Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiq: SHBA-të duan që Rusia të largohet nga industria serbe e naftës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të premten se Thesari i Shteteve të Bashkuara kërkon heqjen e plotë të të gjitha interesave ruse nga Industria Serbe e Naftës (NIS).

Vuçiq tha në një konferencë të paplanifikuar për shtyp se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për sanksionet e vendosura nga Thesari i SHBA-së, si dhe me amerikanët dhe kinezët.

“Serbia nuk është një vend armiqësor ndaj Rusisë dhe nuk dëshiron të marrë pronën e dikujt tjetër”, tha ai.

Agjencia pro regjimit Tanjug tha se Vuçiç u takua me ministrat e qeverisë, kabinetin e tij presidencial dhe ekspertët e energjisë përpara se Thesari i SHBA të shpallte sanksione ndaj kompanisë mëmë ruse të Industrisë Serbe të Naftës (NIS), Gazpromneft.

Sipas Vuçiqit, Thesari i SHBA-së po kërkon heqjen e menjëhershme të Gazpromneft-it shtetëror rus nga NIS.

“Këto janë sanksionet më të rënda për të goditur një kompani në Serbi. Ata duan heqjen e plotë të interesave ruse nga NIS Novi Sad… ata nuk po lejojnë as një opsion prej 49 për qind, por duan një largim të plotë nga NIS”, tha ai.

Ai tha se autoritetet serbe do të duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndryshimit të pronësisë, i cili, sipas tij, duhet të miratohet nga administrata amerikane dhe OFAC.

Please follow and like us: