Punimi i Shpend Bengut publikohet në revistën ndërkombëtare “EXSPRESSION”
Nnë punim shkencor i piktorit shqiptar Shpend Bengu është publikuar së fundmi në revistën “EXSPRESSION”. Në mesazhin e tij, autori jep më shumë detaje për këtë botim:
Është një kënaqësi e veçantë për mua, publikimi i artikullit tim me titull: “New Perspectives on Rock Art in North Albania (Pictograms and petroglyphs of Rubik’s Cave)” “Perspektiva të reja mbi Artin Shkëmbor në Shqipërinë e Veriut (Piktogramet dhe petroglifet e Shpellës së Rubikut”) i botuar së fundmi në numrin 46 të Revistës Ndërkombëtare të Antropologjisë Konceptuale “EXSPRESSION”, të drejtuar nga Profesor Emmanuel Anati. Një falenderim i veçantë i takon profesor Emmanuel Anati, Qendrës së Studimeve Atelier – Antropologia e Preistoria, që drejtohet prej tij, si dhe të gjithë studiuesve dhe kërkuesve shqiptarë të Monumenteve Historike të Shqipërisë së Veriut e në veçanti të zonës së Mirditës.
Faleminderit Gjergj Marku, Julian Vlashi, Viktor Prendi, Gabriel Grabanica, Mark Mihilli, Sefer Gordi, Luan Nezha, Gjok Vuka, etj.
Faksimile nga botimi në revistën “EXSPRESSION”.