Ermir Hoxha: Një monografi për skulptorin Arben Bajo!
Të nderuar miq, kam kënaqësinë e veçantë të njoftoj daljen nga shtypi të botimit tim më të fundit, një monografi në formë katalogu dedikuar jetës dhe veprës së skulptorit të mirënjohur shqiptar Arben Bajo. Siç shumë prej jush mund ta dinë, skulptori Arben Bajo, një nga emrat më të rëndësishëm të skulpturës bashkohore shqiptare, u nda nga ne gjatë pandemisë Covid 19, në gusht të vitit 2020, duke ndërprerë në mes karrierën e tij të sukseshme që shtrihej në mbi tre dekada.
Autor i 10 ekspozitave personale brenda dhe jashtë vendit dhe dhjetra të tjera në grup, Arben Bajo ishte një nga personalitetet më të rëndësishëm të kohës së vet. Me krijimtarinë e tij, shtrirë në mbi tre dekada, ai përbën një nga zërat më përfaqësues të skulpturës shqiptare bashkohore. Me realizimin e këtij botimi, vlerësohet jo vetëm krijimtaria e tij, por dhe vetë fizionomia e skulpturës shqiptare të dekadave të fundit.
Botimi voluminoz me 420 faqe, paraprihet nga një tekst prezantues dhe shpjegues mbi krijimtarinë e Arben Bajos, disa intervista të vetë autorit dhe disa tekste kuratoriale të realizuara nga miku dhe konsulenti i botimit Prof. Gazmend Leka. Pjesa tjetër rreth 80 % e tij i takojnë krijimtarisë së tij në shtrirje kronologjike në formë katalogu.
Duke shpresuar në praninë tuaj ju ftoj në galerinë FAB, ditën e Hënë, 30 Dhjetor 2024, ora 11.00 në promovimin mediatik të botimit.
Botimi u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Bashkisë Tiranë.
——————–
Dear friends, I have the special pleasure of announcing the release of my latest publication, a monograph in the form of a catalog dedicated to the life and work of the well-known Albanian sculptor ARBEN BAJO. As many of you may know, the sculptor Arben Bajo, one of the most important names in contemporary Albanian sculpture, left us during the Covid 19 pandemic, in August 2020, interrupting his successful career that spanned over three decades.
Author of 10 personal exhibitions at home and abroad and dozens more in groups, Arben Bajo was one of the most important personalities of his time. With his creativity, spanning over three decades, he constitutes one of the most representative voices of contemporary Albanian sculpture. With the realization of this publication, not only his creativity is appreciated, but also the very physiognomy of Albanian sculpture of recent decades.
The voluminous publication with 420 pages, is preceded by an introductory and explanatory text on the creativity of Arben Bajo, several interviews of the author himself and several curatorial texts produced by his friend and consultant of the publication Prof. Gazmend Leka. The remaining part, about 80% of it, belongs to his creativity in chronological order in the form of a catalog.
Hoping for your presence, I invite you to the FAB gallery, on Monday, December 30 at 11:00 am, for the media promotion of the publication.
The publication was made possible thanks to the financial support of the Municipality of Tirana.