Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: Iku mbrëmë

Iku mbrëmë.

Kryqet u thyen

nga pesha e maleve tanë.

Trupat i harruan shpirtrat

në sirtarët e vdekjeve të parakohshme.

Nuk ishte gjëmë.

Iku.

Ndiqte gjurmët e një kumti të kaltër

dhe u vra si të tjerët

mbushur plumba harrimi të zbehtë.

Fat i thonë.

Fali o At Trishtimi

se e dinë çka s’bëjnë.

*

Flokëve të thinjur të lutjes tënde

po fryn e idhët

kjo këngë

Please follow and like us: