Alket Veliu: 2024, viti i Çamërisë!
Viti 2024 ishte një vit i rëndësishëm për memorien historike të shqiptarëve të Çamërisë, që përkoi me 80 vjetorin e genocidit grek, për Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” ishte një vit i mbushur me aktivitete të shumta dhe me mesazhe të qarta për t’i thënë Jo harresës dhe për të kërkuar drejtësi për Shqiptarët e Çamërisë.
Në këtë fundviti, do të dëshiroja t’i drejtohesha me mirënjohje dhe falenderime disa personave:
Dua ta nis me shkrimtarin, gazetarin dhe dramaturgun Arben Iliazi, i palodhur për të promovuar vlerat e Çamërisë në të gjitha dimesionet e saj.
Një falenderim të veçantë Ambasadorit Shaban Murati, të cilin do ta cilësoja ndërgjegja e shqiptarëve, i cili di të sfidojë si askush me veprat dhe opinionet e tij të shumta, duke dëshmuar shkëlqyeshëm se kombi është mbi partitë dhe jo partitë mbi kombin.
Akademik, Prof. Dr Ksenofon Krisafi me cilësitë e intelektualit patriot ka mbështetur fuqimisht çështjen çame. Në krye të Lidhjes Shqiptare në botë, dega Shqiperi ka patur bashkëpunim me Fondacionin për organizimin e aktiviteteve ne kujtim të viktimave të Çamërisë 80 vjet më parë.
Admirina Peçin e falenderoj për punën disa mujore për të na sjellë dokumentarin “Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një pasqyrim i vërtet i çështjes çame që nga zanafilla e saj dhe deri te sfidat që kjo çështje përballet ditët e sotme.
Profesorët e nderuar Hajredin Isufi, Irakli Kocollari, Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Hasan Bello dhe Shaban Murati i falenderoj që u bënë pjesë e këtij dokumentari duke konfirmuar edhe një herë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në trajtimin e çështjes çame.
Profesorët britanik James Pettifer dhe Miranda Vickers i falenderoj që na sollën përmbledhjen e studimeve për Çamërinë, librin “Çamëria dhe Greqia” – E tashmja dhe e shkuara, botuar nga fondacioni në gjuhën shqipe dhe angleze, duke sjellë këndvështrimin e tyre mbi Çamërinë dhe çështjen çame.
Shkrimtarin, publiçistin, kineastin dhe ambasadorin Luan Rama e falenderoj për poemën e dhimbjes dhe shpresës çame, “Ode për tempujt që nuk u harruan” nëpërmjet së cilës solli bashkë me pasqyrimin e dramës çame edhe mezazhet e forta te faljes dhe paqes mes shqiptarëve dhe grekëve. Dua t’a falenderoj mikun Luan Rama dhe për pasqyrimin që i bëri antifashizmit çam në aktivitetin e organizuar në Maj 2024 nga Fondacioni.
“Ode për tempujt që nuk u harruan” u jetësua nga interpretimi brilant i aktorit Alfred Trebicka dhe realizimi filmik i Pandeli Çeço, faleminderit!
Shkrimtarët çam, Hekuran Halili, Arben Kondi dhe Ahmet Mehmeti, si gjithmonë të mrekullueshëm, i falenderoj për bashkëpunimin dhe shkrimet, botimet e reja që sollën në këtë vit të rëndësishëm përkujtimor të Çamërisë.
Faleminderit prof.dr Bashkim Kuçuku për bashkëpunimin, këshillat dhe projektet në vijim.
Nuk mund të lë pa falenderuar Komunën Skënderaj Kosovë, mikpritësit e ekspozitës fotografike “Mos Harro”.
Falenderim për Shoqatën Labëria për bashkëorganizimin e konferencës kushtuar njeriut institut, Fatos Mero Rrapaj.
Faleminderit FNAI, Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali që e përfshitë Çamërinë në agjendën tuaj këtë 80 vjetor të genocidit.
Faleminderit Rezart Rusi dhe patriotëve shqiptar në Toskana që krijuar Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” në Rajonin e Toskanës duke treguar që Çamëria na përket të gjithëve dhe bashkë duhet të luftojmë për të drejtat tona.
Faleminderit “5pyetjet.al”, Ilir Babaramo dhe Dylber Balla për qendrimin kombëtar të portalit mediatik dhe pasqyrimin e plotë që i keni bërë aktiviteteve për 80 vjetorin e genocidit.
Faleminderit Çerçiz Loloçi për vendin që i ke dhënë aktiviteteve tona në portalin tuaj Albspirit.
Bashkinë Konispol dhe kryetarin Erges Dule dua t’i falenderoj në mënyrë të veçantë jo thjesht për bashkëpunimin dhe ndihmën që dhanë gjatë realizimit të dokumentarit dhe poemës por edhe për aktivitetet e spikatura në përkujtim të 80 vjetorit të genocidit mbi shqiptarët që kjo bashki organizoi gjatë këtij viti.
Falenderime dhe mirënjohje për Sildi Koqini, një vajzë patriote, e palodhur, cila ka qenë pjesë aktive e gjithë projekteve dhe aktiviteteve të fondacionit. Faleminderit Asibela Kasemi për pasqyrimin estetik të aktiviteteve të fondacionit.
Për herë të parë një kryetar shteti shqiptar vendos kurorë lule në varrezat e Kllogjerit në nderim të viktimave të genocidit grek. Mirënjohje për Presidentin Bajram Begaj.
Mirënjohje edhe për ministren Anila Denaj, e vetmja anëtare e kabinetit qeveritar që nderoi viktimat e Çamërisë në Kllogjer.
Së fundi falenderim dhe mirënjohje për miqtë e fondacionit të cilët ishin pjesë e aktiviteteve tona në Shqipëri, Kosovë dhe Itali. Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme dhe motivuese për punën tonë.
Një përmbledhje e shkurtër e aktiviteteve:
1. Më 1 shkurt 2024 Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” hapi ekspozitën fotografike “80 Vjet Genocid” pranë Kalasë së Tiranës.
2. Më 21 shkurt u zhvillua promovimi i librit të Ambasador Shaban Muratit “Konteksti rajonal i aleances strategjike Shqiperi-Turqi”.
3. Më 7 mars Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” hapi në sheshin qendror në Skënderaj, Kosovë, Ekspozitën Fotografike “Mos Harro”. Ekspozita përmbante foto autentike, që tregojnë pasojat e genocidit ushtruar mbi shqiptarët 80 vjet më parë në Çamëri dhe 25 vjet më parë në Kosovë.
4. Më 26 mars promovohet vepra e rrallë poetike “Alipashaida”, përgatitur nga Prof.Dr. Irakli Koçollari, ku në qendër është Çamëria dhe ku iu bë thirrje Akademisë së Shkencave të nxirren nga pluhuri i harresës veprat e autorëve të vjetër arvanitas e çamë!
5. Më 25 prill Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Atdhetare Labëria organizuan aktivitetin në kujtim të jetës dhe veprës së Fatos Mero Rrapajt, njeriut institut, mjeshtër i madh i folklorit dhe trashëgimisë shqiptare. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” solli në këtë aktivitet librin “Rënkimet e Çamërisë” botim i dytë.
6. Më 9 maj u përkujtua kontributi i Çamërisë në Luftën Antifashiste si figura emblematike e antifashizmit çam, Ali Demi. I ftuar ishte edhe nipi i Ali Demit, ambasador Luan Rama-shkrimtar, studiues i njohur dhe autor i librit “Pranvera dy hapa pranë” për Heroin e Popullit.
7. Më 21 maj u organizua shkëmbimi i vizitave të të rinjve dhe stafit të shkollës “Bido Sejko” Konispol dhe shkollës “Hamëz Jashari” Skënderaj. Vizitat në Memorialin Adem Jashari, Prekaz dhe Varrezat “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer janë një hap i rëndësishëm në sensibilizimin e brezave të rinj për dhunën genocidiale në Çamëri dhe Kosovë.
8. Më 11 qershor, në Kinema Millenium u shfaq dokumentari “Koha për t’u kthyer në shtëpi”, me skenar dhe regji të Admirina Peçit, që rindërtoi jetën e familjeve çame përpara dhe pasi nisi spastrimi etnik që u mori jetën mijëra fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave përmes masakrave në vitet 1944-1945. Filmi përmban dëshmi të gjalla, rrëfime autentike të të mbijetuarve të genocidit, me dëshirën e vetme për t’u kthyer në trojet e tyre.
9. Më 15-20 qershor ekspozita fotografike “Mos harro”, pas prezantimit në Tiranë dhe Skënderaj, Kosovë vjen me foto dëshmi të genocidit të ushtruar ndaj Shqiptarëve 80 vjet më parë në Çamëri dhe 25 vjet më parë ne Kosovë, në qytetet Vlorë, Fier, Durrës.
10. Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” promovoi më 19 qershor, në ambientet e Tirana Internacional, jetën dhe krijmtarinë e shkrimtarit Arben Kondi, i cili botoi, me rastin e 80 vjetorit të genocidit grek, kolanën me 10 vëllime për Çamërinë dhe librin e ri “Dëbimi”.
11. Më 30 qershor, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra organizoi një përkujtimore, ku përfshiu edhe Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”.
12. Më 30 qershor u zhvillua në Gjirokastër e Sarandë nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” një takim në kujtim të 80 vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë dhe 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
13. Më 28 Nëntor krijohet Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” Poggibosi, Toskanë, Itali dhe aktivitet me bashkëatdhetarët me rastin e festës se flamurit.
14. Më 7 Dhjetor “Diaspora 2024” në Montichiari, Brescia të ftuar nga FNAI – Federata kombëtare e organizatave shqiptare ne Itali, ku 80 vjetori i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë ishte në fokus te veçantë.
15. Më 18 dhjetor u shfaq në kinema Millennium, premierë dramatizimi i poemës epiko-tragjike të Luan Ramës “Ode për tempujt që nuk u harruan”, me një interpretim brilant të aktorit Alfred Trebicka dhe regji nga Pandeli Çeço.
16. U botua libri “Çamëria dhe Greqia”- “E shkuara dhe e tashmja” i autorëve të mirënjohur britanik Miranda Vickers dhe James Pettifer.