Roland Lami: Dorëheqja një tabu në politikën shqiptare
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij po ashtu edhe si kryetari i partisë së tij pas 10 vitesh drejtim me bilance pozitive si ne zgjedhje dhe ne qeverisje. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë të rishikoj pozicionin e tij duke u shprehur në një konferencë për shtyp “Kanadaja meriton të ketë një zgjedhje të vërtetë” për zgjedhjet e ardhshme. Është e qartë se nëse mua më duhet të luftoj beteja të brendshme, nuk mund të jem zgjedhja më e mirë për kanadezët”, u shpreh Trudeau. Si ky rast mund të permendim me qindra në vendet me demokraci të konsoliduar ,rasti i fundit Presidenti ne detyrë Z. Biden, i cili referuar sondazheve dhe zërave brenda dhe jashtë partisë për zgjedhjet presidenciale në Amerikë i hapi rrugën një kandidateje tjetër. Sondazhet, presioni i grupeve dhe fraksioneve brenda qeverisjes apo formacionit politik që ai / ajo i shtyn ata jo pak raste të shikojnë doreheqjen si mekanizëm ripërtëritje dhe rigjenerimi i jetës politke.
Nuk është se u mungon egoizmi, mosdëshira për të zgjatur sa më shumë adrenalinën e ushtrimit të pushtetit, përjetimin i të qenurit i fuqishëm apo i të vetndjerit i rëndësishëm por janë mekanizma personal dhe sociale që bëjnë të mundur që lideri të kuptoj që nuk i perket vetëm vetes apo familjes së tij por më shumë se kaq. Lideri bashkë me privilegjin që i është dhënë për të drejtuar një formacion politik apo qeverisje ka dhe pergjegjësinë për të garantuar suksesin e formacionit politik dhe opinionit pubik që e ka votuar atë. Nuk perceptohet dot që fatura morale dhe politike që i adresohet liderit për arsye nga me të shumtat ti faturohet qeverisjes, institucionit që drejton apo formacionit politik ku bën pjesë. Aq më shumë në raste kur mbi te rendon një akuz e ngritur nga institucionet ligjzbatuese ku pavarisisht se prezumimi i pafajsis është një postulat i pashkruar por i kjo nuk e shfajëson atë nga kostoja politike dhe morale në sytë e opinionit publik.
Në realitetin politk shqiptarë të dhënat e sondazheve që tregojnë kuota në ulje ose stanacion për lider të rëndësishëm të opozitës , thellim fraksione brenda partive politike që drejtojnë, braktisje nga antarësia apo akuza që drejtohet ndaj tyre për korrupsion aktiv ose pasiv nga organi i akuzës janë tregues jo vetem që nuk sherbejnë për të riparë mundësinë e dorëheqjes për të mos i faturuar koston personale partisë që drejton por perkundrazi i bën më agresiv për të mbajtur pushtetin me thonjë.
Sot që flasim figura të rëndësishëm të politikës si Z, Berisha drejtuesi i Partisë Demokratike, Z. Meta drejtues i Partisë së Lirisë, Z. Mediu drejtues i Partisë Republikane dhe Z. Erion Velia kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës jane nën hetim nga SPAK. Sigurisht, fakti që akuzohen nga organi i akuzës nuk i bën të fajshëm përsa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë por politikisht dhe moralisht janë një kosto për partitë respektive.
Nuk mund të kesh kredo morale për sa kohë je i akuzuar për korrupsion apo shpërdorim detyre nga organi i akuzës, Nuk mund te jesh i besueshëm kur akuzon rivalin politik kur je vet i akuzuar. Nuk meresh seriozisht kur ndoshta edhe me të drejtë ke rezerva apo fakte për instrumentalizimin e organit të akuzës apo gjyqësorit për sa kohë je vet në bankën e të akuzuarit pasi ndodhesh në konflikt interesi. Nuk mund të mos përdoresh nga kundërshtari politik në prag fushate për të ulur kredon moral. Nuk mund të mos kesh vemendjen e medias duke të të devijuar jo pak raste nga agjenda politike duke të fokusuar te ajo personale.Nuk mund të mos kanalizodh gjithë strategjinë opozitare ne mbrojtje jo në alternativ qeverisëse.
Mirëpo, e gjithë kjo rrethanë për figurat e mësipërm nuk përbën ndonjë problem, përkundrazi është një mundësi e “mire” sipas tyre për të qenë në qendër të vemendjes së hapësirës publike. Një arsye më shumë për të qëndruar në politik pasi e ke më të lehtë që akuzën që adresohet ndaj teje ta amballazhosh si akuzë për arsye politike. Eshtë një mundësi e artë për të rreshtuar besnikët rreth vetes si mburoj për cdo skenar të keq pavarësisht kostos politike që i shkakton grupin apo formacionit politik ku bën pjesë duke cënuar shumë parametra të demokracisë së brendshme. Një motiv më shumë për të konsoliduar pushtetin personal si të ndjerit l mbrojtur psikologjjikisht ndaj kërcënimit që vjen nga pushteti l drejtësisë. Një arsye për të qenë më shumë radikal në ligjërim dhe sjellje politike duke fituar pëlqimin dhe mbështetjen e elektoratit basion por duke humbur atë që njihet elektorati gri.
Një kosto e panevojshme për personin në fjalë dhe subjektin politik që drejton. Dorëheqja të gjithë ketë energji negative e sfumon duke i dhënë mundësi formacionit apo institucionit për ripërtërite, Ish lideri jo më si institucion por si individ ndjek rrugën penale dhe shfajësimi nëse rezulton i pafajshëm nga drejtësia e forcon më shumë atë duke i dhënë një kredo morale dhe politike në sytë e opinionit publike dhe formacionit politik ku ai / ajo bëjnë pjesë. Një fitore me drejtësisë është edhe një fitore në karieren politike pasi vjen me kredo moral të fituar dhe jo me kredo moral të diskredituar duke u fshehur mbas postit apo drejtimit si lider partie.