Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: 2025 e qytetarit me 7 “xhuxhat” e ndryshimit

Shprehja e Gjykatёs Kushtetuese pas kёrkesёs sё 7 partive opozitare ndaj ndryshimeve nё Kodin Zgjedhor, befasoi jo pak në vend. Ndonse 7 parti tё vogla, ankimuesit folёn pёr shumicёn nё vёnd tё zhgёnjyer nga amullia nё politikё dhe loja laj-thaj me Ramёn e Berishёn tё pёrjetshёm nё karriket e tyre. 

Refuzimi i Gjykatёs nuk ishte refuzim ndaj 7 partive tё vogla por shumicёs dhe si i tillё, pёrtej paragjykimit tё pavarёsisё sё drejtёsisё, ai vendim ishte shtysё pёr “dorё” tё lirё me votёn e nxitjen e zhgёnjimit, pёshtjellimit e apatisё qytetare ndaj saj.   

Kopsitja e votёs!

E megjithatё, ndonse Gjykata Kushtetuese vendosi pёr ndryshimet nё ligjin zgjedhor, ajo nuk vendosi se kush hyn si deputet nё Kuvёnd. Pёr kёdo qё e do ndryshimin, aq shumё sa paradoksalisht ёshtё ndruajtur prej tij deri tani, mbetet gjithnjё mundёsia, edhe me kёtё ligj zgjedhor, pёr tё detyruar PS e PD tё kapёrdijnё “ilaҫin” qё ato e sajuan pёr tё tjerё. 

Nuk ka ligj zgjedhor tё pёrsosur pёr shpёrdarjen e karrikeve nё Kuvёnd dhe garёn zgjedhore e bёn tё pabarabartё dhe diskriminues qё nё start jo vetёm qasja si pёrllogariten karriket por edhe financimi paraprak nga buxheti (“ca tё nёnёs, ca tё njerkёs”) me pёrfitues partitё e mёdha, “mbivendosja” e pushtetarit me politikanin nё fushatё zgjedhore (fushatё partiake me makinё qeveritare) etj. E megjithatё, qytetari ёshtё prapё i vetёm nё dhomёn e fshehtё.     

Ngjitën bukën e thyer!

Ujdia e mbylljes sё listave hoqi ҫdo dyshim se PS mashtroi kur u zotua solemnisht para popullit e SHBA pёr ndёrprerjen e marrёdhёnieve me PD e non-gratёs. Gjithnjё kanё qёnё e mbeten bashkё pёr interesa e pushtet, nga ligji zgjedhor, katapultimi i rrogave, amnistia etj nё karshillёk ndaj shumicёs nё vёnd. 

Sot pakёnaqёsia nga qeverisjet PS e PD gёlon tek shumica nё vёnd. Pёr idealizёm nuk bёhet mё fjalё sepse tё kamurit e pushtetit nuk frymёzojnё mё, militantёt po firojnё sepse hallet rёndojnё po njёlloj dhe vetё “oborri” dorёshtrёnguar i politikёs po e mbyll rrethin e tij. 

Por, ndonse kupa pёr ndryshim derdhet dhe ёshtё bёrё pellg, paradoksi mes dёshirёs nga njёra anё dhe ndruajtjes e mosbesimit qytetar tek ndryshimi mbetet ende fatalitet.  

Bojkoti nuk ёshtё zgjidhje sepse ligji zgjedhor nuk ka “kuorum” pavlefshmёrie dhe pёrtej oborrit PS-PD me soj e sorrollop, ka aq fanatikё sa kutitё tё mos mbeten bosh. Zgjidhja e vetme mbetet bashkimi i ri opozitar dhe ftesa ndaj qytetarit pёr votim ndryshe njёherё nё jetё. 

E nisёn, t’a bitisin bashkё!

7 “xhuxhat” qё u bёnё bashkё nё Gjykatё Kushtetuese, duhet tё ulen prapё bashkё sepse qytetari do derё tё trokasё. Pavarёsisht presioneve, rezervave, premtimeve etj, tek dhoma e fshehtё votuesi ka dёshmitar vetёm ndёrgjegjen e tij. Votёn e vet e komandon ai dhe nёse do ndryshimin, nёse do qё fёmija e tij tё mos plaket si ai me “Berishёn” apo “Ramёn” e rradhёs nё krye, boll qё pёrbri listave tё PS e PD tё lexojё edhe atё tё opozitёs sё re tё bashkuar pёr ndryshim.   

Deri ditёn e votimit, barra e shpresёs, besimit e dёshirёs pёr ndryshim bie tek opozita e re. 7 “xhuxhat” dalin një kokë mbi PS e PD kur bёhen bashkё e siҫ e nisёn bashkё tek Gjykata Kushtetuese, t’a bitisin bashkё tek Gjykata e Faktit duke u rregjistruar si emёr i vetёm pёr ndryshim. 

Votuesit e ndryshimit presin njё emёr tё ri nё fletёn e votimit qё pёrmbledh tё gjithё e gjithshka. Jo mizёri emrash e lista partish kryetarёsh-kokosh secili nё “kotecin” e egos sё tij si deri mё sot.  

Kjo aleancё e re duhet tё ketё sa mё parё kryetarin e saj (me rotacion apo emёr i respektuar nga shoqёria civile), drejtuesit vendorё, logon e parrullat e saj, numrin e telefonit, Facebook, selinё etj sepse koha nuk pret dhe e mira e qytetari duan kohёn e tyre. 

Atёhere dhe vetёm atёhere, votuesi tek kutia e votimit ka gurin e arrёn nё dorё dhe asnjё arsye tё qahet apo fajёsojё tjetёrkёnd pёrveҫ vetvetes. Njёherё nё jetё, nё mos pёr vete pёr fёmijёt, tё votohet ndryshe nga mё parё. 

Tranzicion nr.2 me petk tё BE!

Koha tregoi se dyshja Rama-Berisha me parti janё e shkuara qё mban peng.  Ndonse Republikё (pa ditёlindje!), jetojmё nё “Monarki” sepse karrikja e interesave dhe egos nё politikё mbahet e ngrohtё me dekada (mbase sa tё mbushin moshёn pinjollёt!) me shpresё se privilegjet e abuzimi mund tё shijohen e trashёgohen pafundёsisht. 

Fёmijёve tanё nuk duhet t’u ngecim nё derё njё “Tranzicion 2.0” me pinjollё, soj e sorrollop tё “oxhaqeve” tё mёdha tё oborrit tё sotёm grotesk e dramatik politik qё Rama e Berisha po ҫimentojnё. Dekada propagande pafre, pabarazie e diskriminimi pafund, karshillёku e abuzimi nё politikё kanё emёr e quhen PS e PD ndaj dhe ndryshimi si domosdoshmёri ёshtё pёrtej kёsaj dysheje qё ka rrёnuar njerёzillёkun mes nesh. 

Tam-tamet e reformave, karabinave, rrugёve, dekoreve, statistikave e podcasteve, titujve mediatik e lёvdatave nga bota etj, nuk mbulojnё dot pabarazinё, padrejtёsinё, skamjen, zhgёnjimin, dёshpёrimin qytetar etj me besimin tek e ardhmja si ujёt e pakёt. 

“Dhurata” bashkim e 2025 

PS e PD po bёjnё gjithshka pёr tё ruajtur pushtet e privilegje. I komplekson vota e lirё ndaj dhe prej 2008 kuturisen t’a marrin peng atё. I kanё hyrё detit me kёmbё se vota nuk merret peng sa kohё kutia e votimit mbetet e fshehtё e iluzionet fashiten njё ditё. 

Sot ndryshimi nuk ёshtё mё luks por nevojё dhe PS e PD mund tё bien nё “gropёn” e hapur pёr tё tjerё edhe me kёtё ligj zgjedhor. Sado klientelist ky ligj, boll qё qytetari tё votojё qoftё edhe njё herё tё vetme nё jetё ndryshe nga mё parё qё PS e PD tё ulen me kёmbё nё tokё. 

Qytetari nuk humbet gjё sepse mё keq nuk ka. Vetёm fiton e mbi tё gjitha del nё pah dinjiteti qytetar dhe askush nuk ul mё sytё para pasqyrёs e fёmijёve tё tij. 

Por qё ndryshimi tё preket me “dorё” e nxisё frymё e masivitet nё kutitё e votimit, njё dorё duhet t’a japё edhe opozita e re e bashkuar pёr hir tё ndryshimit. PS e PD kontrollojnё shumё por jo gjithshka. Topi ёshtё tek qytetari që si “Borёbardha” bashkë me 7 “xhuxhat” e politikёs kanë mundësi t’i mbyllin derёn “shtrigёs” sё tranzicionit me “mollёn” qё pёrgjumi gjatё. 

E keqja ёshtё bёrё bashkё në politikë ndaj edhe e mira duhet tё jetё po njё. Do tё ishte dhurata mё e mirё për vitin e ri për këdo që ende beson e shpreson tek e mira në vendin e tij. 

Please follow and like us: