Ardian Haziri: NGA JANARI NË GUSHT
Në mëngjesin e janarit të mjegullt;
Dëbora ka shtruar plafin e saj të bardhë;
Sa e paska ngarkuar kurorën e lisit;
E kodra atje lart, më tepër i ngjan plisit.
*
Në ditëftohtën e këtij fillimviti;
Pranë zjarrit flakërues, Markezi më shoqëron;
Me rrëfimin e Ana Magdalenës, stinë ndërron;
Në ishullin e gushtit përvëlues më dërgon.
Please follow and like us: