Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Pensione speciale apo dinjitoze sociale!

Tё veҫosh mes punёs e pёrkushtimit!

Ёshtё nё dinjitetin e shoqёrisё, shtetit, qeverisё dhe politikёs tё vlerёsojnё siҫ duhet punёn e meritat e kujtdo qytetari duke filluar nga mirёnjohja, rroga, vёmёndja mediatike e deri dekoratat e posaҫme pёr kёtё qёllim. Ndёrkohё, dhёnia e pensioneve speciale, qё Rama si “babagjysh” jep pёr vit tё ri pёr pak qytetarё nё fusha tё ndryshme tё jetёs, pёrtej dёshirёs pёr mirёkuptim, ngre edhe pikpyetje plot.   

Jo tё gjithё kanё dhёnё njёlloj nё jetё dhe me daljen nё pension disa meritojnё vlerёsim e mirёnjohje mё tej duke u shndёrruar nё shёmbull pёr mirё pёr tё gjithё. Pensionet vetё duhet tё shprehin me korrektёsi kёtё kontribut jete nё mёnyrё qё mё pas askush tё mos ketё arsye tё paragjykojё askёnd, bashkёqytetar, qeveri apo politikё.  

Tek ne masa e pensioneve ёshtё nё vetvete thellim i diferencimit nё shoqёri. Privilegjohen plot syresh, sidomos ata qё merren me politikё, me rroga tё majme falё “piramidash” tё sajuara me ligj qё mё pas pjellin pensione e privilegje qё janё prapё ku e ku me rrogat e shumicёs sё shqiptarёve qё ende punojnё, diferencohen pensionistёt e para dhe pas viteve ’90, nuk ka pensione minimale dinjitoze (sociale) qё tё garantojnё pleqёri pa meraqe apo politika sociale qё tё kompensojnё realisht pёr pensionet e ulta etj. 

Nё kёtё kontekst padrejtёsie tё bazuar nё ligj ndaj pensioneve, dhёnia e pensioneve speciale, aq sa ёshtё vlerёsim e respekt pёr syresh qё ka dhёnё vёrtet shumё, ёshtё njёkohёsisht edhe karshillёk, deri fyerje pёr punёn e dhjetra e qindramijrave tё tjerё qё dhanё po aq, nё mos mё shumё, dikur. 

Pavarёsisht rrethanave gjeopolitike e interpretimeve politike, ’90-ta e gjeti Shqipёrinё njё vend industrial, me bujqёsi moderne e zhvillime nё ҫdo fushё, arsim, shёndetёsi etj dhe kёtё e bёri puna e qindramijrave punёtorёve, kooperativistёve, intelektualёve, artistёve etj qё punuan me korrektёsi, devotshmёri, pёrkushtim ndaj shoqёrisё etj pa synuar nam e dekorata ndaj dhe po u hap thesi i fletёlavdёrimeve, dekoratave apo pensioneve speciale, “rradha” do tё jetё pafundёsisht e gjatё. 

Qeveria e qokave e fasadave!

Shteti e politika nuk duhet tё lёrё pёrshtypjen se favorizojnё nё shoqёri. Edhe diskriminimi pozitiv, sёrisht diskriminon sikurse shteti ka bёrё me ligj me pronёn historike qё nuk shkoi tek i zoti por tek “mё i zoti”, pagesat e energjisё, strehimin (ndёrkohё qё mbetёn pa shtёpi banorё nё shtёpi ish-pronarёsh, jepet falas pas tёrmetit njё e dytё) etj. 

Aq mё shumё shteti e politika nuk duhet tё lёrё pёrshtypjen se bёjnё qoka pёr interesa klienteliste apo zgjedhore mё tej duke patur parasysh ndikimin e disa prej kёtyre individёve nё shoqёri. Shteti e politika tё mos duken sikur po vlerёsojnё e nderojnё vetёm njё takёm qё ka rastisur tё jetё pranё rrethit tё tyre shoqёror duke shpёrfillur qytetarin punёmadh e korrekt por qё kamera nuk e kapi kurrё. 

Shqipёrinё e kanё bёrё breza tё tёrё ndaj dhe tё fillosh e bёsh lista tё shquarish, ёshtё e pashmagёshme qё tё harrosh e deri shpёrfillёsh plot dhe kjo mosvёmёndje tregon mosrespekt dhe pёrҫmim qё nuk lё shije tё mirё nё shoqёri. 

Shteti ka plot dekorata pёr tё vlerёsuar punёn e kontributit e kujtdo. E nёse ka plot artistё e sportistё etj, qё kanё dhёnё aq shumё dikur e sot jetojnё nё varfёri, zgjidhja nuk ёshtё dhёnia e pensioneve speciale pёr ta por ngritja e pensioneve njёlloj pёr tё gjithё sepse dinjiteti e respekti vlen njёlloj pёr tё gjithё e nderon shoqёrinё si e tёrё. Shteti duhet tё bёjё kujdes e tё respektojё sensin e masёs kur nderon e vlerёson dikё nё shoqёri sepse aq sa nderon dikё, mundet edhe tё fyejё plot tё tjerё sepse harresa lёndon shumё. 

Shteti e politika nuk duhet tё bёjnё qoka me para qё nuk ua la babai. Janё para tё taksapaguesve me tё varfёr nё kontinent dhe kontribute jete tё qindramijrave pensionistёve qё mund tё jenё anonimë pёr sytё e veshёt e kryeministrit, por jo pёr shoqёrinё e komunitetin qё i janё mirёnjohёs pёr jetё. 

Qeveria Rama do tё mbahet mёnd pёr shumё paradokse e karshillёqe e padyshim edhe si qeveria e qokave e fasadave. Nga “lyerja” si maskё ndaj degradimit urban, pronat publike privatit, konҫesionet, “kёshillimet” publike, piramidat e rrogave etj e deri tek pensionet speciale qё sa vlerёsim e pёrkujdesje pёr syresh, flasin edhe pёr karshillёk ndaj tё gjithёve dhe varfёrisё ulur kёmbёkryq. 

Sesa pensione speciale, vendi ka nevojё pёr pensione sociale e Partia Socialiste nuk duhet tё degradojё nё “social-shte” e zhgёnjejё masivisht pёr mё tepёr apo duke spekulluar se oferta ende mbetet non-grata Berisha! Ulja e borxhit publik nuk vlen kur varfёria pllakos nё vёnd. As turizmi kur rinia ka mendjen tё ikё. Dhe qё tё mos ndruhet askush se ia vlen tё jetosh e plakesh nё vёndin tёnd, shteti e politika duhet tё mendojnё pёr tё gjithё. 

Please follow and like us: