Albspirit

Media/News/Publishing

Jim Samson: Thoma Simaku, një nga zërat më të spikatur në muzikën britanike sot

2 JANAR 2025: Një mbrëmje plot emocione në sallën më prestigjoze në zemër të Londrës, Wigmore Hall, që cilësohet si “Salla e Muzikës së Dhomës e Europës!”

Kur më njoftuan datën e koncertit nuk besova se do të vinin shumë njerëz (dhe thashë me vehte, ata që duan do të vijnë, por nuk kanë faj njerëzit, disave mund të mos u ketë dalë rakia akoma).

Por salla ishte mbushur plot! Siç duket dashamirësit e muzikës ishin stërngopur me reklamat për Krishtlindjet: në supermarkete reklamat këtu fillojnë që në verë, për t’u intensifikuar me crescendo të ndjeshme gjatë gjithë vjeshtës dhe sidomos në dhjetor ku qëndrojnë gjithmonë në kulminacion!

Premierat botërore janë evenimente që mbahen mënd dhe hyjnë në kalendarin e jetës së kompozitorit për të mos dalë më – është ditëlindja e një vepre të re! Për këtë vepër që zgjat rreth 20 minuta, me ngjyrat e saj të larmishme që përshkojnë të gjithë tastierën, bile futen edhe brenda kapakut të pianos për të kapur atë cilësi metalike të telave; dhe me gamën e dinamikave të saj që shtrihen që nga belbëzima deri tek ulërima e tingullit, nuk mund të kisha imagjinuar një sallë më të përshtatshme se sa Wigmore Hall: akustika e saj aq e ngrohtë e ledhaton dhe e josh për vete tingullin. Po kështu, dhe vetë programi i koncertit nuk mund të ishte kompozuar më bukur; aty ndërthuren veprat e dy kompozitorëve aq të dashur për mua, Chopin dhe Ligeti, me pjesë që ndërlidhen si hallkat e zinxhirit, dhe që “Catena IV” u bën homazh, veç e veç, dhe të dyve bashkë.

Muzikologu anglez Jim Samson, profesor i Universitetit Royal Holloway të Londrës dhe autor i disa librave për muzikën në Europë, e kish cilësuar qartësisht në artikullin e tij për këtë concert që ju shpërnda spektatorëve, se këto vepra ishin zgjedhur në “mënyrë strategjike”! Duke u ndalur tek “Catena IV”, kritiku anglez shkruan: “I lindur në Shqipëri, por qytetar britanik që në vitin 2000, Thoma Simaku është një nga zërat më të spikatur në muzikën britanike sot”.

https://www.facebook.com/100000961177843/videos/pcb.27960345710247427/1329265398392853

Please follow and like us: