Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Muka: Gjirokastriçja në golën e xinën e shkrimtarit, Shpëtim A. Emiri

Gjirokastriçja në golën e xinën e shkrimtarit, Shpëtim A. Emiri, zgudulisur duke gjezdisur e gërvëlisur në faqet e librit të tij të dhjetë, ama të vërtetë: “Në gjunjë para mirësisë”.

 Një libër që këndohet me një frimë, shkruar me dashuri e përkushtim për njerëz e ngjarje të jetuara.

Ja ç’qëmtova, ç’kreva, fjalë të reja, e vëndçe plot, ndjesë se mbaso kam harruar nonjë:

Dorëndërja për lëmoshë ishte TURP… Gjirokastriti ndërte këmbën, para se të ndërte dorën!, sevap, i panjeri, u syndërsynë, ndolli neps, dorënderuri,  çfarë do të vëmë në gojë me atë kodosh luge të florinjtë…, lugë llamburitëse, xhanëm, kishte kuturisur, namusqarë, qederosur, hë mo erdhi me trastë a pa trastë, ja sheshi -ja mejdani, shkruaje në kartë e prite në të ardhtë, ka naze, bëj nder të pësoç qeder, u gajasëm, vithisja, humbja e asaj çikë pasurie, ja bënte “mu”, akullheshtjen, për të gazmuar atmosferën, xëc, na sajdisi, kullufiteshin, i humbur në mëvetësi, pragvdekje. A mundet që një djalë nga Palortoja ta zbriste nga kali një burrë nga Dunavati? Hë mi, më thuaj një çikë, e dokëdisi, e flamosura, e ç’më pjet si është? Dit’ e zezë, për lumë, u bëtë gazi i botës. E ç’mollois mo mavri me bojë?

Tani ç’o të shini, sa të patakseni, te tregimi: “Mbrojtja e hapësirës ajrore” me personazh xha Bido Çanon e Telo Mezinin:

Respekti për dijen në Gjirokastër ishte epidemi, Gjirokastra buzëhollë, përfaqësues i sojllinjve, sapo që i zoti sëkëlldis gjitonin, komandën e merr gjitoni, t’i hante kokën me të mirë, sehir të parë o të ketë avlinë time ama, e ç’ke me të,a i zi?- vetëmolloisej, ç’keni në mënde të bëni mo?, ç’më zë në gole të tila gjëra, të veç të ankoneç ku të duaç, po një gjë të diç. More Telo o të bëj një pjetje u ti, po dua të më japç xhevap si Telo e si krietar njëherësh, tabiatet e vëndit, shkojnë në hava aropllanët, hequr këmbët bran, më lanetisi, më hinë ethet, çoç, qederosur, gjesdisur, pëshpëshet, hiç po Habili,

Tjatër tregim: putanën, nuk i vë dot kutin, bëra sevap me një rospi, gjëma, njëçikë, më hinë ethet e gushtit, nami i fëlliqur, pallaska, i vriste këpuca, lëshuar ergjele.

Tjatër tregime: më rruat karrigja, malukati, edepsëzi, katrahurë,  sefte, poçe-korroçe, hane shan e hane Bagdat, ngritur menatë, tertipet, mos ma vur re, u hardallos, vërviste, fanella e leshit, tamahqar. Ja ti -ja u, për ibret të Zotit, u prëjtëm muhabet, lugjetër, thela mbi bisht, ik mos na rokanis kokën, sajdisje, etj.

Hë tani më thoni mo/mi gaz, ju gjirokastitë që merrni haber nga kjo gjuhë, nuk është për të lëvduar pa dëngla e pa vickla, ki djalë i Alizotit me emër, që na u bë shkrimtar e na prën e na sklehas me librat (qitapet) që shkruan jo si ca të tjerë që shkruajnë gadrabudra e gavoxivo.

 Rrofç mo djalë nga Palortoja me emra shumë e mbi të gjithë Ismailë që e keshe mik.

Please follow and like us: