Liberalizmi i ri vs Statizmit-Komunizmit-Globalizmit
Analizë nga avokate Brikena Bogdo
Donald Trump: “Amerika nuk do të jetë kurrë komuniste”, “Të marrim demokracinë tonë në dorë”. Globalizëm-komunizëm,-statizëm,- taksim,-korrupsion,-abuzim-luftëra, i lidh një bosht, gjenerojnë njëra tjetrën, me strategji të qarta dhe axhendë. Kush janë armiqtë historikë të tyre? Feja-liberalizmi-demokracia. Në çfarë pozicionesh qëndron Amerika dhe Trump midis këtyre dy koncepteve diametralisht të kundërta? Ndërkohë, Amerika e ka tashmë të ngritur sistemin komunist të konfiskimit të pronës dhe sistemin post komunist të përdorimit të pronës.
E majtë, e djathtë shitet sikur aktualisht është thjesht ndryshim vlerash. Në fakt, ndryshimi është principal dhe themelor midis tyre, demokracisë dhe komunizmit. Përballë janë fuqia e individit (e djathta), fuqia e shtetit (e majta). Nëse fuqinë e merr individi, liria, në të gjitha dimensionet e saj i hap rrugën demokracisë, e shprehur nga të djathtët, nëse fuqinë e merr shteti në kurriz të individit dhe lirisë së tij ekonomike, politike, sociale, është majtizëm, statizëm, komunizëm. Amerika, Vendet e Europës Perëndimore, shiten si vende demokratike, por në themel kanë instaluar forma statizmi të egër, me emërtime dhe forma të kamufluara, në emër të politikave sociale dhe shërbimeve publike. Taksat e larta në këto vende etiketohen si pjesë të kapitalizmt të egër, por në fakt është statizëm i egër, për të degjeneruar drejt një komunizmi të egër. Këtë premton Trump, shkëputjen me komunizmin dhe format e saj statiste, për të çmitizuar fuqinë e shtetit, për frymëmarrje të individit dhe lirisë së tij, në të gjitha dimensionet.
Përse fitoren e Trump në Amerikë e konsideroj fitoren e Luftës së Dytë të Ftohtë të shekullit të 21? Përse e konsideroj fitoren e liberalizmit të ri? Ishte një përballje sërish e dy ideologjive, ajo çka po përjetonim përgjatë fundshekullit të XX dhe fillimshekullit XXI. Lufta e Parë e Ftohtë, midis dy kampeve Perëndimore dhe Lindore, përfundoi në vitet ‘90 me rënien e murit të Berlinit. Lufta e Dytë e Ftohtë, përfundon me fitoren e Trump. Por a përfundoi realisht kjo luftë e ftohtë, mbas viteve ‘90 dhe a do të përfundojë me ardhjen e Trump, ashtu siç ai premton, me zhdukje të komuinizmit në Amerikë? Faktikisht komunizmi depërtoi nëndheshëm edhe në Amerikë dhe Europën Perëndimore, paçka se në dukje Amerika po e luftonte atë, me gjuetinë e shtrigave, mbas Luftës së Dytë Botërore. Depërtoi, me axhendat emigratore, me politikat fiskale, mbytëse për individn dhe bizneset, duke arritur kulmin me Pandeminë, duke prishur balancën e pushteteve, drejt fuqizimit të pushtetit të qeverisë (u morrën vendime qeverie jetike për njeriun, antikushtetuese, duke mënjanuar fuqinë e parlamnetit të zgjedhur direkt nga populli). Lufta e Dytë e Ftohtë e shekullit të XXI (vitet 1990-2024), po degjeneronte drejt një lufte të nxehtë botërore, e nxitur drejtpërdrejt nga administrata Biden, Deep State-i, kryesisht në Luftën Ukrainë-Rusi, luftë e dy kampeve që u ndanë, për të treguar që ajo luftë e ftohtë vazhdonte, madje ziente nga brenda, drejt kulmimit të një lufte botërore.
Zgjedhjet amerikanë të vitit 2024, rezultuan revolucion paqësor, duke shmangur një luftë civile, por edhe luftë botërore. Komunizmi rrjedh si pasojë e luftrave, dhe u instalua pas revolucionit të Tetorit, duke u zgjeruar në Europën Lindore pas Luftës Dytë Botërore, për të gjeneruar konflikte, vrasje, burgosje e varfëri, si një eksperiment i egër njerëzor, me thelb luftën (lufta e klasave). Demokracia rrjedh si pasojë e paqes dhe gjeneron paqe, mirëqenie e prosperitet.
Në çfarë raporti qëndron komunizmi dhe kapitalizmi në Amerikë? A e përcakton pikërisht regjimi i pronës, i tokës, i shtëpisë edhe regjimin politik në një vend, nëse ai do të jetë i majtë apo i djathtë? Thelbi i dy ideologjive, e majtë, e djathtë, a është predominimi i statizmit, apo lirisë së individit? Por kur taksimi në Amerikë, përdoret si mjet të predominimit të shtetit mbi individin dhe lirisë së tij, si devijon koncepti kapitalizëm drejt komunizmit? Predominon centralizmi, apo liria e biznesit? Biznesi, i kontrolluar nga shteti, në çfarë raporti qëndron me kontrollin e vetë biznesit? Shteti kontrollon individin, apo është individi që kontrollon shtetin? Kursi Amerikan po ecte më shumë në drejtim të statizmit (që është themeli i komunizmit), apo në drejtimm të nismës së lirë tregtare, ekonomike, dhe të biznesit?
Menjëherë pas zgjedhjeve të 2024-ës multimiliarderi Elon Musk deklaroi që, tani do të merremi me Sorosin dhe dëmet që ai ka shkaktuar. Cilat janë dëmet? Mbase është thjesht një luftë midis multimiliarderësh, për dominim pasuror të botës? Menjëherë mbas zgjedhjeve të 2024-ës, Elon Musk i është rritur pasuria me 60% (mbi 400 miliardë dollarë është pasuria e tij, sa e gjithë GDP e Europës). Por ka një ndryshim esencial, pasi bëhet fjalë për pasuirnë e tij personale, pa futur duart në pasurinë shtetërore, siç ndodh me korrupsionin me politikat sociale, shërbimet publike, ku djersa dhe gjaku i qytetarëve devijojnë në xhepa pushtetarësh të korruptuar.
Miliarderi dhe majtisti George Soros është shkak,apo pasojë, apo të dyja? Soros nuk është vetëm individ, ai është linjë politike majtiste-komuniste, që nuk shkulet me largimin e një individi, apo edhe individëve që përbëjnë një axhendë. Ai është pasojë e një linje të hershme politike. Ai është një nga kokat e monstrës, por monstra prodhon të keqe dhe gjeneron të keqe, duke riprodhuar koka mostrash. Amerika ka prosperuar vetëm nëpërmjet sistemeve, fuqisë dhe paprekshmërisë së kushtetutës, jo me individë dhe koka individësh, që mund të ndërrojnë kurse politike, për të riprodhuar të keqen, mjerimin, luftën pafundësisht. Amerika, largimin e individëve e realizon me sistem, ku askush nuk qëndron më shumë se dy mandate në presidencë. Ndër shekuj janë larguar fizikisht Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Enveri, apo udhëheqsës të Europës Lindore komuniste, por monstra nxjerr sërish koka, gjeneron të keqe. Soros është koka mostër e komunizmit, target për tu asgjesur nga administrata Trump, por që prodhon sërish urrejtje ndaj të pasurve, por edhe shtresës sw mesme, sepse urren individin e lirë, që ta shndërrojë në skllav të shtetit dhe shtetëzimit, për të kulmuar në statizëm. Instalimi i komunizmit në vende të Europës Lindore, tregoi që lufta ndaj të pasurve nuk ishte dhe aq parimore, por konkurrencë se, kush do e zotëronte pasurinë e vendit. Jo më kot ngrita pyetjen më lart, mbase është luftë midis multimiliarderësh. Prandaj mbështes teorinë që është sistemi që mbron fatet njerëzore, jo individët. Por Amerika e ka të fortë sistemin, për të mos lejuar kultet e individit dhe pushtetet personale.
Në ndryshim nga të pasurit, që gjenerojnë pasurinë e tyre vetjake, apo të trashëguar, shteti komunist (Sekretari i parë i partisë, gjatë pushtetit komunist), ka pasurinë e të gjithë shtetit në një dorë. Në periudhën post komuniste, pas viteve ’90, përgjatë 30 viteve autokraci në Shqipëri, kreu i shtetit zotëron të gjithë pasurinë e vendit në dorë të tij, për ta shpërndarë si llokma për interesa personale të pushtetit, por edhe me gjerë drejt globalistëve-internacionalistë, apo New World Order dhe Deep State. Prandaj tentakulat sorosiste nuk u shkulën kurrë nga Europa Lindore, target i tij, për të ruajtur atë ideologji me të gjithë format, qoftë me emërtime të tjera. Ato tashmë kanë depërtaur edhe në Amerikë, për të realizuar ato dëme që tashmë dihen dhe fliten hapur nga Trump, Musk e të tjerë. Historikisht është luajtur me ndjeshmërinë njerëzore të varfërisë dhe do të vazhdojnë në shekuj, qoftë edhe duke prerë koka sorosianësh.
Majtisto-komunistët tentojnë të përfaqësojnë shtresa politike, kryesisht atë të varfër. Bernie Sanders fajson pretendenten e presidencës në Amerikë, Kamala Harris, që u largua nga klasa punëtore, prandaj humbi. Në fakt, me këtë shtresë më tepër është abuzuar, duke luajtur me ndjeshmërinë njerëzore, me varfërinë, me skamjen. Kjo shtresë, në këto zgjedhje, u ndërgjegjësua për këtë mashtrim të politikave të majta. Trump: – “Më i rrezikshëm se hajduti është gënjeshtari, sepse ai ndryshon perceptimin e botës” Komunizmi vjedh të vërtetën dhe perceptimin real të botës, duke vënë gishtin te të pasurit.
Fjala komunizëm mund të tingëllojë term anakronik, por realisht është më prezent se kurrë në Amerikë. Pse tashmë Amerika është përpara këtij fakti? Statizmi (thelbi i komunizmit) është në konkurrencë që tenton dominancën mbi kapitalizmin, mbi tregtinë e lirë, biznesin e lirë, për të tentuar një ekonomi të centralizuar, si në komunizëm. Këtë tendencë regresiste ndjenë amerikanët që po u rëndonte mbi shpatullat dhe xhepat e tyre. Amerikanët sot paguajnë taksë për tokën, nga 3000, deri 10 000 dollarë në vit, që do të thotë afër 25% të të ardhurave të individit. Nëse nuk e paguan taksën për tokën dhe shtëpinë, të merret prona dhe të sekuestrohet, për ta nxjerrë në ankand, për ta përdorur dikush tjetër. Pra, nuk është pronësi e pastër mbi pronën, por një formë përdorimi, i tokës dhe i shtëpisë, ku pronar real rezulton shteti.
Këto janë rreziqe, kur toka lihet thjesht në përdorim dhe pronar është shteti, që në një pushtet të zgjatur personal, apo axhende, tjetërson tokën e një vendi, ashtu siç synon axhenda sorosiste, për një tokë globale, me qeveri qëndrore. Toka globale është më e lëhtë për t’u realizuar me praktikat komuniste, ku toka është e shtetit dhe shumë e vështirë, në Europën Perëndimore, ku toka është private dhe e trashëguar.
Sekuestrimi i pronës, nëpërmjet mospagimit të taksës, sulmohet si kapitalizëm i egër, por sekuestrimi i pronës faktikisht është një komunizëm i egër. Përsëri ndeshemi në Amerikë, me të njëjtin koncept, pasuria është e atij që e punon, duke krijuar ankth dhe frikë. Kjo është forma më ideale për shkatërrimin e elitave reale, që formësohen me breza, duke e trashëguar pasurinë, siç ndodh në Europën Perëndimore, e cila ende e ruan me fanatizëm pronën e trashëgueshme, si vlerë dhe stabilitet ekomomik, por edhe psiko-fizik. Pasurimi i trashëgueshëm ndër breza, formëson ato breza, me baza të forta dhe të qëndrueshme ekonomike sociale, kulturore, që i mbijetojnë viteve dhe kohërave. Përse nuk i duan elitat reale? Sepse kanë ndërgjegje të ngjizur në breza, që është themeli i mirëqenies dhe prosperitetit njerëzore. Përse duan elitat e reja politike? Sepse janë të krijueshme lehtshëm, në një kohë shumë të shkurtër, janë të manipulueshme, janë të korruptueshme, janë të shantazhueshme. Ato elita politike, sot krijuan imazhe dhe mirazhe të rreme, të shkëputura krejt, nga realiteti amerikan, për të manipuluar dhe devijuar krejt zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik, drejt katastrofave ekonomike, që më pas gjenerojnë kriza socio-politike të cilat kulmojnë me luftëra. Vetëm ndërgjegjësimi i brendshëm, ngre shpirtrat e njerëzve për të tejkaluar interesat personale. Ky qarkullim i të mirave materiale, i ndërgjegjshëm, pa imponime të jashtme, ankthe e frikëra, është mburoja kundër korrupsionit. Në të kundërt, taksimet e rritura në mënyrë irracionale, vetëm për fuqizimin e shtetit, prodhojnë, jo vetëm ankthe e frikëra, por korrupsion galopante, varfërim shtresash shoqërore, për të kulmuar në luftëra botërore, humbje jetësh të pafajshme.
Sekuestro e pronës dhe e pasurisë, është koncept i shprehur gjerësisht në kode penale, për individë, grupe të korruptuara, apo për vjedhje, grupe të strukturuara kriminale, mashtrime. Por, kur hyn si koncept, për të të marrë të mirat materiale që individët kanë prodhuar me gjakun dhe djersën, pse nuk paguan taksën, hyn si koncept regjimi autokratik, statist e komunist, duke i rënduar jetën. Trump do fitojë realisht luftën kundër komunizmit, nëse arrin të ndajë qartësisht këto dy ideologji, në thelb krejt të kundërta, por që shiten sikur janë të njëjta.
Në konceptin e pronësisë, Amerika ndryshon rrënjësisht me Europën, duke cënuar një koncept të rëndësishëm të trashëgimisë dhe të drejtave pronësore, por që i hap rrugë një koncepti komunist, statizmit. Shteti bëhet në këtë formë rregullatori dominant i pronës së patundshme, jo pronar me pronar si në konceptin e pastër pronësor. Ndërkohë, shteti në Amerikë bëhet rregullator edhe i pronës së tundshmë që është dollari. Kur qytetari amerikan shet një pasuri të patundshme dhe fut në bankë, shumën e përftuar nga shitja, nëse nuk e qarkullon dollarin brenda një kohe shumë të shkurtër, atëhere shteti të sekuestron 30 % të shumës. Arsyeja është që të qarkullohet paraja, të mos mbetet stok, por brenda ka prepotencën dhe pushtetin e shtetit, duke devijuar lirinë e zgjedhjes së individit se çfarë do të bëjë me shumën e fituar. Kjo është formë e mirëfilltë statizmi. Ti je i detyruar që këtë shumë të bankës, ta përkthesh detyrimisht në pronë të patundshme, por sërish shteti të takson me një shumë tejet të larta, në pronën e patundshme që do të blesh. Pra aktualisht, shteti është një bashkëpronar me individin, si në pronë të patundshnme, ashtu edhe në të tundshme, për të gjeneruar një centralizëm të ekonomisë (ekonomia e centralizuar, e implementuar në vendet komuniste). Kjo e rrezikon shoqërinë dhe ekonominë amerikanë që të derivojë drejt një komunizmi real, nëse vazhdon të ecë me këto koncepte. Mbetet për t’u parë sa do e ndryshojë Trump këtë koncept dhe këtë sistem, të ngritur tashmë.
Kjo mënyre e re e depërtimit të mentalitetit komunist, ngjall pasiguri ekzistenciale. Sot, amrikanët, nëse nuk punojnë dhe nuk arrijnë që të paguajnë taksën, deri në dy muaj, iu sekuestrohet prona, iu merret djersa e punës së viteve, apo djersa e trashëguar në breza. Është një formë komuniste e sofistikuar, për varfërim të shtresave shoqërore. Prona, shtëpia, toka, janë përcaktuese e shtresës shoqërore. Kur nuk e paguan dot, automatikisht, zbret në një shtëpi më të varfër, pra edhe në një shtresë më të ulët shoqëerore, deri sa arrin në “homeless”. Në fakt, aktualisht, globi ka një përqindje më të ulët të shtresë së mesme. Synimi është, jo për një individ të fortë me pronë, por një shtet të fortë me pronë, pra shtetëzim i pronës. Sekuestrimi i tokës është koncept komunist, pasi komunistët në Europën Lindore shtetëzuan tokën duke ua sekuestruar privatëve, ndërsa koncepti i përdorimit të tokës dhe pronës është koncept post komunist. Amerika në rrgjimin pronësor është bazuar në një koncept komunist (sekuestrimi pronës) dhe post komunist ( përdorimi i pronës).
Pyetja tjetër edhe më serioze është: A u kthehet mbrapsht me shërbime, amerikanëve që paguajnë taksa kaq të larta? A shkojnë këto taksa tek qytetarët amerikane, apo në xhepa korrupsionesh dhe luftrash botërore? Fakti që sot Trump akuzon familjen Biden, si një nga më të korruptuarat në Amerikë dhe përgjegjëse të luftës në Ukrainë, duke nxjerrë përfitime monetare nga gjaku i pafajshëm i ukrainasve, iu jep përgjigje pyetjes. Amerikaneve nuk u kthehet mbrapsht energjia, djersa e tyre e punës.
Një nga premtimet e Trump është ulje e taksave, një nisëm perfekte që minimizon pushtetin e shtetit dhe forcon individin. Uljen e taksave po e shoqëron me uljen e shpenzimeve publike, ku përfshihen edhe shpenzimet ushtarake. Politikat konkrete ekonomike liberale, që forcojnë individin e lirë dhe lirinë, në të gjithë dimensionet e saj, do jetë rruga për të zhbërë sorosizmin, majtizmin, statizmin, komunizmin. Njëkohësisht deklaratat e tij flasin për bisedimë që të arrijë armëpushime në zonat e nxehta të luftë. Pra kuptohet që ulja e taksimit, e shoqëruar me uljen e shpenzimeve ushtarake dhe lufta janë në një simbiozë, që Trump po e shikon si një lidhje ombelike, jetike, për Amerikën dhe njerëzimin, për vendosjen e paqes në mbarë botën. Por, nëse nuk zhduk format statiste të sekuestros dhe shtetit si rregullator të tokës, pronës e parasë, rreziku komunist është eminent. Ai sistem ka depërtuar dhe po shkatërron ekonominë në Amerikë.
Trump foli kundër oligarkëve, duke premtur që do të ulë numrin e tyre. Çfarë janë oligarëkt? Centalizimi i parasë në pak duar, duke dëmtuar shtresën e mesme, individët e lirë dhe demokracinë. Ai tregon edhe rrugën, sërish ulja e taksave, për frymëmarrje në shtresat e ndryshme të shoqërisë, për liberalizëm të ekonomisë, fuqizim të individit. Pjesë e sistemit të ngritur statist janë pikërisht politikat sociale, themeli i abuzimit, të keqpërdorur nga të majtët, duke prekur në ndjeshmërinë popullore të ndihmës, ndaj të varfërve. Në realitet ishte burimi i një mashtrimi, vjedhjeje dhe korrupsioni shtetëror, siç ndodhi në të gjithë vendet e Europës Lindore. Për këtë arsye, është jetike të kontrollohen shpenzimet publike, nëse do të ulë taksat pasi në të kundërtën, ekonomia shkon drejt humnerës. Trump duket se e ka kuptuar që, ulja e taksave duhet detyrimisht, të pasohet me ulje të shpenzimeve publike.
Taksat e kombinuar me shpenzimet publike është thembra e Akilit, të shkëlqimit të nëj presidence. Presidenti Regan uli taksat, por antishteti Regan çoi në nivele rekord shpenzimet ushtarake. Analistë konkludojnë sot që, kriza e vitit 2008 nuk erdhi nga ulja e taksave por, rritja e shpenzimeve ushtarake. Gjatë periudhës Klinton të ardhurat tatimore u rritën falë rritjes ekonomike dhe uljes së shpenzimeve në 490 miliardë dollarë Ai nuk pati guximin të ngrejë taksat. Ky ekuilibër hyrje-daljesh shkëlqeu presidencën Klinton. Me ardhjen e presidentit Obama, Amerika i kthehet konceptit shtet i fortë, me rritje taksash, dhe nuk uli shpenzimet publike. Sistemi që praktikoi administrata Biden, preku perceptimin amerikan, pasurim të shpejtë nëpërmjet nëj pune të madhe. Ameriaknët kuptuan që, megjithëse po punonin shumë fort, produkti që blinin ishte 25 % më i lartë. Ky është efekt i drejtpërdrejt i taksimit shumë të lartë, (Nga ulja, vetëm e taksës së bakshishit, premtim i Trump, një kamarier fiton rreth 70 mijë dollarë në vit, pra 6 mijë dollarë në muaj, që tregon politika të drejtpërdrejta që prekin edhe individin më të thjeshtë në Amerikë).
Hapi i parë është krijimi i Ministrisë së re për Kontrollin e Shpenzimeve Publike. Në krye të kësaj Ministrie për efikasitetin, do vihet Elon Musk. Njeriu më i pasur në botë, premtoi të shkurtojë një të tretën e burokracisë federale, duke reduktuar shpenzimet publike, me dy mijë miliardë dollarë amerikanë (që tregon një korupsion shumë të lartë të administratës, të derivuar nga politikat sociale) dhe duke paralajmëruar amerikanët për një periudhe të parë të vështirë. Pra administata e Trumpit pritete të ulë shpenzimet publike katërfish më shumë se administata Clinton.
Ai fut një koncept të ri, të punës së gjatë 10 orëshe, pa pagesë, për njerëz me inteligjencë shumë të lartë. Forma e punës falas ka treguar në kohë dhe realitet, përgjatë instalimit të komunizmit që nuk ka sjellë efikasitet dhe është formë komuniste, duke i venë një pikëpetje kësaj nisme, që kërkon shoqëri shumë të zhvilluar, me individë që arrijnë të dalin përtej interesave personale e financiare. A është shoqëria amerikane në këtë fazë ngritjeje shpirtërore? Por, kjo nisëm ka një ndryshim thelbësor nga komunizmi, që e detyronte qytetarin, për punë të papaguar vuillnetare. Kjo është me vullnet të lirë, për individë që e dinë shumë mirë se cila është pasuria reale (energjia, pasuria e vërtetë e individit, jo paraja) dhe e kanë dimensionin material, pra janë të pasur. Trumpi ishte presidenti që nuk morri as rrogën e tij.
Këtë tip homo-sapiens kërkon Elon Musku, por sipas analizës time është shumë e vështirë të gjendet, me atë sistem që ka aktualisht Amerika. Gjithsesi, Trumpi theu “sindromën e fajit të të pasurve”, duke vënë në qeverinë e tij multimiliarderë në një shumicë dominante. Ai i shikon të pasurit si vlerë që gjenerojnë pasuri, jo për tu shkatërruar si në vendet komuniste dhe vendet europiane me taksat progresive. Trump, një republikan liberal populist, për herë të parë në histori vendos në qeveri multimiliarderë. Ky është një koncept i ri me sa kuptohet, që të ulë korrupsionin. (Nëse Trump i shikon vënien e multililiarderëve në pushtet, si mundësi për të ulur vjedhjen masive, shëmbulli i Zvicrës, është një realitet që forma më e sigurt është referendumi, ku qytetarët marrin në dorë fatet e tyre. Vendosja e të pasurve nuk është garanci, që do ulet korrupsioni).
Musk deklaroi që të aplikojnë njerëz që kanë dëshirë e vullnet për një sakrificë të tillë, por do zgjedhë me shumë kujdes, vetëm një përqind të aplikantëve, për të punuar me të, vetëm ata gjenialët. Është shumë idealistike, për konceptin amerikan, por jo e pamundur, sepse kjo nisëm kërkon njerëz thelbësisht të ndershëm.
Përse Amerika, aktualisht, nuk e njeh pronën e trashëguar në breza. New World Order (Rregulli i Ri Botëror) e ka më të lehtë të depërtojë në një “Botë të re”, sic u quajt Amerika. Në Europë paguan një taksë modeste mbi pronën, tokën dhe shtëpinë. Ai që nuk e paguan dot, e shet në mënyrë të vullnetshme, pa imponimin e shtetit. Globalistët dhe New WËorld Order, e kanë shumë të vështirë, në këtë pikë, të manipulojnë Europën. Mosnjohja e pronësisë së trashëgueshme, është depresioni më i madh, pas depresionit ekonomik të viteve 1929-1933. Mosnjohja e pronës së trashëgueshme është një sulm ndaj traditës dhe elitës reale, për të lejuar formëzimin e elitave të reja politike, ekonomike, sociale, por që janë në lëvizje të vazhdueshme, pa rrënjë të thella, pa stabilitet ekonomik, socio-politik. Elitat e reja të patrashëgueshme, formësohen e çformësohen lehtësisht dhe janë të lidhura ngushtësisht me forcën e parasë, duke u shndërruar në skllave të saj, për mbijetesë. Qarkullimi i pasurive, si qëllim në vetvete, dhe i imponuar nga shteti, shkakton destabilitet dhe depresion shoqëror dhe njerëzor, deri në sëmundje mendore, etj. Njeriu, më të shenjtë ka tokën dhe shtëpinë. Po i hoqe sigurinë, i ke shkulur strehën mbi kokë, rrënjët nga thithin elementet jetësorë. Në Amerikë nuk kanë, as njërën, as tjetrën në pronësi, por vetëm në përdorim. Është një qerthull depresioni, frikëra dhe ankthe. Pikërisht, këto shkaktojnë sëmundje mendore të rënda. Në çastin që pëson një sëmundje mendore, humbet punën dhe shtëpinë. Në Janar të vitit 2015, sondazhi më i gjerë i ndërmarrë ndonjëherë, zbuloi se 564.708 njerëz ishin të pastrehë, vetëm gjatë një nate, në Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Me statistikë është përcaktuar se, 45% e të pasterhëve janë të sëmurë mendorë. Në Amerikë është shprehja “Paguaj taksa dhe vdis”, në një korelacion me njëra tjetrën. Taksat irracionale, si në Amerikë, edhe në Europë, janë një vdekje latente, pas depresioneve të rënda shoqërore, shkaktuar nga këto represione dhe shtrëngime shtetërore. Forca shtrënguese e shtetit është term juridik, por tashmë është shndërruar në një politikë shtetërore, që po shkatërron shoqëri të tëra, dhe shkakton deri në luftëra civile dhe botërore.
Konfiskimi ëshë mënyra më e shpejtë për të rëmbyer një pasuri. Në vendet demokratike, apo Europën Perëndimore kjo praktikë, deri tani, ka qenë e pamundur. Vetëm nëpërmjet sistemit komunist, të instaluar, në një shtet mund të realizohet një ëndërr, rrëmbimi i tokës private, për interes të shtetit. Ky koncept komunist, toka e shtetit, është gur themeli, për finalizimin e tokës globaliste, në pëmasa botërore. E kanë realizuar në Amerikë dhe po tentojnë Europën, nëpërmjet disa shëmbujve lehtësisht të arritshëm, siç është Shqipëria. Vërtet Amerika sot, është ende e fortë ekonomikisht, por pikërisht këto praktika komuniste do e zbresin, shumë shpejt, në një regres dhe humnerë ekonomike, sociale, politike.
Fakti është që, akualisht, statizmi dhe kapitalizmi janë në bashkëjetesë, apo në një simbiozë që është shumë e vështirë për të kuptuar se, ku do të ecet në të ardhmen. Në këto çaste, roli i individit që do të drejtoë Amerikën është deçiziv, pasi një fije peri e ndan Amerikën nga komunistrizimi. A do arrijë administrata Trump ta shkulë me rrënjë, pasi në të kundërt, një ekip tjetër i majtë e ka gati sistemin për ta ringritur sërish. Gjithsesi, populli amerikan dha një sinjal të fortë, që do marrë armët nëse i vihet zgjedha komuniste. “Votuam për ekonominë tonë” – deklaronte një qytetar amerikan pas zgjedhjeve të 2024-ës.
Pjesmarrja masive amerikane në zgjedhje, tregoi që vetë amerikanët nuk e përthithin dot komunizmin dhe kjo ia bën më të lehtë Trump-it, të realizojë projektin drejt spastrimit të komunizmit. Kjo është arsyeja që Amerika, ishte në një eksplozion, në ruajtje të një sistermi demokratik, që e kanë implementaur në qindra vjet. Amerika ka fatin, ashtu si Zvicra, që nuk përjetoi asnjë luftë botërore, në një paqe të gjatë dhe stabilitet. Destabilizmi, nëpërmjet një lufte civile, siç po ndihej thellësisht në shoqërinë amerikane, rezultoi një lëvizje e pamundur e Deep State-it. Komunizmi e ruan pushtetin me terror e frikë. Edhe në Amerikë ndihej ankthi e frika tipike komuniste. Amerika tregoi se, paqja ruhet me sistem dhe demokraci.
Europa, që e njeh pronësinë mbi pronën dhe kryesisht pronësinë e trashëguar, taksa e pronës, shtëpisë, tokës, është në shifra minimile, gati të papërfillshme. Madje Zvicra shkon edhe më tej në mbrojtje të pronës së trashëguar. Nëse merr në bankë kredi për të blerë një tokë, apo shtëpi, mund të paguash vetëm përqindjet e bankës dhe nëse nuk arrin; atëhere barra e pagesës i kalohet brezit pasardhës. Taksa për pronën është e papërfillshme në Zvivër, Itali, Gjermani e Francë.
Prona e trashëguar është themeli i ekzistencës së Europës dhe e mbarë botës. Po e minove këtë koncept, ke minuar Europën, ku e kanë syrin globalistët. Nëse zhbëjnë këtë koncept bazë të Botës, pronë e trashëguar me breza, automatikisht dhe lehtësisht, globalizojnë botën. Këtë mund ta realizojnë lehtësisht në Amerikë, në një bashkëjetesë racash, dhe shumë vështirë në Europë. Internacionalizimi, apo globalizimi i botës janë koncepte të ideuara ndër shekuj, me Marksin, Engelsin, dështuan me komunizmin, por që vazhdojnë si koncepte, post komuniste, duke gjetur ithtarë për të vazhduar atë kauzë, me emërtesa të tjera, për të krijuar një tymnajë në publikë.
Si e destabilizojnë Europën?
“Europa e vjetër” shprehje me konotacion negativ, kundrejt “botës së re”, për të gjetur patjetër forma zhbërjeje nga themelet, për ta dominuar më pas. Europa Perëndimore u çarmatos, nuk morri armët, kundër komunizmit, pasi e morri të mirëqenë, që ishin në kampin e kundërt, pa menduar për strategjitë e nëndheshme që do përdorte komunizmi për të depërtuar edhe atje. Dy janë format që destabilizojnë Europën, emigracioni i paligjshëm dhe taksimi shumë i lartë. Destabilitet pronësor, nëpërmjet emigracionit të paligjshëm, destabilitet pasuror nëpërmjet taksave. Europa po ecën drejt fuqizimit të konceptit statizëm, nëpërmjet rritjes irracionale të taksave. Shteti vendos mekanizmin e taksimit, për të implementuar shtetëzimin absolut, atë që arriti vetëm komunizmi.
Taksat në Itali variojnë,nga 40 %, deri në 67% (artizanwt). Një parukier, nga 6 000 euro që fiton në muaj, afro 4000 euro i paguan shtetit taksa, dhe vetëm 2 mijë euro i mbeten në xhepa. Ai humbet 50 mijë euro në vit. Gjermaia, aktualisht funksionon me taksimin progresiv, duke varjuar nga 14, deri në 42 përqind. Kjo politikë taksimi largoi pasanikët nga vendi, duke shkaktuar dëme ekonomike. Sot, analistë ekonomikë mendojnë që, Gjermania mund të hyjë në një recension ekonomik, që rrezikon të jetë pa kthim. Recension ekonomik rrezikon ndërkohë, edhe Franca, e cila praktikon gjithashtu taksimin progresiv, i cili arrin deri në 45%. Bie në sy, në këtë analizë, vetëm Zvicra, e cila nuk arrin në këto shifta taksimi. Zvicra vendi i qetësisë, demokracisë, i bankave dhe i floririt, ka taksim, që nuk arrin më shumë se 28%. Kur globalizmit dhe familjes Rothchild i duhet stabilitet, ngrenë një sistem demokratik, dhe vendosin që ky shtet, nuk do të ketë luftëra, si pikë strategjike për diskutime diplomatike. Kjo është sot Zvicra, një shtet me një demokraci gati perfekte, me referendume dhe kryebashkiak që nuk qëndron më shumë se një mandat. Kjo është pjesa e dukshme, por ajo fija e padukshme ka lidhje me bankat dhe floririn, që ka grumbulluar, të cilat duhet të mbeten të paprekura dhe të sigurta. Pra, kur fuqitë e padukshme duan vërtet stabilitet, e dinë shumë mirë që, mënyra e vetme është demokracia. Floriri është dominantja, nëse në një vend do ketë luftë, apo paqe. Aty ku do zhvatet floriri ka luftë, aty ku do ruhet floriri ka paqe. Në vendet që duan stabilitet, (si forcat e dukshme, si ato të padukshme), rregjimi i pronës është drejt pronës së trashëgueshme.
Zvicra ka disa lehtësira, taksat janë vjetore, pasi bëhen zbritje mbi shpenzimet, ushqimin, shkollat, kurse mbetja taksohet, shifër që nuk, e kalon 28%. Për shtresat në nevojë, taksimi fillon me 2.6%. Këtu kuptohet se, sa e rëndon taksimin e individëve, shpenzimet e luftës në vendet e tjera të Europës dhe Amerikë. Kuptohet që, Zvicra i ka gati dyfish më të ulta taksat pasi, e para nuk ka shpenzime lufte, as ushtri për të mbajtur. E dyta, duke funksionuar me referendume, mundësia e korrupsionit është gati zero dhe të gjitha shpenzmiet publike janë të mirëkontrolluara nga qytetarët. Zvicra është në vendin e katërt sipas Transparency International, për nivelin e korrupsionit me 84 pikë (edhe këtë pozicion e ka, pasi akuzohet për pastrim parash nëpër banka). Shembulli i Zvicrës tregon që, taksimi në vende që arrijnë deri 70% është krejt iracional, i dëmshëm për individin dhe fuqinë e tij ekonomike, për t’i hapur rrugën recensioneve ekonomike, abuzimeve, korrupsionit, sigurisht luftrave, siç po ndodh në Europën Perëndimore. Europianëve iu është shtuar një taksë për ndihmë në luftën e Ukrainës. E krijojmë problemin, nëpërmjet rritjes së taksave dhe sekuestrimit të pronës dhe e “zgjidhim” problemin, nëpërmjet politikave fiskale, sociale dhe shërbimeve publike, të cilat kanë rezultuar burimi i korrupsionit galopant shtetëror, në xhepa shtetarësh, armatimesh, luftërash botërore.
Për rivendosje territoresh, mundësisht shtete pa kufij, krijojmë kaos, luftë dhe emigracion të paligjshëm. Luftërat janë shkaktaret kryesore të ikjeve masive të popujve nga territori i tyre, për t’u ripushtuar nga popuj të tjerë dhe krijimin e shteteve të reja, për t’u dirigjuar nga pushtetet e nëndheshme. Pushtetet e nëndheshme nuk e nxisin migrimin vetëm nëpërmjet luftrave, për pushtime tokash, por edhe nëpërmjet axhendave, me migrim të paligjshëm, për qëllimin final globalizëm dhe qeveri qëndrore.
Në Shqipëri dhe Amerikë, mund ta realizojnë lehtë globalizimin. Përse bëj këtë analizë me Amerikën dhe Shqipërinë, në qasjen me komunizmin? Përse u implementua komunizmi në Shqipëri me format më ekstreme? Ku përafrohet Amerika dhe Shqipëria, ndaj rrezikut komunist? Të dy vendet, kanë diçka të përbashkët. Amerika u quajt toka e re, e zbuluar nga Cristofor Colombi në vitin 1492, pra tokë pa zot, pa pronësi, për t’u pushtuar. Shqipëria me ndryshim identiteti fetar, u konsiderua tokë turke për t’u coptuar dhe pushtuar, më pas. Tokën pa zot e zotëron dhe e shtetëzon lehtë.
Pse në Shqipëri u luajt eksperimenti më i egër njerëzor, duke arritur shifrën rekord botëror, 97% tokë e shtetëzuar, fenomen që nuk ndodhi në anjë vend të Europës Lindore dhe as në Botë? Ky eksperiment i egër, i hapi udhë një ekspeimenti tjetër postkomunist, përdorimi i tokës, me Ligjin 7501. Pronarit të vjetër iu premtua kompensim i tokës, që nuk ndodhi kurrë. Atyre që iu legalizua toka, iu la në përdorim. Realisht toka mbeti në pronësi të shtetit, mbas viteve ‘90, përgjatë 30 viteve, pushtet i djathtë dhe i majtë. Pra Shqipëria nuk iu shkëput kurrë konceptit komunist për tokën. Me ardhjen në pushtet kreu i demokratëve, në fakt mbajti të njëjtën tezë komuniste për rregjimin e tokës. Me ligjin 7501, Sali Berisha ligjëroi konceptin komunist: toka është e atij që e punon, por me klauzolën që, ai nuk e tjetërson dot tokën e marrë. Berisha lejoi lëvizjen demografike, por brenda për brenda Shqipërisë. Në Shqipëri, në vitin 2020, u përcaktuan disa kritere të reja për tokën, që deri tani ishte në përdorim, ku përmendet edhe fjala konfiskim, duke përcaktuar edhe rastet se, kur sekuestrohet toka. Pra rikthehemi në rregjimin hoxhian, që konfiskoi toka e prona. Tani me ligjin që pritet të miratohet, për konfiskimin e tokës, po vjen vala e dytë e errët për Shqipërinë, për zhbërje të tokës, por tani në një kontekst shumë më të rrezikshëm, jo më shtetëzim për shtetin shqiptar, por shtetëzim për shtetin globalist. Përsëri ndeshemi me konceptin sekuestrim, pas 30 vitesh qeveri “demokratike”, ku pronarit të vjetër thjesht iu premtuase, do të kompensohet në vlerë monetare, që rezultoi një nga farsat e të gjitha qeverive. Pronarit të ri, që u legalizua, thjesht iu la toka në përdorim dhe ai nuk kishte të drejtë, as ta shiste, as ta blinte. (Pra shteti është pronar dhe “pronari” është përdorues). Me ligjin e viti 2020, lihet mundësia e sekuestrimit. Ajo që po ndodh sot, me qeverinë Rama, i cili po ua shet të gjithë tokën e shqpitarëve, investitorëve strategjikë, është ajo çka nisi ligji 7501, ku toka ishte realisht e shtetit, për të arritur tek vjedhja masive shtetërore e tokës. Pritet të dalë në Shqipëri, një ligj tjetër, pas sekestrimit të tokës. Toka e sekuestruar t’i jepet një shtetasi të huaj. Kjo realizon ëndrrën globaliste.
Vetëm pushtuesit kanë patur një qasje të tillë me shqiptarët, duke ua pushtuar tokën. Por edhe pushtuesit turq, me reformën e tanzimatit, ua lejuan shqiptarëve, që të shisnin dhe të blinin tokën, edhe ta privatizonin atë.
Formë tjetër e sulmit kundër regjimit pronësor është lufta kundër fesë
Shqipëria ndërroi fenë nga kristiane, në myslimane. Kjo përmbysje fetare, kulmoi në vitet 1880, pas luftës Ruso-Turke, kur me rënien e Perandorisë Otomane, u konsiderua tokë turke, një komb, në mbijetesë, në zgrip të shfarosjes dhe zhdukjes. Rasti shqiptar tregoi, pa diskutim, simbiozën regjim tokësor,baraz me regjim fetar dhe me depërtimin e komunizmit si ideologji, përcakton edhe regjimin politik. Në vitin 1880, regjimi fetar, kushtëzoi edhe regjimin gjeopolitik të Shqipërisë, për t’u margjinalizuar si komb, drejt Lindjes, si tokë turke. Toka e shqiptarëve, e përcaktuar padrejtësisht turke, automatikisht godiste shqiptarët, deri në zhbërje, në rrafshin gjeopolitik, pikërisht nga ndryshimi i përkatësisë fetare.
Regjimi ideologjik komunist përcaktoi regjimin politik, që kishte në themel përmbysjen e konceptit pronësor, në një regjim shtetëror pronësor. Ideologji komuniste, baraz me tokë shtetërore, apo siç e thanë shqiptarët më vonë, pasi e jetuan në kurriz komunizmin dhe regjimin shtetëror të tokës, tokë pa zot, tokë vakëf (tokë që ja jep pronari, shtetit). Njeriu pa zot i përket djallit, toka pa zot i përket djajve. Për këtë. së pari komunistët përmbysën regjimin fetar, që të përmbysnin regjimin tokësor, për një regjim shtetëror komunist. Komunizmi, si pushtuesit më të egër ndër shekuj në Shqipëri, implementoi një nga eksperimentet më të egra ndaj shqiptarëve, popull pa tokë. Kjo pikë nevralgjike e barazon komunizmin me pushtuesin. Shqiptarët mbetën pa tokë me pushtimet romake e sllave. Liburnët p.sh, fis i vjetër ilir, të cilët banonin në zonën e Dalmacisë, u përzunë nga romakët. Ata, pasi vendosën pushtetin e tyre, i përzunë liburrnët dhe sollën besnikë, të ardhur nga Ukraina (sipas një teze, kjo është arsyeja, pse sot kroatët, ndryshe nga pjesa tjetër sllave janë katolikë). Edhe sot, Ukraina ka përqindje të lartë të katolicizmit (11%). Me statistika, shikohet tendenca e muslimanizimit të shqiptarëve, në shekullin e XV-të, fillimisht në zonat e Kosovës dhe të veriut të Shqipërisë. Kjo vërteton tezën, që shqiptarët e ndërruan fenë si mjet mbrojtës të tokës së tyre, ndaj asimilimit sllav, për vetmbrojtje të tërritorit.
Përse nuk e bënë dot këtë eksperiment të egër, komunistët në Poloni, për shtetëzimin e tokës, ku 80% e tokës mbeti private? Polonia një oaz katolicizmi në Europën Lindore, ruajtëse e fortë e pronës private dhe fesë katolike. Ata mbetën besnikë të katolicizmit dhe nuk lejuan asimilimin sllav, pikërisht për shkak të fesë. Regjimi fetar i banorëve përcaktoi edhe regjimin pronësor, privat të tokës. Feja ishte decizive në mbrojtje të territoreve dhe pronësisë private, si mburojë e fuqishmë ndaj shtetëzimit. Në Shqipëri, komunistët së pari dolën mbi kultet fetare dhe pas shkatërrimit të tyre, (me sa duket u panë nga regjimi si mburojë e tokës dhne pronës private) arriti 97% shtetëzim të tokës, duke e kthyer në shtetërore. Me një vëzhgim të thjeshtë, kuptojmë që rol të padiskutueshëm ka luajtur feja, pikërisht ajo katolike (Në fakt Papa Voitila ka qenë një nga figurat themelore të rrëzimit të komunizmit, në vitet ‘90).
Komunizmi dhe feja dy botë diametralisht të kundërta, njëra në dimensionin shpirtëror tjetra material, hynë në një konflikt themelor ekzistencial. Ideologjia komuniste, me përkatësi materializmin, armikun kryesor shihte idealizmin që kulmonte me fenë, institucionet fetare dhe figurat e saj qëndrore. Lufta midis materialistëve dhe idalistëve ka ekzistuar në shekuj, por kulmoi me komunizmin, i cili me ardhjen në pushtet, synoi fort kultet fetare. Kulmoi në Shqipëri me shkatërrimin e tyre.
Në vitin 1946, me slloganin toka është e atij që e punon, qeveria e parë komuniste, ndërrmori reformën agrare radikale për shpronësimin e pronarëve të mëdhenj e të mesëm të tokave, përfshirë këtu edhe tokat në promësi shtetërore të kapitalit të huaj, apo ato në pronësi të institucioneve fetare dhe shpërndarjen e tyre fashatarëve të varfër dhe pa tokë. Por, ende pa mbaruar rishpërndarja e tokave, Partia e Komuniste shpalli platformën afatgjatë për transformimin socialist të bujqësisë, bazuar në kolektivizimin dhe shtetëzimin e tokave. Procesi i kooperativizimit përfundoi në fakt, në vitin 1967. Të jetë koincidencë vallë që pikërisht atë vit nis prishja e kishave dhe xhamive?
Përse vetëm në Shqipëri u shtetëzua toka 97% dhe kjo vetëm mbasi u shkatërrua feja dhe kultet e saj, çka nuk ndodhi në vendet e tjera të kampit komunist. Një shtet mund ta dominosh lehtë me sa duket, pikërisht pasi ke goditur dy mbrojtësit e saj kryesorë, fenë dhe pronën. Përse komunizmi nuk u implementua dot kaq egërsisht, si eksperiment njerëzor, në të gjithë Europën Lindore? Ortodoksia është gjithashtu mbrojtëse e fortë e pronës private. Çekosllovakia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, qeveritë e ngritura në këto vende nuk kishin në programet e tyre kërkesa, për zhdukjen e pronës private, borgjezisë si klasë, por parashikonin reforma të thella, duke filluar me konfiskimin e pasurisë së bashkëpuntorëve të nazismit, eliminimin e pronarëve të mëdhenj të tokësë dhe kryerja e reformës agrare. Por me ligj, u përcaktua që pronarët e rinj nuk kishin të drejtën e shitblerjes së tokës (pra forma të përdorimit, jo të pronësisë, ku pronari ka të drejtë shitblerje). Por, në asnjë vend të Europës Lindore, nuk u shtetëzua toka në masën 97% dhe u eliminua totalisht feja dhe kultet e saj. Kjo, pasi feja nuk pati përthyerjet e saj të mëdha, si në Shqipëri.
Sulm tjetër i regjimeve pronësore janë politikat emigratore
Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm janë politikat emigratore. Historikisht lëvizjet e mëdha të popujve, mijra vite përpra, zhdukën plotësisht, popuj e kombe, duke ua pushtuar tokën. Vetë Amerika, sot, është një nga eksperimentet më të mëdha për politikat emigratore, me bashkëjetesë të rracave dhe feve.
Globi, mbas lëvizjeve të mëdha demografike, nëpër shekuj, krijoi shtete të reja. Por lëvizjet masive emigratore (si axhende sorosiste), po kthjenë mundësitë e zhbërjes dhe zaptimit të tokës, prej atyre që e punojnë. Këtë projekt mund ta rikthjnë shumë lehtësisht, në Shqipërinë post komuniste, me rregjim pronësor në përdorim. Më pas, duan ta zgjerojnë këtë model, mundësisht në Europë edhe më gjerë. Soros e ka shprehur: “do të shkatërrojë Amerikën”. E si më mirë e shkatëron një vend, duke i marrë tokën, identitetin dhe duke përdorur politikat emigratrore, që ka qenë themeli i zhbërjes së popujve, kombeve e shteteve. Bashkëjetesën e rracave dhe kombeve, ai po e përdor për projeksionet e tij globaliste (emigrantë pa identitete, shtete pa emër). Sipas statistikave, një në katër forcë punëtore në Europë, është emigrant. Me këtë progresion, për një periudhë 10 vjeçare, ata do të arrijnë mbi 50%, duke ndryshuat demografinë e Europës, por edhe të rracave.
Kjo rifillon një cikël, të provuar, përjetuar dhe eksperimentuar shekuj më parë. Kjo lëvizje popujsh, edhe në kohën e Perandorisë Romake, provokohej me qëllim pushtime territoresh, ridimensionim të pozicioneve të besnikëve të tyre, dominanca politike e të religjioneve. Jul Cezari ka ndjekur një politikë të tillë mirëfillti, pas pushtimit të tokave, të cilat ua shpërndau plebejve për t’i punuar, pra reformë agrare, në toka të pushtuara. Nga historia, ne e marrin informacionin çfarë pasojash kanë sjellë lëvizjet emigratore. Nëse sot projektohet një lëvizje e tillë popujsh, si axhendë, synohet të realizohet me qëllime të sakta se, ku do të arrihet, pasi ka një praktikë të mëparshme, zhdukje popujsh, rracash, kombesh, dhe zëvendësimi me të tjerë. Një nga shkaqet kryesore të luftës së sotme Izrael-Palestinë, është lufta për territoret e vjetra. Këto projeksione emigratore e mbajën barutin ndezur. Është një mënyrë ekselente për arritjen e qëllimeve ogurzeza, shpopullime masive. Aktualisht politika emigratore, si axhendëë, është një formë, jo më natyrale, e lëvizjes së popujve, por e dirigjuar nga regjia qëndrore globaliste. Pra, është një miksim i praktikave të hershme të lëvizjes së popujve për ripushtim tokash, por e përzier me një koncept komunist, që toka është e atij që e punon, për të riformatuar botën për interesa globaliste.
Në Shqipëri, e realizojnë këtë projeksion globalist lehtësisht, për disa arsye; e para se, Shqipëria është konsideruar tokë turke për t’u copëtuar. E dyta është eksperimentuar, pa rezistencë si popull, përgjatë komunizmit; e treta shtet me diversitet feshë, e katërta, politikat e qeverisë aktuale majtiste-centriste-statiste, për të shpopulluar shqiptarët janë një realitet (një e treta e shqiptarëve janë larguar tashmë, ashtu si pas çdo pushtimi të huaj.
Historia përsëritet, por pësëritet si farsë. Si farsë, pasi kur përsëritet, dihet se çfarë do të prodhojë. Kjo është forma e re dhe më e sofistikuar e skllavërimit global të njeriut, ku nuk ka ndryshime rracore e fetare, por uniqënie, unisex, unimendim, unitokë, uniqeverisje, unipushtet-global.
Mbas rënies së mureve në vitet ’90, u duk se ra komuniszmi, por në fakt ajo që ndodhi realisht, ishte rënia e murit, hapja e kufijve. Regjimet brenda shteteve mbetën njësoj, vetëm me ndryshime emërtimesh. Pra, tani ndërgjegjësohemi që hapja e kufijve kishte krejt tjetër qëllim, lëvizjen masive të popujvë, në Europën Lindore dhe ruajtjen e regjimeve komuniste në to. Lëvizja masive e popujve po u shërben politikave globaliste, thjesht për shtete pa kufij. Duhet të hapeshin kufijtë për regjinë qëndrore. Nuk ka ndryshuar asgjë, sepse ishte e programuar se çfarë do të ndodhte, komuinizëm global, nëpërmjet politikave emigratore. Komunizmi i barabartë me globalizmin, siç rezultoi përgjatë kësaj Lufte të Dytë të Ftohtë, të viteve 1990-2024. Pikërisht, kjo Luftë e Ftohtë dedukton trinitetin statizëm-komunizëm-globalizëm, të lidhura pazgjidhshmërisht me nëjra tjetrën.
Përball qëndron Liberalizmi, fituesi i dy luftrave të nxehta botërore dhe dy luftrave të ftohta, që përfundojnë me zgjedhjet amerikane të 2024-ës. Liberalizmi nga filozofi, mbas fitores së Trump-it ëshë ngritur në sistem. Edhe nëse mbas mandatit të Trumpit, reformat e tij do të rezultojnëe të përkohshme, liberalizmi tregoi që, po përfshin shumë shtresa shoqërore, duke u shndëruar tashmë në një liberalizëm të ri.
Liberalizmi lindi në periudhat e revolucioneve angleze 1688, amerikane 1776 franceze 1789. Liberalizmi dhe filozofia e tij u shkrinë natyrshëm me republikanizmin në SHBA, duke krijuar republikan-liberalët. Këto revolucione justifikuan rrëzimin e sovranitetit mbretëror, gjatë shekujve XIX dhe XX. Liberalizmi në Perandorinë Omane dhe Lindjen e Mesme, ndikoi në reforma të rëndësishme si ajo e Tanzimatit dhe Al-Nahada, ngritja e kushtetueshmërisë, nacionalizmit dhe sekularizmit, duke shkaktuar krizë brenda islamit, çka vazhdon edhe sot.
Liberalizmi, edhe në Europë, luftoi fenë shtetërore. Përpara vitit 1920, kundërshtari kryesor i liberalizmit, ishte komunizmi, socializmi. Pas vitit 1917 kundërshtar i ri ishte fashizmi, marksizmi dhe leninizmi, si ideoligji të reja dhe kundërshtarë të rinj. Trump-i, sjell frymën e filozofisë liberale, që u përhap edhe më shumë gjatë shekullit të XX-të, vecanërisht në Europën Perëndimore, pasi demokracitë liberale e gjetën veten fituese të dy Luftrave Botërore dhe asaj të Ftohtë. Liberalizmi u bë një element kyç, në zgjerimin e shtetit të mirëqenies. Shoqërite bashkëkohore europiano-perëndimore, kanë rrënjë liberale. Liberalizmi popullarizoi individualizmin ekonomik, duke zgjeruar edhe qeverinë kushtetuese.
Liberalizmi mbështetet në balancim të katër pushteteve; të drejtat e individit, lirinë, pëlqimin e të qeverisurve, barazinë politike, të drejtën për pronë private dhe barazinë përpara ligjit, të cilat kishin nisur të shkeleshin hapur dhe shoqëria po degradonte ,drejt një komunizmi latent, të fshehur në forma dhe emërtime të reja, në një realitet degradues ekonomik dhe shoqëror, drejt luftrave botërore, për të fituar globalizmi. Zgjedhjet ameriaknë treguan që, sërish liberalizmi është fitues i Luftës së Dytë të Ftohtë të shekullit të XXI, kundër globalisto-komunistëve, për dominim të pushtetit global, establishmenteve, elitave fiktive politike, luftrave, politikave të rreme sociale, që shkaktuan korrupsion global, politikave migratore, si axhendë, etj.
Në fakt, duke parë progaramin e Trump-it kupton që nuk është liberal i pastër (paçka se u entuziazmuan liberalët), pasi nuk është për tregtinë e lirë. Trumpizmi është një liberalizëm i ri populist, me bazë të gjerë shoqërore. Përse liberalizëm i ri? Trump-i bashkoi liberalimin me populizmin, duke sjellë në kutitë e votimit grupe indivdesh që nuk ishin parë, kurrë më parë. Kjo, sepse premtimet e tij kanë një gamë shumë të gjerë shoqërore, që përfshin nga individi më i pasur në botë, Elon Musku, deri te më i varfëri. Ajo që bën pikë takimin është taksimi, ulja e taksave. Me uljen e taksave fuqizohet edhe individi më i varfër.
Për çështjet ekonomike është larg modelit liberal, siç ndjek p.sh. Havier Millei (presidenti i Argjentinës, një liberal i djathtë). Administrata e Trump-it nuk është përfaqësuese e flaktë e luftës kundër inflacionit, apo të ketë si qëllim uljen e borxhit publik. Por, pretendentja për presidente e Amerikës, Kamala Harris, ishte edhe më keq. Amerikanët nuk zgjodhën me Trump-in, të keqen më të vogël, por e zgjodhën për çka propozoi ai. Ajo e përafron me liberalët tek propogandimi i lirisë së individit, kjo nëpërmjet lirisë së shprehjes. Fitoi dukë iu kundërvënë statu quosë, establishmentit demokrat dhe republikan historik. Prandaj, të dy i kishte kundër. Ai ishte në një konflikt të hapur me familjet e mëdha Bush e Chenney. Kjo është arsyeja që këto, bënë gjithçka që ta largonin, duke e etiketuar racist, misogjen, fashist. Ato arritën të paragjykojnë edhe drejtësinë, e cila thuajse e largoi nga garimi. Fitoi i vetëm, kundër çdo leve të pushtetit dhe opinionit publik, Big Tech, Hollywood, deri edhe medias. Fitoi sepse, transformoi republikanët që dominohesin nga elitat, në një lëvizje populiste, që fliste direkt me popullin, ((Politikë që ndikoi te çdo individ). Prandaj, e konsideroj një fitore të përsëritur të liberalizmit të ri Trump-ian, pas fitores se liberalizmit në revolucionet e shekullit të XVIII-të, Luftrave të Parë dhe Dytë Botërore dhe dy luftërave të ftohta. Në të kundërt, demokratët mbetën besnikë të formave të vjetra, donatorëve, elitave intelektuale, financiare, politike, si dhe burokracisë dominante.
Murray Rothbard, një nga ekonomistët më të njohur libertarian (liberal) e kishte nuhatur magjinë e këtij zhvillimi. Në esenë “A strategy for the right”, sipas tij, vetëm një populist, do të ishte i aftë që të bashkonte konservatorët ekonomikë, me konservatorët socialë, me objektivin e vetëm, për të pakësuar fuqinë e shtetit, për ta çmistifikuar dhe delegjitimuar atë. Kjo është edhe rruga për të çmontuar komunistizimin në Amerikë, që është një realitet. Tump nuk është për treg të lirë, por rregullator të jetë shteti për mallrat e huaja, duke ndryshuar taksimin për këto mallra, për të favorizuar biznesin amerikan. Pra, vendos shteti se kë do të taksojë dhe sa. Në këtë formë, ai bëhet rregullator si shtet, në kurriz të tregut të lirë. Përsëri statizmi fiton terren, në kurriz të liberalizmit të pastër. Kjo përzierje midis liberalizmit, populizmit dhe statizmit, do t’ia vështirësojë presidencën e ardhshme.
A do jetë e përkohëshme kjo lëvizje e Trump-it, apo me rënien e tij mbas katër vitesh, komunizmi do të rifitojë terren? Probabiliteti është i madh, pasi format komuniste janë ngritur në sistem, fenomen që ngriti Amerikën në këmbë, pikërisht për të shkulur këto forma. Fakti, që liberalizmi konsiderohet si fituesi i luftrave të nxehta dhe të ftohta, duke kulmuar me zgjedhjet ameriakne 2024, tregon një tendencë dominante popullore, që shpërthen pikërsiht në momentet që, elitat politike pretendojnë dominancat absolute të tyre, në kurriz të lirisë së individit. Trump, nëse në praktikë do të mbështetet në filozofinë liberale, qoftë edhe të modifikuar nga ai, do të forcojë themelet e liberalizmit, përballë armikut historik, komunizmit, socializmit, statizmit, globalizmit.
Për të arritur këtë, Rothbard shpreh nevojën e një lideri karizmatik energjik, i aftë për të frynmëzuar masat, pra populist (frymëzimin e masave e kanë përdurur edhe liderët komunist, duke luajtur me ndjeshmërinë e varfërisë dhe shfrytëzimit). Por, në këtë rast, Trump jep rrugë konkrete ekonomike. A do arrijë ai, të lërë mënjanë logjikat e vjetra dhe të shmangë ndërhyrjet e elitave ekonomike, kulturore, mediatike, të gllabëruara nga establishmenti dhe retorika e së majtës? Përçmimi i hapur i tyre nga Trump, i universiteteve, elitave intelektuale të majta, pa asnjë kompromis, duke i bojktuar, duke iu drejtuar amerikanëve me mesazhet e tij ne rrjetin X të Elon Muskut, apo në podcastet e Joe Rognar dhe Tucker (të djathtë), tregoi një vullnet real, për të ndryshuar kurs, drejt një lirie fjale dhe individi, që u përthith nga publiku amerikan, drejt një fitoreje plebishitare. Do të arrijë të zhbëjë këto sisteme komuniste dhe post komuniste, për regjimin e tokës dhe të pronës?
“Duhet të shkatërojmë të gjithë industrinë toksike të censuërs, që ka lindur nën maskën e rreme të luftës kundër të ashtuquajturave mite dhe dezinformime. Nëse universitetet zbulohet se janë përfshirë në censurime të mediave soaciale, për heqje, ose bllokim, ato universitete do të humbasin fondet federale për kërkime dhe për kredi studentore. Për të hequr përmbajtjen online, FBI nuk do të bëjë më, kërkesa informale, siç po bënte deri tani, por me vendim gjyqësor. Përdoruesit kanë të drejtë të informohen se, çfarë po ndodh, spjegim specifik të arsyes dhe mundësinë e një apeli në gjykatë. Duke kthyer lirinë e fjalës, ne do të fillojmë të rimarrim demokracinë tonë” – deklaron Trump.
Censura e lirisë së mendimit dhe të fjalës së lirë, është pjesë e qenësishme e diktatuës, që instaloi komunizmi. Aktualisht, lufta midis dy kampeve, të majtë e të djathtë, është fokusuar tek Tik Tok-u. Të majtët po e luftojnë si platformë, pasi ka ruajtur pavarësinë, ndryshe nga FB, apo Instagrami, që janë kapur nga censura majtiste. Së fundmi, Trump-i doli në mbrojtje të Tik Tok-ut, që i ka dhënë një ndihmesë në fitoren e tij elektorale, ndërkohë që ishte i censuruar nga të gjitha platformat e majta.
Ai ka meritën, që përtej filozofisë liberale, ta modifikojë atë, drejt një panorame politike botërore, me një koalicion heterogjen (kjo patjetër, që do t’i shkaktojë probleme, në të ardhmen). Megjithëse nuk quhet dot president liberal, i pastër, ai është me një ndikim në politikën botërore, të pamohueshme. Kjo frymë do të përhapet patjetër edhe në Europën e vjetër, të mbytur nga elitat e majta dhe axhendat shkatërruese të individit dhe shteteve. Ai përfshiu masa që ndiheshin të margjinalizuara. Gjithsesi, liberalët e panë si Messia, të aftë për të sfiduar pushtetin shtetëror, duke ulur forcën e qeverisë, në jetën e individëve.
Disa analistë e qujnë një rrugë të re, për konservatorët. Nëse do të jetë kalimtare, koha do e tregojë. Trump-i shkundi themelet e politikës amerikane, që është shumë e veshtirë të injorohet në të ardhmen.
Por, edhe nëse trumpizmi do të jetë i përkohshëm, duket që liberalizmi do të zgjasë dhe do të gjejë terren, të kthehet dhe zgjerohet, siç po ndodh në historinë njerëzore, pas diktaturave dhe regjimeve despotike, vijnë oazet e demokracisë dhe liberalizmit.
Në zgjedjet amerikane të vitit 2024, u përball sistemi i ngritur “komunist” me dëshirën për liri (liberalizmin), i cili ka dalë fitues pas çdo revolucioni, lufte botërore, apo lufte të ftohtë. Kjo përballje e sistemit represiv komunist, depërtuar nëndheshëm në Amerikë, me dëshirën, mentalitetin dhe traditën e lirisë u përballën, gati drejt një lufte civile, ku prevaloi e dyta. Por gjithsesi drapër dhe çekani, u qëndron amerikanëve si rrezik mbi kokë. Marksi, në librin e tij “Manifesti”, flet për punën e papaguar të proletariatit dhe për shfrytëzimin nga kapitalisti, i cili faktikisht qarkullon pasurinë e tij personale. Shteti në Europë dhe Amerikë, u merr qytetarëve 50, deri 70% të punës, djersës, gjakut të tij. Në emër të politikave sociale, të “mirëqenies së përgjithshme dhe ndihmave sociale”, e qarkullon këtë pasuri jetësore, njerëzore për shpenzime ushtarake dhe lufëra botërore. Por, edhe Marksi hodhi idenë që komunizmi duhet të fillonte në vendet e pasura dhe do të kishte mjerim, nëse do të binte në duart e një pushtetari të një vendi të varfër. Pikërisht kjo ndodhi në Shqipërinë e varfër, ku u instalua komunizmi, në formën më të egër. Shqipëria është tokë e masakruar nga pushtuesit, komunistët dhe post komunistët.
Në emër të qarkullimit të pasurisë globale dhe njerëzore, sot luhen korrupsionet më galopante shtetërore dhe botërore. Kjo po reflekton kriza ekonomike, në Amerikë dhe Europë, në Gjermani e cila aktualisht ka përshpejtuar zgjedhjet, në 23 shkurt të vitit 2025. Priten zgjedhje të parakohshme edhe në Francë e Itali.
Sistemi dhe individi janë në një simbiozë perfekte me njëri tjetrin, në Amerikë. Individi e ka të domosdoshëm sistemin, por edhe sistemi e ka të domosdoshëm individin, sidomos në këto momente kur majtizmi dhe komunizmi kanq ngritur sistemin e tyre, si një fortesë, që po dukej gati e pathyeshme dhe e pa depërtueshme, Pikërisht, në këto momente shumë delikate, përshfaqet një individ i fortë, që po tenton, të thyejë sistemin, si Trump.
Shëmbulli më i keq i shtetit të centralizuar, që pason regjime komuniste, autokrate, është Shqipëria, një nga eksperimentet më të shëmtuara njerëzore. Regjimi komunist, të vret direkt, të merr jetën. Regjimi i sotëm në Shqipëri, të vret shpresën, mundësitë, shëndetin, të ardhmen, pra realizon një vrasje latente, ku njeriu shndërrohet në një zombie, një i vdekur i pa kallur. Reagimi është ekstrem, largim nga trojet, nga identiteti, për tu asimiluar në një tokë të huaj. Në realitetin e regjimeve komuniste, jo vetëm nuk u pasuruan të varfërit, por u varfëruan të gjitha shtresat e shoqërisë. U bënë të gjithë të barabartë, në varfëri. Ndërtimet e fabrikave, uzinave, shkollave dhe rrugëve u shitën si progres, por në realitet, mbas rënies së komunizmit, shqiptarët ishin më të varfër se kurrë. Ato janë thjesht mure, pa frymë, ndërsa frymorëve iu qëndron si shpata e Demokleut fuqia centralizuese e shtetit.
Shteti i centralizuar ngre mure, jo qytetërim, ngre mure, jo zhvillim. Aktualisht, në Shqipëri mbi 40 mijë familje, me më shumë se katër frymë, jetojnë në më pak se 40 m2. E pra qeveria konsideron pikën e fortë të saj, ndërtimin. Ndërtimi nuk ofron këtë zhvillim të pretenduar nga qeveritarët. Sot, ndërtimet e kullave po shiten si progres, kur munden t’i blejnë vetëm 5% e shqiptarëve. Kjo qeveri autokrate, komuniste po perceptohet si pushtuese, për sa kohë shqiptarët po lenë trojet e tyre masivisht. Ndërtimet masive janë thjesht skllavërime moderne, pasi i merret energjia njeriut, ku shteti është zot i individit, nuk është njeriu zot i vetvetes. Nuk mund të ketë progres mbi vesin, progres nëpërmjet drogës dhe krimit të organizuar shtetëror.