Ylli Manjani: Për një reformë reale në drejtësi
E kam mbështetur dhe do të mbështes gjithnjë idenë e një reforme në drejtësi të vërtetë.
Nuk jam për të harxhuar kohë me shkatërrimin e asaj që ndodhi, por me ndërtimin e një sistemi drejtësie të drejtë. Gjykoj se reforma reale në drejtësi duhet të ketë një synim madhor:
Të pavarësojë gjykatën. Ta çlirojë atë nga presioni i prokurorisë dhe nga ndikimi politik.
Nuk shkohet më askund me gjykata e gjykime të posaçme. Nuk mund të ketë sistem të drejtë ne “Nuremberg të përhershëm”.
Dakord, le të kemi SPAk fundja, por jo gjykata të posaçme. Hetimet janë të posaçme, por jo gjykimet e gjykatat. Sa më e posaçme gjykata aq më e diktuar është. Nuk shkohet më askund me gjykatës, karriera e të cilëve është e përmbysur dhe pa garanci. Duhet të sigurohemi që gjykatësit të kenë edhe përvojë jetësore, krahas asaj profesionale. Nuk fillohet karriera në gjykatat e larta. As emërimi me afat nuk është garanci për pavarësi. (Shihni lesh e li gjykatën Kuahtetuese ça i bënë me një debat mbi mandatet)…
Në këtë kuptim do na duhet të rikonceptojmë sistemin gjyqsor për ta pavarësuar në mënyrë të garantuar e të sigurtë. Nga ana tjetër rishkrimi i kodeve të procedurave që të reduktohet dykuptimësia dhe të garantohet procesi i rregullt në të gjitha kuptimet e fjalës është detyrë e menjëhershme.
Liria dhe të drejtat e secilit garantohen vetëm nga procesi i rrefullt dge procedura të barabarta për të gjithë njësoj. Ne kemi nevojë për një Kod Penal të ri, që të vendosë proporcionalitetin në dënim dhe jo të kriminalizojë detyrimisht çdo sjellje të njeriut.
Pra jam për një reformë reale shqiptare. Përvojë tashmë kemi plot. Të paktën e dimë se çfarë nuk duhet bërë më. Me këtë reformë, në këto terma do isha krejt dakord, edhe sikur ta ndërmarrë i ashtuquajturi “Komisioni Xhafaj”.
Por dyshoj se kemi të njëjtën kuptueshmëri dhe qëllim.
Komisioni Xhafaj dyshoj se maximumi synon të arrnojë katrahurën aktuale për të mbyllur ndonjë vrimë të çastit. Nëse është kështu, sigurisht që nuk kemi pika takimi.