Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Kinezët i kanë “fajet” për fishekzjarret!

…e kam thënë shpesh (sidomos vitet e fundit) kur ndërrohen motet, gëzimi i PARË i vitit të ri është fundi i çmendurisë së fishekzjarreve, pa pushuar fishekzjarret asgjë s’duket normale, asgjë s’duket “tokësore”, është mjaft e çuditshme euforia njerëzore, asnjë specie tjetër e planetit s’bën kaq shumë zhurmë nga deliri se na qenka duke gjalluar, thuase qëllimi i fishekzjarreve është ta zgjojmë zotin nga gjumi sepse paska harruar që jemi këtu poshtë, andaj duhet t’ia përkujtojmë se akoma ekzistojmë, o t’ua bëjmë me dije alienëve, jashtëtokësorëve “shih, edhe ne gjallojmë, andaj bëjmë zhurmë, qielli s’është vetëm i juaji, as universi, kot pretendoni, është dhe i yni” – boooo secilin vit tashmë sikur kam filluar t’i “urrej” kinezët që i patën shpikur:).

…e bëra një kartolinë për kreativitetin e sky division (me vitin 2025), e cila kartolinë kreative do duhej ta ngërthente mbarësinë e motit të ri, urimin, dëshirat më të bukura… dhe gjithçka:).

Please follow and like us: