Albspirit

Media/News/Publishing

Dilema nuk ngjan me dritën, por e kërkon atë

Zana Tako

Dilema nuk ngjan me dritën, por e kërkon atë.

Dilema nuk është trajtë, as përmbajtje, por ngjan me misterin ku fshihet përmbajtja e dëshirës, e nevojës, e të prekshmes, të cilën e duam ndaj e kërkojmë.

Reflektimi i dritës mbi dilemën ndodh gjatë proçesit të kërkimit, ku rolin kryesor e luan nevoja, e cila i reziston tundimit, pavarësisht rrethanave brenda botës së misterit, i cili na mban larg por edhe afër vetes.

E rëndësishme është të kuptojmë, se dilemat në jetë janë proçese ku rritemi dhe afirmohemi brenda botës së dijes, në të cilën shpaloset përgatitja shpirtërore e gjithësecilit prej nesh.

Please follow and like us: