Albspirit

Media/News/Publishing

Albert Habazaj: POLIFONIA FEMËRORE NË LETËRSINË E VJOLLCA ALIAJT

Dy fjalë për vëllimin me poezi “Qëndisur me fije dielli” dhe librin “Njeriu lind si një ditë e bukur” – prozë e shkurtër: skica letrare, tregime, ese.

Poetët janë njerëzit më të mirë në botë. Ndërsa poeteshat, veçmas ato që spikasin në letërsinë artistike dhe estetike, janë më të mirat fare; aq më tepër kur ato fisnike shkrimore janë zonja, nëna, gjyshe…

Gjerdanin e bukur shkrimor që feks në letërsinë që prodhohet në Vlorë e zbukuron sidomos letërsia femërore, që vërtet e stolis kraharorin e qytetit.

Një nga synimet fisnike të shoqërisë sonë letraro-kulturore artistike është përurimi i letërsisë së mirë të miqve tanë të penës, ku veçojmë edhe përurimin e disa poeteshave dhe shkrimtareve të Vlorës.

Sot është dita e poetes lirike dhe shkrimtares Vjollca Aliaj dhe ne, me respekt për penën dhe kënaqësi për vlerat, që përçon autorja, po i organizojmë këtë festë letrare të thjeshtë, por tëpastër e me shpirt, që na duket si një “qëndisje me fije dielli”, siç thotë Vjollca në një poezi lakonike.

Në parantezë, dua të përmend se nuk është veprimtaria e parë që ne bëjmë me Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, “PEGASI” Albania, dhe për këtë unë gjej rastin të falënderoj z. Kristaq F. Shabani, jo vetëm si koleg e dashamirës, por për angazhimin e tij siPresident i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, “PEGASI” Albania, botues i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, realizues i përkushtuar dhe I dalluar me prezencë krijuese, analitiko-studiuese në tryeza të rrumbullakta, konferenca, simpoziume, deri në Kongres letërsie. Kristaqi spikas me botime të shumta në mjaft gjini, është anëtar nderi i disa lidhjeve shkrimtarësh dhe akademive  të  shumë vendeve të tjera të Botës. Ndërkohë, është ideator i funksionimit të Akademisë Alternative Pegasiane, në të cilën marrin pjesë profesorë, akademikë, studiues, artisë me nivel dhe të spikatur në Trojet shqiptare dhe nga Bota.

Ndërkohë, Kristaq Shabani është redaktor i 2 librave që ka botuar deri më sot autorja Vjollca Aliaj.

Vjollca Qemal Hysaj Aliaj është një qytetare vlonjate, me gjenetikë të kulluar, si nga dera e babës, dhe nga dera e burrit, ku ndezi zjarrin në tokë e në det. Ajo është njëatdhetare e dalluar, veprimtare e angazhuar, që i shërben dukshëm emancipimit të shoqërisë’ dhe edukimit estetik, moral dhe kulturor me jetën e saj vetiake, familjare dhe me letërsinë e kursyer që thur e meriton vëmendje. Vjollcaështë një zonjë e lexuar, e cila studimete e larta nuk i ka kryer për Letërsi, pornë Fakultetin Ekonomik, për Ekonomi Industriale. Sa mirë ka rastitur për të kjo mundësi! Më ravijëzohet, jo thjesht formalisht, potreti i saj si një bulëzim i formimit universitar të Fatos Arapit.

Si në poezi, edhe në prozë, autorja Vjollca Aliaj e njeh dhe e respekton ekonominë e fjalës, strukturën e poezisë moderne dhe me pak vargje shpreh shumë ndjenja e mendime.

Ngaqë redaktori i të dy librave, autori i tëdy teksteve shtesë, siç quhen parathëniet në shkencën e bibliotekonomisë, unikali në llojin e vetë, Kristaq Shabani bëri një vështrim analitik të thukët, unë do të shpreh vetëm 2-3 mbresa për autoren. Vjollca Aliaj, së pari dhe së fundmi, është një poete e dashurisë në të gjitha kuptimet e bukura të saj. Vëllimin e parë me poezi “Qëndisur me fije dielli” (ç’titull i mrekullueshëm metaforik, që sdo të na shqitet nga kujtesa) ia kushton më të shtrenjtëve të saj, burrit të saj ushtarakut të lartë, diplomatit, publicistit, ish-prefektit të Gjirokastrës,  njeriut me kulturë Astrit Kareman Aliaj, si dhe dy çupave të tyre aq të mira: Alketës dhe Dorelës. Po me ç’mjaltë shpirti e mbush vjershën “Të panjohurat e Nënujërave, Mbiujërave”, kushtuar babait të saj – komandantit të Sazanit dhe Karaburunit. Dhe në fund të poezisë shkruan: “IM AT’ dhe Deti”, një legjendë!/ hej, Hemingëay!/ Duhesh ti!”. Në një poezi tjetër, aq simbolike të titulluar “Simfoni Gruaje” në vetëm këto 8 vargje: “Çfarë sheh tek ne?/  Është një buzëqeshje/ qëndisur me fije dielli,/ E freskët do të jetë dhe nesër,/ por, kjo që dëgjon/ është këngë dashurie,/ këngë gruaje,/ rron përjetësisht…”, Vjollca ka gdhendur një monument lirik të veçantë për gruan. Ajo lufton shumë për emancipimin e gruas jo vetëm me penë, por me angazhimin e saj dinjitoz si kryetare e Shoqatës “Laskarina Bubulina” – Gratë e Detarëve Shqiptarë (GDSH), falë dhe mbështetjes së fuqishme të bashkëshortit, djalit të Vlorës e komandantit të zgalemëve të detit Astrit Aliaj, si dhe përkrahjes me zemër që i bëjnë simotrat e shoqërisë që drejton.

Vjollca është e përfshirë në disa antologji poetike, prozaike, si dhe rrëfimtarie, por libri “Njeriu lind si një ditë e bukur”është i dyti me firmën e saj, që vjen si një ndihmesë modestenë fushën e prozës së shkurtër me skica letrare, tregime dheese. Edhe në këtë libër me prozë ajo shfaqet natyrshëm e pa sforco si poete me konceptim tëri, të bukur, të lartë e letrarisht fisnik për jetën, për dashurinë, për vijimin e saj të denjë.

Në këtë libër, ajo paraqitet edhe me statusin e gjyshes, dhe këtë shportë me lule shkrimore ia kushton nipit Giorgio Alessandro Emanuele.

Prozat poetike të Vjollcës më nxjerrin mallin e Nonda Bulkës, por, patjetër, ndërtuar me një frymë të re, mbushur me dritë të ngrohtë, plot hapësirë dashurie, kthjelltësi mendimi, pranverë ndjenjash, që na dhuron kalendarin e jetës së vërtetë të njeriut, jo qaraman, jo të zymtë, të keq e të egër, por atij optimistit, qytetarit, tëmirit, të qeshurit, njeriut të bukur në mision e në mesazhe. Ashtu sikurse bleta punëtore, që mbledh nektarin e luleve për mjaltin e kosheres, edhe Vjollca ka mbledhur nga shoqëria vlerat, virtytet, traditat më të mira, dijen, edukatën, mirësinë me frymëmarrje, mbresat e gjalla, të thella e të forta të jetës, diellin e librave të mirë të bibliotekave të pasura, “njeriun, që lind si një ditë e bukur” për të kënaqur shijet artistike dhe estetike të lexuesit.

Nuk mund të zgjatem më tepër, jo se nuk dëshiroj e s’mundem, por se program duhet respektuar dhe t’u lëmë radhë të tjerëve të thotë mendimet dhe urimet e tyre.

Veç një gjë dua ta shpreh, se një nga mesazhet më të forta të librit dhe patjetër të autores, (se libri është jeta e saj), unë e mora tek proza e vogël drithëruese “Me Bukovskin” e famshëm, ku shkrimtarja jonë bën këtë reflektim, tek ndalet në fëmijërinë e saj, pasi lexoi romanin e katërt të Bukovskit “Bukë me sallam”: “Nëse, do ta kujtoja gjënë më të bukur prej saj, do të përmendja praninë e prindërve në çdo moment”. Sidomos sot, kur ndjehet shumë ashpërsi, vrazhdësi, ç’ekuilibrim, skizofreni psikopateske, dhunë, sëmundje morale, dhimbje e infeksion në edukimin e fëmijve, duhet të pijmë ujë të kulluar në gurrën e kthjellët të edukimit të prindërve prurë me dinjitet në bashkëkohësi.

Udha e Letërsisëështë e bukur se ka mozaik shkrimor, dhe të gjithë ne, guximtarët e lindur për fjalën e bukur letrare dhe që dimë ta mbajmë jemi në udhëtim, secili në korsinë e vetë.Kjo Udha e e Letërsisë më sjell imazhin e rrugëve automobilistike të qytetit, në të cilat nuk qarkullojnë vetëm veturat luksoze, autobuzat e makinat e rënda, por edhe biçikletat e bukura aq të këndshme dhe të dobishme.

Vjolla, të faleminderit, se, si një amvisë e zonja e fjalës na ke dhuruar një letërsi të mirë!

Jetë të gjatë dhe pena flori!

Please follow and like us: