Albspirit

Media/News/Publishing

Bruna Gjoni Përvathi: Buzët…

Hyj brenda tyre e shoh se si rritet dielli im bëhet i madh, i madh…

Thith etshëm nektarin e trëndafiltë, gjakosur ëndrrave me vampirë të zinj

Dehem…

Përgjumem…

Uritem njëqindfish sa kthej shpinën…

Bota më duket e vogël, e vogël kur i hapë sytë…

*

Harkohem si ylber… e drita e syve më shuhet ngadalë…

E kafshoj dhunshëm t’i ndjej dhimjen e ëmbël…

E prek brenda vetes…

E shoh si përskuqet si lulëkuqe fushës sime…

Tani në dimër…

*

Buzët…

Ah buzët e tua që ma çmendin hënën time, e qiellin ma shëmbin..

Ma çojnë në parajsë mëkatin tim…

Lulëzojë mes tyre e petaltë…

Çelem… çelem nga një gjysmë zëri që dridhet mes kraharorit…

Nga një klithmë e bukur që del midis luginës sime.

Please follow and like us: