Stamatios Remis Frantzis: Dua një vllahe të bukur!
Të kisha stan edhe kope,
atje në male përmbi re.
Kur të fryjë era me stuhi,
në një kasolle unë të rri.
*
Kur të bjerë shi kur të vijë borë,
dhe të gjëmojë rrufe e gjorë,
të ndez unë zjarrin bubulak,
Vllahja… pranë meje në oxhak.
+
Të na bëjë petulla me djathë,
pite të ëmbla plot me rrathë,
dhe bora jashtë le të lartohet,
as gur, as shkëmb të mos dallohet.
+
Edhe deshtë të blegërijnë.
Mushkat?! – po! – të hingëllijnë.
Le të lehin qentë e stanit.
Vllahja?! – sharku i çobanit.
*
Dhe kur veriu të fryjë,
porsi bishë të ulërijë,
të rënkojnë, të dridhen malet,
vrulli i degëve të mos ndalet.
+
T’ i këndoj me vargje vllahe,
dashurisë me uh! – e ahe!
Lart në male veç të roj.
Pse një vllahe dashuroj!
Shqipëruar nga Arqile Garo,
Janninë, më 09 janar 2025.
(Këtë perlë poetike të Stamatios Remis Frantzis ja u dedikoj mikeshave dhe miqve të mi vllehë ngado që janë. Nuk po përmend emra se do harroj ndonjërin dhe do t’ i mbetet hatëri).