Natasha Lako: Vangjel Bojaxhi, kalorës me zemrën e artë!
Vangjel Bojaxhi, me të cilin ndaj gjithçka të bukur të përbashkët, sot feston 70-vjetorin.
Pjekuri jete, dashuri dhe kujdes për të afërmit, aq sa më ka bërë nga më të veçanta shumë ditë të mijat. Më ka kuptuar dhe më kupton, që nga dita kur në kalanë e Beratit, shkoja në shtëpinë e gjyshit dhe kërceja në çardhakun e madh si balerinë, më pas edhe kur shkëputa nga një revistë Zhakëlinën e Pikasos e deri sot, kur përtej meje, që nga Teksasi udhëton për Konferenca Ndërkombëtare për arritjet e Inteligjencës Artificiale. Ti shkëlqen në 70-vjetorin tënd Xheli, si fëmijtë Bojaxhinj në fushat e tyre dhe meriton çdo urim të bukur, si baba dhe si bashkëshort, veç të tjerash për mua si mik dhe shok, por dhe si trashëgimtar i emrit të gjyshit tim beratas. Edhe poet pak nga delli i përbashkët, me poezinë që më ke dërguar me rastin e ditëlindjes sime, që ti e ke përkthyer nga shqipja, në anglisht, frëngjisht, madje edhe në gjuhën kineze. Je i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua, por për të gjithë! Dëshëroj që këtë ta bëj të njohur, si e meriton ti në këtë 70-vjetor, sepse ti mbetesh kalorës me zemrën e artë, jo vetëm me çmime të arta, i diturive dhe traditës më të mirë shqiptare.