” dhe fillon artikulli i Washington Post, 22 tonelata është diç si rekord, kurrë s’janë kapur aq shumë gjatë historisë…
…e vërtetë se zyra e Kombeve të Bashkuara (UN) për Narkotikët dhe Krimin pati ardhur me shifrën rekord prej 2.757 tonelatave të kokainës prodhuar botërisht në v. 2022, 20% rritje krahasuar me v. 2021, e vërtetë se dhe shqiptarët dinë t’bëjnë tregti me drogat, amerikanët i prodhojnë… shqiptarët dhe narko-bosët e gjithë botës i tregtojnë, gjysmën e qarkullimit rishtas ua shesin vetë amerikanëve, dhe gjysmën tjetër kuptohet… botës, në ndonjë rast, në ndonjë rutë, në ndonjë “market” ndodhë shqiptarët mund t’jenë më të zotët se italianët, më të zotët se amerikanët, më të zotët se rusët, ukrainasit etj. por të shkruash shqiptarët e udhëheqin globin e narkotikëve, dhe atë nga qelia (si apaçët me sinjale tymi, mbase duke i ndezur cigaret)… sorry Washington Post, por është marrëzi, shkrimi juaj i ashtuquajtur “investigativ” nuk ka mbulesë dhe s’e ka besueshmërinë, as afër – vetë narko-tregtarët e Kolombisë kur ta lexojnë do qeshin e do shkoklohen me hamendësimet e “reporterëve” tuaj nga Kolombia e Ekuadori…
…të raportosh nga hoteli yt në Ekuador a Kolombi dhe të merresh me storie (ndoshta fiksionale) se shqiptari nga qelia e atjeshme e komanduaka rrjetin ndërkombëtar të kokainës amerikane, meksikane, jugo-amerikane, evropiane, aziatike, australiane, afrikane, thjesht qenka miqësuar me shefat e atjeshëm të drogës, gjithë kartelat e Latino-Amerikës unanimisht qenkan pajtuar që ky t’jetë “boss-i” të gjithëve, boss global, boss universal, (bosat e drogës e kanë këtë ves, kurrë s’kanë dëshirë t’jenë vetë krye-bosa, sapo dëgjojnë se fjala na qenka për 1 shqiptar, sakaq heqin dorë, i dorëzojnë me ambicje e me gjithçka, 1 shqiptar dhe përulet i gjithë globi, shqiptar i ngujuar në qeli por s’ka problem… OK, në rregull si teori, por SI, NA E SQARO SI?
…no problemos amigos, e ke aty brenda pultin e lidhur me gjithë satelitët, me gjithë Internetin, jo vetëm TV-pulti, jo vetëm antenat, tualeti yt ku ulesh është diç si antenë jep-e-marrëse, telekomandoja i dërgon valët dhe i pranon të cripto-kuantizuara, s’ka CIA a djall që i deshifron, jo vetëm pulti as jo vetëm iPhone (drogaxhi i rrezikshëm, shqiptar i rrezikshëm, por nuk ta sekuestrojnë as telefonin) në qeli si narko-boss i rrezikshëm ke qasje në big-data të AI sa u përket rrjeteve të Dark Web (njësoj si CIA, si FBI, si Interpol-i, si Europol-i etj)…
…tekefundit thjesht e ndez një cigare dhe me rrotullamat e tymit, nga errësira e qelisë si një kryeplak i apaçëve e udhëheqë perandorinë e drogës, narko-pernadorinë globale, mbarë bota e narko-bosave i kuptojnë sinjalet e tua – pa një pa dy i vëjnë direktivat në punë, urdhrat e tu zbatohen automatikisht amembanë globit, sidomos kolombianët janë fort të dëgjueshëm, amerikanët fort të devotshëm, meksikanët… kartelat e tyre rrinë gatitu në gjunjë, në co kohë në secilën sekondë, me 1 cigare nga qelia, me një tym e sinjalizon-komandon mbarë nëntokën dhe mbitokën e trafikut të kokainës, me kusht që t’jesh shqiptar, kudo që t’jesh, qoftë në Ekuador i ngujuar në qeli e qoftë në Turqi, duke qenë shqiptar je diç si superman i mbarë narko-trafikut botëror…
…të “raportosh” nga Kolombia është fort e besueshme, gazetari juaj (z. Drejtor i Washington Post, njësoj si Superman-i i filmave tuaj përnjëmend) duhet t’jetë edhe gazetar edhe superman, ndërsa si na e paska “dokumentuar” ky Faiola rolin e madh të shqiptarëve rreth “bumit” jugo-verio-amerikan me kokainën duke pyetur e hulumtuar në Shqipëri, as nuk është sqaruar nga vetë raportuesi juaj, nga i famshmi “raportuesi Faiola”, kuptohet as lexuesit anembanë botës të artikullit të Washington Post s’e kanë idenë, duhet t’merren me imagjinatën…
…natyrisht, ta pyesësh një polic italian, si artikullshkrues a si editor telefonon nga Washington-i dhe inspektori italian e konfirmon, patjetër, do thotë “shqiptarët janë më të rrezikshmit, më të mirët (varet nga përpsektiva), ua kalojnë Ndragheta-ve tona, brigadave t’kuqe… ua kalojnë të gjithëve, shqiptarët janë narko-mafiozër superiorë, thjesht janë të lindur me “superioritetin”, s’ka italianë që do thotë no nooo italiano sono buoni, per mangiare macaroni… jemi ne narko-mafiozët më të mëdhenj të botës, o ne o kolumbianët, jooooo shqiptarët, s’ka italian që thotë ashtu, askush i botës s’do thoshte nuk janë shqiptarët më të rrezikshmit, të dobët janë ata, as italianët, as holandezët, as kolombianët, as amerikanët askush i kësaj bote nuk thotë jemi ne supermanat e narkotikave, natyrisht klishe i përkryer, e dinë dhe filmat e Hollivudit madje, shqiptarët njihen botërisht tashmë, janë më të zotët me narko-zotësinë…
…shkrimin e Washington Post e paskan përkthyer dhe postuar pothuaj të gjithë mediatikët shqip (më dolen me dhjetra), me titullimat se shqiptarët qenkan bumi i trafikut global të kokainës, e paskan tejkaluar dhe Escobar-in etj. – ok, nëse ashtu thotë Samantha Schmidt, Arturo Torres dhe Anthony Faiola, padyshim atyre dhe u shitet, sepse punojnë për Washington Post, për mua NUK është shkrim bindës, s’ka bazë për të qenë “bindës”, nëse shkrimi i Washington Post na qenka “investigim gazetaresk” atëherë i bie se ne duhet besuar dhe filmin e Tom Cruise, gjoja si aksion-komedi (kam harruar si quhej ai filmi, nëse s’gabohem “American Made”, por Cruise e luan rolin kryesor), ku ai si pilot i angazhuar gjoja si “undercover” nga vetë CIA, nga DEA e furnizon gjithë Amerikën me drogë, për vite të tëra biznesi lulëzon, trafiku i narkotikëve lulëzon, investigimi i DEA-s, i CIA-s (i 4-5 organizatave federale) lulëzon, Amerika thjesht e pangopshme me narkotikat, nuk shihet as fundi as fillimi, më shumë duket si një cikël, si një “rreth”, në fund kur ndërrohen “peshqit” e mëdhenj të politikës në ShBA, asgjë – akteri ynë kryesor natyrisht “izolohet”, e bëjnë t’jetë një askushi, apo dhe e zhdukin dhe asgjë, mbaron “filmi”, njësoj si në realitet tutje asgjë, e shkuar e harruar…
…no no sorry Washington Post, democracy dies in darkness, demokracia vdes në errësirë, e vërtet por gjithashtu as zhurnalizmi, as gazetaria e errësirës duke prekur kuturu, si pulat qafëkëputura duke kërcyer nga cungu i kalbur, pothuaj nga balta… pa bazë, s’mund të thuhet se gjallon, se qenka gazetari e gjallë…