Bruna Gjoni Përvathi: A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë
I frigohem dashnisë …njaq sa i frigohem dekës
Ndaj udhëve i vë kryqe…
Hapat i lidh pas dere…
Zemrën e mbshtjellë me gjeth dafine mos me ma plas dhemta
Shpinën ia kthej murranit
Sytë…
Syt nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri
I frigohem dashnisë se veç dashnia të vret e t’la gjallë
T’thyen ashtën prej ikjeve
T’krrus shpinën tu prit
Ndaj sytë ….nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri.
*
A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë…?
Q’udhët t’i çel… njashtu siç çilen boçet e luleborës dimnave.
Q’hapat t’i z’gidh e t’i stërpik me ujë drandofili.
Q’sytë t’i nis me krahë zogjsh tu e kalue “Majën e Tyrbes”…
Me u pa sy m’sy
Pa u frig…
Lumnajave mbi Dri
Shënime: Maja e Tyrbes, mal që ndodhet pranë kalasë së Lezhës.
Dri, lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës.