Albspirit

Media/News/Publishing

Sanksionet e SHBA/Serbia anullon kontratat për armatimet ruse

Serbia ka anuluar kontratat për armatimet ruse, me të cilat ka furnizuar ushtrinë që prej epokës sovjetike. Lajmin e bëri të ditur shefi i ushtrisë gjenerali Milan Mojsilović pa specifikuar nëse vendi po i ndërpriste lidhjet me Rusinë.

Serbia, vend kandidat për anëtarësim në BE, ka qenë prej kohësh aleati më i vendosur i Moskës në Europë, dhe është gjendur nën presion të shtuar qe prej nisjes së luftës në Ukrainë, për tu orientuar më shumë nga perëndimit dhe politikat e tij të jashtme. Sipas kreu të ushtrisë arsyeja pas vendimit për të anuluar kontratat ishin sanksionet perëndimore kundër Moskës, dhe fakti se Serbia po përballej me sfida nga përdorimi i armatimeve ruse.

Ai tha se Beogradi po përpiqet të gjente një zgjidhje përmes kanaleve diplomatike, por se disa nga kontratat ishin anuluar e të tjerë ishin shtyrë me shpresën se marrëdhëniet ndërkombëtare do të normalizohen.

Sipas Mojsillovic, ushtria serbe mund të vazhdojë të blejë pjesë pajisjet sovjetike dhe ruse pasi ato janë prodhuar nën licencën e shumë vendeve rreth botës. Megjithatë ai thotë se nuk do të jetë më e mundur të blihen pajisje të reja nga Rusia.

Në gusht të vitit të kaluar, Serbia vendosi të braktisë blerjen e një serie avionësh luftarakë rusë, për të cilët ishte diskutuar që ne 2021. Në vend të tyre, Beogradi bleu 12 avionë Rafale, prej 2.7 miliardë eurosh nga Franca.

Dr. Orhan Dragaš, themelues i institutit të sigurisë ndërkombëtare me bazë në Beograd tha për Euroacrice, se zhvillimi përfaqëson një kthesë strategjike për Serbinë, dhe nuk është i përkohshëm.

Sipas opinionit të tij, prokurimi i armatimeve planifikohet në periudhë afatgjatë dhe nëse lidhje të tilla cenohen, ato thuajse nuk riparohen më kurrë, çka nënkupton se Moska ka humbur një prej levave kryesore të influencën në Ballkanin Perëndimor. 
  (A2 Televizion)

https://a2news.com/rajoni-bota/ballkani/serbia-prishet-me-rusine-heq-dore-nga-armatimet-e-moskes-an-i1137502

Please follow and like us: