Senad Guraziu: “Guerrilla Girls” – kolektiv feminist artistik (prapa maskave)
(senad guraziu – ars poetica, sht 24 – pak fjalë)
[ ngjitur, poster, art feminist – “Guerrilla Girls Manifesta” (kujdes: jo manifesto, por manifesta) për muzeumet artistike të mbarë botës ]
“Guerrilla Girls” është një grup anonim artistesh (grup femrash) një kolektiv feminist i cili ka mëtuar ta sfidojë botën e artit që nga v. 1985, kur grupi qe themeluar në Nju Jork. Misioni i tyre është që në mënyrë sistematike dhe me “metodat e gueriljes”, t’i kundërvihen mendësisë dekadente të “maskilinizmit”, t’i kundërvihen seksizmit dhe racizmit brenda botës së artit.
Metoda e tyre gueril-iste nënkupton përdorimin e posterave, ikonave, pllakateve, librave, tabelave, intervistave dhe të shumçkaje tjetër që e ndihmon angazhimin e tyre artistik. Thuhet se mesazhet e tyre si aktivitet artistik në përgjithësi janë punë mjaft provokative, “kolorifike”, e veçantë, dhe përmban plot humor.
Artistet guerile, “guerrilla girls” veprojnë prapa maskave, skena e tyre a veprimit është anonimati kolektiv. Për t’i mbrojtur identitetet individuale (psh. kur japin intervista për mediat) ato mbajnë maska gorillash (ashtu vetë kanë zgjedhur, ashtu dhe quhen). Pastaj përdorin pseudonime që u referohen artisteve femra të mirënjohura, si psh. Frida Kahlo, Kathe Kollwitz etj. Po ashtu përdorin pseudonime të ngjashëm me emra të shkrimtareve dhe aktivisteve të ndryshme të historisë, si psh. të Gertrude Stein, Harriet Tubman etj.
***
Tashmë e 3-4 dekada “gorillat feministe” e kanë përdorur kreativitetin e tyre artistik për t’i trajtuar çështjet sistematike të seksizmit dhe të racizmit brenda industrisë së artit. Me posterin ikonik “Manifesta” (dmth. o-ja duhet të ktehet në a, në mënyrë që t’jetë “manifesta”, rregullore feministe, të dallojë nga “manifesto-mendësia” maskilineske : ) ato në mënyrë anonime, kuptohet si gjithmonë, prapa maskave gorilliste, i shpalosin rregullat e tyre për t’i bërë muzetë e artit institucione moderne, organizata më të mira të artit, më të drejta, më të denja.
S’ka as dhe një fjalë apo diç të “manifesta”, madje as presje as pikë, për t’mos u pajtuar, ato e thonë troç e thjeshtë – bie fjala, e gjithë bota mbarë e di se muzeumet e botës perëndimore janë përplot me artifakte të plaçkitura ndër shekuj nga Egjipti dhe nga sfera afrikane në përgjithësi. S’ke si t’mos pajtohesh me kërkesën e “manifesta” që artifaktet do duhej riatdhesuar, do duhej kthyer pronarëve dhe do duhej kërkuar falje.
Anise muzeumet e Londrës, të Nju Jorkut, Parisit etj. (si organizata biznesi, si ndërmarrje moderne të fitimprurjes) kurrë s’do “pajtohen”, sipas tyre kthimi i artifakteve të plaçkitura do t’i “zhbënte” muzeumet, s’do ishin tutje çfarë muzeumet janë.
Disa nga kërkesat kryesore të “Manifesta” (që u drejtohen muzeumeve të artit të mbarë botës) mbase do thuktoheshin si vijon:
Luftoje, zhbëje racizmin institucional, seksizmin, klas-izmin (luftoji klasat dhe diskriminimin klasor), luftoje ableizmin (dhënien përparësi njerëzve normalë, krahasuar me invalidët trupor, dmth. ji kundër diskriminimit para-artistik), luftoje homofobinë, transfobinë, kolonializmin gjithashtu.
Tregoje gjithë historinë e artit, duke përfshirë skllavërinë dhe gjenocidin e indigjenëve.
Pranoje se për shekuj femrat janë përshkruar e trajtuar si objekte seksualistike të imagjinatës dhe të dëshirës mashkullore, dhe si viktima të agresionit mashkullor. Pranoje se madje dhe vetë artistët ishin “predatorë (grabitqarë) seksualë”.
Artifaktet e plaçkitura, kontrabanda shekullore dhe objektet e grabitura të koleksionit tuaj duhet riatdhesuar, duke kërkuar dhe falje publike ndaj pronarëve të artifakteve.
Dhe po ashtu, nëse një muze ekspozon vetëm art super të shtrenjtë, blerë ndër galeritë super të shtrenjta të artit, ose dhuruar nga koleksionistë super të pasur, ai muzeum do duhej riemërtuar, do duhej të vetëquhet diç si “Muzeu i Artit të Njerëzve Super të Pasur”:).